BREAKING NEWS

Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë në Mamurras, plagosen rëndë dy efektivë, nisen me urgjencë në spital

Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë
x

Opinion / Editorial

25 prilli, mesazh "lamtumire" për sagën e oligarkëve të politikës

25 prilli, mesazh "lamtumire" për sagën e oligarkëve

Nëpër faqet e historisë së popujve, ndërmjet të tjerave do të gjejmë shembuj nga më të veçantët, që kanë merituar vlerësimin lider, si aktorë kryesorë të intelektit, kulturës dhe botës ku kanë milituar. Të analizuar dhe vlerësuar nga kritika në sferën politike, dalin në pah përpjekjet e tyre për lirinë e popullit, për transformimet shoqërore, në ndërtimin e shtetit të së drejtës, për ngritjen lart të vlerave të kombit si dhe ato universale të demokracisë. E të gjitha këto përbëjnë dinamikën e këtyre njerëzve lider, pa të cilat askush nuk mund të piqet, të zhvillohet e të ndryshojë në ecje e sipër, duke u qëndruar besnikë parimeve të demokracisë liberale. Pra këta njerëz që përmendin historitë si shembuj model, gjatë gjithë jetës kanë rrjedhë si lumi, siç thotë Herakliti, njohësi i lirive individuale të qenieve njerëzore, por edhe i ideve për ndryshime të vazhdueshme, si pjesë integrale e jetës. Të tillë liderë historia ka njohur shumë, por më të përmendurit që kanë lënë gjurmë në historinë e demokracive, për praktikën model të tyre do të përmendnim presidentët amerikanë; George Washington, Abraham Linkoln, Stephen Glover Cleverland, Franklin D. Roosvelt, ish. kryeministrin e Britanisë së Madhe, Winston Churchill, udhëheqësi i lëvizjes indiane për pavarësi Mahatma Gandhi, themeluesi i Republikës Federale Gjermane kancelari Conrad Adenauer si dhe kancelarja në fuqi Angela Merkel, gruaja më e fuqishme dhe më e respektuara në botën demokratike. Këta personalitete lider, kanë qenë dimensional në hapësirë, në mendësitë ideologjike, historike, të përvojave pozitive, të cilat i kanë kthyer në vlera për demokracinë. Këtyre njerëzve që koha na i ka dhënë si shembuj në modelimin dhe zbatimin e strategjive të ndryshimit, nuk u ka munguar kurrë konsistenca për të qenë konstruktiv në zbatimin e ideve në kushtet e vendeve të tyre. Po a mund të bëjmë paralelizma dhe krahasime me liderët tanë, që kanë drejtuar dhe vazhdojnë të jenë prezentë në politikbërje, në këtë epokë transitive në Shqipëri? Kurrën e kurrës. Kjo epokë nuk u shqua kurrë për menaxhim të ideve, sipas parimeve të demokracisë liberale dhe përvojës perëndimore. Liderët tanë nuk u përballën kurrë me të vërtetat e rrugës së tyre, me filozofinë e politikave konstruktive, por u shndërruan në klounë të agorave të kohës, në oligarkë pa vlera pozitive para shoqërisë dhe vetes. Këto figura me të cilët po përballet shoqëria në këtë situatë të ndezur zgjedhore, duke kërkuar vota për pushtet, harrojnë që kanë qenë gjatë gjithë kësaj epoke, figura pa histori suksesi, kanë qenë refuzimi dhe sakralizmi i krimit, produktorë të padrejtësive, kanë cënuar dhe kufizuar lirinë e tjetrit, nuk kanë respektuar të drejtat dhe barazinë shoqërore. Këtë shembull negativ më shumë se çdo formacion tjetër, e kanë dhënë oligarkët e të gjitha partive, por mesazhet e shumicës së qytetarëve veçojnë binomin PD-LSI. Të dy këto formacione politike, me t'u bërë pjesë e përbashkët e tregut politik, me strukturat e tyre konservatore anashkaluan dhe nuk u bënë kurrë bashkëpunëtorë për reformat, por ndërtuan mure rezistence për dështimin e tyre. Oligarkët e politikës së vjetër dhe marionetat e tyre në krye të partive opozitare, kanë qëndruar gjithnjë jashtë kulturës së shtetformimit. Herezitë e tyre si forca të formacioneve politike, kanë qenë nga më të ndryshmet, si mos respektimi i institucioneve, flakja në rrugë e mandateve të sovranit dhe largimi nga Parlamenti, organizimi i protestave të dhunshme me pasoja shkatërruese, krijimi i alibive dhe hedhje baltë mbi gjithçka e për gjithçka, duke krijuar kaos dhe anarki totale. Për këto e të tjera herezi shoqëria shqiptare nuk mund të kthehet pas më 25 prill, duke mbetur peng e papërgjegjshmërisë së oligarkëve në funksione shtetërore, partiake e jashtë tyre. Kjo shoqëri që ka përjetuar drama me pasoja të rënda në humbje njerëzish, në ekonomi, drejtësi, arsim, shëndetësi të mbërthyera nga perandoria e krimit, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e politikës, duhet t'i thotë jo, votës për oligarkët. Shembullin më negativ në këtë epokë dramatike, e kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin tashmë të njohur si strumbullarë të herezive, binomi Meta-Berisha. Aq i madh është diskreditimi i akumuluar i këtyre kryeoligarkëve, përballë shumicës së qytetarëve, që i akuzon me zë të lartë për abuzivizëm me pushtetin, për krime e hajdutëri, për lobime me mafien ndërkombëtare, sa që kërkojnë që vota e "tiranisë" së shumicës të jetë fundi i turpshëm i tyre. Drejtësia e vonuar nuk duhet t'u lërë hapësira këtyre "ujqërve" përballë saj, që i kanë bërë karshillëk shoqërisë së lodhur shqiptare, për të ndërtuar mbrojtjen e pandëshkueshmërisë. Ky front oligarkësh që punon me strategjinë e modelit të rrugës, vazhdon të bjerë ndesh me realitetin, i cili nuk është ai që tejkalon fantazinë, por kjo e fundit që bazohet tërësisht mbi pushtetin e komunikimit dhe të imazhit, që informon dhe plazmon të parën. Duke dalë jashtë shinave të bashkëpunimit institucional, për t'u bërë unitarë në problemet madhore që përjeton vendi, ata janë bërë me radikalë duke humbur legjitimitetin e të qenit opozitar konstruktiv. Ky front i drejtuar nga strategjia e berishizmit dhe metizmit, përbën bazën e të keqes së këtij tranzicioni pa shkëlqim. Kjo strategji e tyre si në përmbajtje dhe në formë, nuk është asgjë tjetër përveçse një karikaturë politike, që shpreh nevojë psikologjike dhe liturgji ngushëllimi. Duke përfituar nga mos vënia në eficencë për veprim strukturat ndëshkimore të drejtësisë, kanë kurajo të bëjnë të fortin, të nxisin rezistencën për mosbindje civile përballë realitetit mohues. Prandaj qytetarët me plot të drejtë, i drejtohen politikës me një seri pyetjesh. Me çfarë morali bën fushatë kjo opozitë e shpartalluar, kur e gjithë tabloja e djeshme e saj, me praktikat qeverisëse u përshkrua nga kultura e amoralitetit? A është kjo opozitë, që si rezultat i sfumaturës së shtetit dhe institucionit të drejtësisë, i hapi rrugë perandorisë së krimit? A ishte dje kjo opozitë në pushtet, me presidentin aktual Ilir Meta, në krye të saj sot, që me kodin e pandëshkueshmërisë, të paprekshmërisë, si dhe atë të heshtjes përballë krimit, luajti poker me varfërinë e shqiptarëve? A është kjo opozitë që nuk mundi të bëjë asnjë reformë, ndërsa sot me egon e shfrenuar dhe të sëmurë, fabrikon montazhe farsë, me shpifje e absurditete, lëshon premtime pa doganë përpara zgjedhësve në formë kredie, për të kërkuar mandate që dje i shpërfilli duke i flakur në rrugë? A nuk janë këta liderë të opozitës sot, që dje vunë në lëvizje të gjithë strukturat mafioze, për pasurimin e tyre dhe bipolarizimin e shoqërisë? A nuk është familja Kryemadhi e Meta, që po preokupohen më shumë se për hallet e popullit, për mbrojtjen e vilave me 13 banjo, me maçokë e qen në Gji të Lalzit? Si mund të dëgjohet familja Berisha që ka ngritur lumturinë në Sauk mbi 26 kufomat e tragjedisë së Gërdecit? Si mund të dëgjohet drejtuesi i PD-së së mbetur Lulzim Basha, me dosjet e hapura për vjedhje, vrasje, lobime me mafien ndërkombëtare, për takimet me Gedafin në shkretëtirën e Libisë? Si nuk i vjen turp kryeministrit aktual Edi Rama, që po përsërit të njëjtin skenar si me Ilir Metën, duke i ofruar bashkëqeverisje Bashës që nuk ka dhënë llogari kurrë para drejtësisë? Si mund t'u besohet më vota këtyre oligarkëve, që kërkojnë t'u mbeten në qafë shqiptarëve, të cilët janë kthyer në mekanizma destruktivë dhe të rrezikshëm për demokracinë? Por opinioni dhe zëri qytetar që flet qartë, për të gjitha këto herezi, mendon se kësaj loje të turpshme i ka ardhur fundi. Ora e historisë për reflektim politik po mbaron, ajo i bën apel 25 prillit, që të bëjë pastrimin nga kjo klasë oligarkësh me gjithë mbetjet demoniane të monizmit, që nuk i shërbyen shoqërisë shqiptare për zhvillim, por u kthyen në dhunues të vlerave demokratike. Prandaj strukturat e reja të drejtimit të shtetit dhe partive politike, le t'i referohen përvojës gjermane, për t'i dhënë hapësirën e duhur ndërtimit të shtetit dhe demokracisë, me shprehjen aq të goditur: "Kush nuk ka kontroll mbi të shkuarën, s'ka asnjë mundësi të projektojë me siguri të ardhmen".