BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

26 Maj, protestë stuhi, hajgare apo triumf?!

26 Maj, protestë stuhi, hajgare apo triumf?!

Më 26 Maj, opozita ka paralajmëruar se do të zhvillojë një nga protestat më të mëdha të saj. PD, e cila është forca më e madhe e opozitës, paraprakisht ka deklaruar se në marrëveshje me aleatët e saj, kanë vendosur që protesta të përqendrohet para selisë së Kryeministrisë. Jo vetëm kaq, por qëndrimi i opozitës së bashkuar është që të rrethojë selinë e Kryeministrisë, me qëllimin që të paralizojë funksionimin e punës të Kryeministrisë. Nga rrethana korrekte mësojmë se rrethimi i Kryeministrisë do të zgjasë disa ditë, deri në dorëheqjen e Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Por ka fjalë se kërkesa e opozitës do të shkojë deri në dorëheqjen e Ramës si kryeministër, me qëllimin që të krijohet një qeveri anti-mafie. Në deklaratat e deritanishme, thuhet se mazhoranca qeverisëse do të përballet me një protestë stuhi popullore, e cila do të mbështesë kauzën e opozitës së bashkuar. Mirëpo, brenda opozitës ka edhe disa divergjenca, partitë e vogla që e kanë mbështetur fuqishëm PD në kuadër të opozitës së bashkuar-PAA & LXHK & PR & PDK, e shikojnë më skepticizëm LSI brenda formacionit opozitar. Është fakt se baza e PD nuk e dëshiron aleancën e PD me LSI. Kjo flet shumë për një opozitë, e cila e konsideron 26 Majin protestë-stuhi për qeverinë. Nëse opozita, e cila ka trumbetuar se qeveria do të përballet me një stuhi protestë popullore, kjo është pak a shumë shqetësim për shoqërinë tonë, e cila nuk dëshiron më probleme sociale dhe as dëshiron rrezik për destabilitet. Nëse opozita do të protestojë si në protestat e mëparshme vetëm me akuza, pa platformë opozitare, pa projekte dhe ide për mirëqeverisje me një qeveri anti-mafie, nëse opozita nuk denoncon me fakte aferat korruptive dhe kriminale brenda figurave të larta të PS, që në dialektin e vëllezërve kosovarë- kjo do të thotë HAJGARE. Është e vërtetë se mazhoranca ka bërë edhe punë të mira në afro 5 vite qeverisje, por sot qeverisja e vendit ka probleme të mëdha, ka disa ministra të akuzuar si të lidhur me afera korruptive dhe kriminale. Ka shqetësime dhe debate publike se krimi i organizuar, korrupsioni, trafiku i drogës, i prostitucionit dhe të tjera fenomene negative, sot janë prezente dhe shqetësuese për Shqipërinë. Papunësia dhe varfëria janë burimi i korrupsionit dhe i krimit, perspektiva e vendit duket larg, pesimizmi në radhët e brezit të ri është evident, ndaj lypet një opozitë shumë konstruktive ku të ketë mbështetjen e mbarë shoqërisë, por pse jo, duhet të ketë edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë gjë të cilën shumë e shikojnë si të vështirë.

Nga ana tjetër qëndrimi i mazhorancës është se ka punuar mirë në këto 4-5 vite, se ka luftuar dhe po lufton krimin e organizuar, se ka luftuar dhe po lufton trafikun e drogës etj., etj. Por mazhoranca qeverisëse sot po përballet me një skandal ku vëllai i ministrit të Brendshëm-Fatmir Xhafaj, ka lidhje me trafikun e drogës-kjo është akuza e PD, e cila ka pushtuar interesin e publikut kudo në Shqipëri.

Shumëkush mendon se, në një moment që KE ka rekomanduar për hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë, pikërisht në këto momente shpërthen publikisht fuqishëm skandali “Agron Xhafaj”. E vërteta flet se në dy vitet e kaluara, Shqipëria ishte kanabizuar në të gjithë territorin e saj, ndërsa sot situata paraqitet krejt ndryshe, por sot kemi në çdo emision lajmesh skandalin e vëllait të ministrit Xhafaj. Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndaj publiku po e ndjek me shumë interes se si do të shkojë kjo punë më 26 Maj dhe përtej 26 Majit. Publiku pret me ankth të qartësohen akuzat për implikimin e Agron Xhafajt në trafikun e drogës. Ngjarja është e rëndë, prandaj publiku pret të shikojë qëndrimin politik dhe moral të ministrit Xhafaj.

Në kuadër të kësaj zhurme të madhe në vendin tonë, ku ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është “kryqëzuar” nga opozita për shkak të vëllait të tij si i përfshirë në trafik droge, Shqipëria pret që të hapen negociatat me BE, një moment vërtetë historik për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Në këto momente të turbullta vërejmë se Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, mbështet ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipërisë dhe Maqedonisë) në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Kushdo do të mendojë se Komisioneri Hahn nuk shqetësohet fare për situatën politike plot tension në Shqipëri, pse jo, edhe me mjaft rrezik, se mos shpërthen ndonjë situatë e keqe, të cilën askush nuk do ta dëshirojë. Edhe Tanja Fajon, e cila është një ish personalitet i Brukselit, është deklaruar në favorin e Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE. Znj. Fajon i është kundërvënë mesazheve të ftohta të Presidentit Macron gjatë Samitit të Sofies. Por një moment i papritur dhe i padëshiruar i del përpara protestës të opozitës. Më 26 Maj, ditën kur opozita ka paralajmëruar protestë-stuhi para qeverisë “Rama”, po atë ditë në Shqipëri vjen Zv/ndihmësi i DASH, Pete Maroko. Ai do të vizitojë Shqipërinë për në takimin e 15 të Europës Juglindore që mbahet në Tiranë, për sigurinë rajonale dhe ekstremizmin e dhunshëm. Në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Nuk ka asnjë informacion se z. Maroko do të zhvillojë takime të nivelit politik në Shqipëri, apo jo? Vizita e Zv/ndihmësit të DASH, Maroko, kryhet në Shqipëri pikërisht në momentin kur opozita do të jetë në shesh në një protestë të paralajmëruar kundër qeverisë për çështjen Xhafaj. Në këtë pikë, duket se “fati po i buzëqesh” mazhorancës, sepse opozita para një vizite shumë të rëndësishme siç është vizita e Zv/ndihmësit të DASH, duhet të tregohet shumë e kujdesshme dhe larg stuhisë popullore të cilën e ka paralajmëruar kohë më parë.

Në gjykimin tim, nga kjo protestë nuk do të ketë triumf për asnjërën palë, kështu tensioni politik do të zgjasë edhe më gjatë./ Nga Zenel ÇELIKU