BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘bombë’ dhe paralajmëron Sali Berishën: Ja si gënjeu stafi i tij i çoroditur dhe i trembur

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat
x
BREAKING NEWS

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’
x
BREAKING NEWS

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet,
x
BREAKING NEWS

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë,
x
BREAKING NEWS

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/  Nis hetimet pasurore
x
BREAKING NEWS

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për
x
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur
x

Opinion / Editorial

21 janari 1920 i burrave të shtetit dhe 21 janari 2011 i burrave të pushtetit!

21 janari 1920 i burrave të shtetit dhe 21 janari 2011 i burrave të

Në historinë tonë të shtetit modern shqiptar, kemi dy “21 janar” të jashtëzakonshëm. I pari, që nuk e përkujtojmë me atë respekt që kërkon historia e një shtetformimi është 21 janari i vitit 1920-të. Po, ose Kongresi i Lushnjës. Aty u mblodhën burrat shtetformues të trevave shqiptare. Aty ishin bashkë filozofitë politike të modelit Zogu dhe Noli, por dhe shumë të tjerë patriotë që ngritën me vula dhe firma, të parin shtet shqiptar të njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Aty u caktua Kryeqyteti i Shqipërisë dhe aty pushoi së funksionuari “qeveria personale e Esad Pashës” në Durrës. Nga 21 janari 1920 dhe deri me 31 janar të pikërisht 1920-tës, mori fund dhe krijimi me letra i shtetit normal modern shqiptar atij shteti që kemi dhe sot. Ne sot akoma nuk respektojmë një datë të tillë madhore. Nuk e kemi as festë normale shtetërore. Por unë më duhet të nderoj njerëzit nismëtarë që janë: Besim Nuri, Ferit Vokopola, Sheh Ibrahim Karbunara,Taullah Sinani, Emin Vokopola,Llazar Bozo, Nebi Sefa, Qemal Mullai, Zija Mullai, Mustafa Vokopola, Eshref Frasheri, Jonuz Sefa, Bajram Haxhiu, Skender Pojani, Kadri Jenisheri, Teki Libohova, Filip Papajani, Abedin Nepravishta, Jakov Bozo, Andrea Papaj, Qerim Arapi, Rasim Hoxha, Arif Kurti, Muntar Luarasi, Reshat (Hysni) Shazivari, Abdyl Aziz, Hasan Islami Like, Hamit Xheka. Por sigurisht duhen nderuar dhe delegatët që janë: Prefektura Durrës: Abdi bej Toptani, Irfan Ohri, Mytesim Këlliçi, Rexhep Jella, Shezivar Alltuni, Xhaferr Ypi. Malësia e Gjakovës: Hasan Batusha, Xhemal bej Bushati. Prefektura Dibër: Ahmet Zogu, Dine Dema, Dine Nasuh Maqellara, Ramiz Daçi. Prefektura Shkodër: Ejup Sabri Bushati, Hoxha Kadri, Mati Logoreci, Ndoc Çoba, Rexhep Shala, Xhemal Naibi. Prefektura Elbasan: Aqif pashë Elbasani, Adem Gjinishi, Asllan Shahini, Filip Papajani, Kasem Sejdini, Qazim Dyrmishi, Sali Ceka. Prefektura Korçë: Beqir Rusi, Eshref Frashëri, Ferid Frashëri, Gjokë Ndini Gusho, Idhomen Kosturi, Koço Kota, Sali Butka, Selaudin Blloshmi. Prefektura Berat: Bektash Cakrani, Hysen Nikolica, Iliaz Vrioni, Kamber Belishova, Llambi Goxhomani, Llazar Bozo, Spiro Popa, Sheh Ibrahim Karbunara. Prefektura Vlorë: Dhimitër Qypi, Myqerem Hamzaraj, Qazim Kokoshi, Ymer Ali Radhima. Prefektura Gjirokastër: Ali Këlcyra, Ali Kumbaro, Arshi Shehu, Dervish Seit Grosha, Kasem Radovicka, Kiço Koçi, Rasim Babameto, Shezai Çomo, Spiro Kosova, Veli Harshova. Nga diaspora ishte Sotir Peçi. Nder dhe lavdi burrave të tillë që ishin dhe mbetën “burra shteti”! Po po, ato që ndërtuan dhe vulosën shtetin shqiptar. Atë shtet që njohën fuqitë e mëdha, Usa dhe Lidhja e Kombeve. Po kush ishin burrat e 21 janarit 2011-të? Ato tashmë dihen. Është Sali Berisha që vrau të pafajshëm në bulevard. Që përgatiti skuadrën e pushkatimit dhe vrau jo të dhunshmit para kryeministrisë, por paqësorët! Sali Berisha që pastaj deklaroi se do të vriste dhe vetë kreun e opozitës po të bënte sërish protestë. Berisha që kishte bërë protesta të dhunshme dha gjakësore me 14 shtator 1998-të duke kapur shtetin dhe armët e tij me dhunë. Mbas tij ishte Ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Ai që akoma nuk ka folur nëse është fajtor sa “mjeshtri i tij” për vrasjen në bulevard! Ishte Ilir Meta ministri aleat i Berishës i kapur ma bllokun me 700.000 dollarë. Ishte Edi Rama që po protestonte paqësisht me PS-në dhe po lejonte nga larg tyre të sulmonin një pjesë të acaruarish me hunj dhe zjarr kundra Kryeministrisë! Rama që po bënte protestë për bllokun e Ilir Metës dhe që pastaj më vonë, e bëri President që kemi dhe sot e që tani kërkon ta largojë nga ky post. Këto janë katër personat dhe tani po i krahasoj këta “burra” me ata të Kongresit të Lushnjës me 21 janar 1920-të! Në fakt, ata ishin burrat e shtetit, kurse këta janë burrat e pushtetit. Nuk ka më sinjikativë se sa kaq në arketipin e politikës shqiptare si burra po them! Ata donin shtetin kurse këta duan pushtetin. Ata para popullit shqiptar dhe ndërkombëtarëve treguan se do formonin dhe mbronin shtetin shqiptar, kurse këta të katër i treguan si popullit shqiptar dhe ndërkombëtarëve që duan vetëm pushtetin. E dallimi nga burrat e shtetit dhe ata të pushtetit është se të parët janë patriotë, kurse të dytët janë përfitues dhe gjakësorë të shoqërisë e shtetit që mbajnë ose marrin me forcë ose dërmojnë ose shkatërrojnë ose e grabisin dhe vrasin për hatër të pushtetit të tyre. Asgjë më shumë se sa kaq. Sot nuk respektojmë 21 janarin e 1920-tës dhe po ashtu nuk kemi drejtësi për 21 janarin e 2011-tës. Pse? Po sepse, nuk kemi më burra shteti, por vetëm burra pushteti. E sa të kemi të tillë, gjithmonë do të kemi mungesë si të shtetit dhe demokracisë. Ata burra pushteti dje 21 janar 2011-të janë dhe sot. E sigurisht do të jenë dhe nesër, sepse janë pikërisht – burra pushteti. E padyshueshme është se, sërish do të bëjnë keq.