BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Opinion / Editorial

3 zgjidhjet e Bashës mbi tavolinë

3 zgjidhjet e Bashës mbi tavolinë

Në kulmin e një debati publik mbi dorëheqjen ose jo të Kryetarit të PD konstatoj se ka 3 zgjidhje të ofruara në tavolinën e tij për të cilat ai duhet të marrë një vendim.

1. Bashkëqeverisja e plotë ose bashkëpunimi në  koncesione për segmente të caktuara të pushtetit. Ku mund të pranojë si në rastin e pas zgjedhjeve të 2001 ekskluzivitetin për të zgjedhur Presidentin e ardhshëm të vendit, organizimin e zgjedhjeve të parakohshme vendore, kontrollin e disa organeve të pavarura etj.

2. Organizimi i protestave masive në rrugë, të cilat do të vinin si rezultat i kundërshtimit të procesit të votimit. Por kësaj rradhe protestat nuk do të ishin si ato të 2019, ku për shkak të rekomandimeve të ndërkombëtarëve, u ruajt një procesion paqësor i tyre me tërheqje të shpeshta taktike të turmave në seli dhe me këndime hymni për epilog.

3. Dorëheqje ( por jo e parevokueshme) me anë të së cilës ti hapë rrugë një procesi të lirë organizimi të brendshëm të zgjedhjes së Kryetarit të ri në PD, duke garuar njëlloj si të tjerët dhe duke mos e kontrolluar këtë proces nga pozicioni i Kryetarit të PD.

Profesor në Fakultetin e Drejtësisë Ervin Karamuço dhe ekspert i çështjeve ligjore