BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Si paraqitet situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Si paraqitet
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do të shitet litri i naftës, benzinës dhe gazit

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do të shitet
x
BREAKING NEWS

Agron Duka dhe Fatmir Mediu propozuan emrin e tij për President të ardhshëm, reagon Dash Shehi: Të gjitha mbeten manovra politike

Agron Duka dhe Fatmir Mediu propozuan emrin e tij për President të
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i zhgënjyer nga largimi i Dybala-s: Po të isha kryeministër i Italisë do e bëja Chiellinin ministër

Kryeministri Rama i zhgënjyer nga largimi i Dybala-s: Po të isha
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy persona, dërgohen me urgjencë te Trauma

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy
x
BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur, akuzohen për trafik droge, ja me sa vite burg (Emrat)

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur, akuzohen për trafik droge, ja
x
BREAKING NEWS

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para
x

Opinion / Editorial

2022: Viti i kredisë

2022: Viti i kredisë

Aktiviteti ekonomik i rritur me ritme të shpejta gjatë vitit 2021 që lamë pas, përbën një bazë të fortë për të pasur shtim konsumi dhe kredish për konsum e investim gjatë këtij viti. Politika monetare stimuluese e Bankës së Shqipërisë ka ulur kostot e financimit, ka nxitur rritjen e kredisë dhe ka ndihmuar në lehtësimin e gjendjes financiare të huamarrësve. Në këtë mënyrë, ajo ka mbështetur zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe ka krijuar parakushtet për kthimin e inflacionit në objektiv gjatë këtij viti. Normat e interesit të kredisë bankare për bizneset dhe individët kanë mbetur në nivele të ulëta, në reflektim të gjendjes së mirë të likuiditetit dhe sjelljes mbështetëse të bankave për klientët e tyre. Banka jonë qendrore ndikoi tek bankat tregtare të ndihmojnë bizneset dhe individët në vështirësi. Rikthimi në normalitet i ekonomisë, mbas heqjes së kufizimeve nga pandemia e Covid-19, ecuria e vaksinimit masiv dhe aktiviteti i shtuar i sektorit publik kanë sjellë rritjen e dukshme të huadhënies së bankave, një nga motorët e pazëvendësueshëm të ekonomisë edhe për muajin dhjetor 2021. Rol ndihmues ka luajtur edhe përmirësimi i ofertës së kredisë, me shumë produkte të reja (lloje të reja huash), tërheqëse dhe kurajoze, si dhe niveli i ulët i kredive me probleme, si rezultat i përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë. Po ashtu, mjedisi politik i brendshëm disi i qetësuar, ka kontribuar që bankat, biznesi dhe qytetarët të jenë në stres më të pakët dhe kredia të rritet ndjeshëm gjatë gjithë vitit 2021. Perspektiva për këtë vit është akoma dhe më pozitive. Në periudhën nëntor-dhjetor 2021, shtimi i kredisë është mbështetur pothuajse njësoj, si nga huaja në lekë, ashtu edhe në valutë. Megjithatë, rritja vjetore prej 11 për qind e kredisë në lekë është dukshëm më e lartë se ajo në valutë prej 4.5 për qind, çka shkon në përputhje me objektivin e bankës sonë qendrore për të shtuar huatë në monedhën kombëtare, si mjet fuqizimi të ekonomisë sonë. Zhvillimet pozitive për dymujorin e fundit të vitit erdhën veçanërisht nga segmenti më i rëndësishëm i kredisë për nga vëllimi, ai i bizneseve. Kredia për bizneset shënoi një rritje të lartë me 23 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo tregon se bizneset i janë kthyer aktivitetit prodhues dhe të shërbimeve me intensitet, duke investuar pa frenuar mundësitë e tyre. Veçanërisht në tremujorin e fundit të vitit 2021, huadhënia e bizneseve ka dhënë shenja të dukshme përmirësimi. Ndërkohë, edhe kredia për qytetarët vijoi ecurinë pozitive. Në dhjetë muajt janar-tetor 2021, bankat kanë dhënë rreth 197 miliardë lekë kredi, ose mbi 1.6 miliardë euro. Janë 84 milionë euro më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Vlera e kredisë së re është shumë afër nivelit të vitit 2019, çka dëshmon një rimëkëmbje në vijimësi nga efektet e pandemisë. Në shtimin progresiv vjetor të kredisë, kontributin më të madh e kanë dhënë qytetarët jo sipërmarrës (individët), çka tregon se konsumi po i afrohet niveleve të vitit përpara pandemisë. Në vlerë, për vitin 2021 qytetarët kanë marrë 17 miliardë lekë ose 140 milionë euro kredi më shumë. Rritja ka ardhur sidomos nga kreditë për blerjen e pasurive të paluajtshme, ku huadhënia këtë vit ka arritur nivelet më të larta historike, duke ia kaluar vitit përpara pandemisë, vitit 2019. Nga ana tjetër, përmirësimi i ndjeshëm i rritjes ekonomike krahasuar me vitin e kaluar, po shton gradualisht edhe kredidhënien me qëllim financimin e konsumit. Bankat po shfaqen të gatshme të rrezikojnë më tepër. Muajt e fundit nuk kanë munguar kreditë në vlera relativisht të larta (miliona euro) në segmentin e korporatave. Shëndeti, ecuria pozitive e kreditimit të ekonomisë duket më qartë në ecurinë e stokut, sasisë në total të kredisë. Shtimi i dukshëm i llojeve te kredive, përveç kredidhënies së re, po ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, si pakësimi i fshirjes së kredive të humbura nga bilanci i bankave tregtare (ka përherë e me pak kredi të këqija), ristrukturimet e kredive (zgjatje e afatit të shlyerjes së kredisë, etj.), të aplikuara pas pandemisë, të cilat sollën shtimin e peshës së kredisë afatgjatë në portofolin total të huasë, një zhvillim tejet pozitiv për qëndrueshmërinë e huadhënies tek ne. Të gjitha këto arsye, na bëjnë të besojmë se ky vit, viti 2022 do të jetë viti i kredisë bankare shqiptare.