BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

30 Shqiponjat që u bënë pjesë e dhimbjes dhe aspirimit të shpresës

30 Shqiponjat që u bënë pjesë e dhimbjes dhe aspirimit

Në se në sheshin e Shën Pjetrit në qendër të Vatikanit, u vendos kryqi i drunjtë që adhurohet si procesion, ku sipas thënieve ndali murtajën e vitit 1522, nga ana tjetër e Adriatikut erdhën nga Shqipëria 30 shqiponja, që u bënë viral i gjestit më njerëzor në përballimin e kësaj fatkeqësie për popullin mik italian. Asnjë sjellje pompoze nuk mori më shumë vlera se sa. përgëzimet dhe falënderimet që u shprehën, nga politikanët e institucioneve më të larta italiane, akademikë, artistë e punonjës të mediave vizive, të gazetarisë së shkruar, deri tek qytetarët e thjeshtë brenda dhe jashtë Italisë, për Shqipërinë e vogël por me zëmër të madhe. Në këtë valë vlerësimesh për gjestin e Shqipërisë, nuk mund të mos përmendet qytetari italian, që nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku po përjeton ngujimin nga virusi i mallkuar, ekzekutoj himnin kombëtar të vendit tonë, në shenjë respekti e miqësie për kombin tonë të lashtë , por me një etnotip të veçantë.

Gjesti i atdheut të shqiponjave, sic na kanë quajtur të parët tanë, jo vetëm që befasoj Evropën, por u dha një leksion më të mëdhenjve, anëtarë të saj që kanë preferuar të heshtin dhe të ulin kokat. Shqiptarët i treguan asaj se popujt nuk vlerësohen nga shifrat. por nga vlerat që mbrujnë, nga konvulsionet që ofrojnë për të përballuar çdo fatkeqësi, pa diferenca e paragjykime, duke nxitur solidaritet, respekt, bujari e fisnikëri, që ne i kemi trashëguar në shekuj. Ky etnotip që shpreh një nga cilësitë thelbësore të kombit tonë, që veçohet nga të tjerët, për të cilin Evropa e shurdhët nuk ka dashur t'na i përmendë, janë virtuti dhe kodi moral i shqiptarëve, i atdheut të Shënjtores Nënë Tereza, simbol i humanizmit që shkriu gjthcka për popujt në nevojë. Kjo ndjenjë u reflektua edhe me këtë gjest humanizmi. për të ndarë dhimbjen e madhe që po përjeton populli vëlla italian, si edhe një detyrim moral, që në ditët më të vështira në këto tri dekada, na është gjendur më afër se kurrë. Por vlerësimet për ne shqiptarët janë edhe më të hershme, kur në krye të lëvizjes për bashkimin e Italisë. u vu legjendari i luftërave të dy kontinenteve Xhuzepe Garibaldi. Në një nga përvjetorët e bashkimit të Italisë, afërsisht një dekadë më parë, gazeta më e madhe "Koriere della sera"(lajmëtari i mbrëmjes)do të shkruante një material, me titull "Këmishëkuqtë e Garibaldit".

Ky material fliste me superlativa, për shqiptarët këmishëkuq, të Sicilisë, Kalabrisë e trevave të tjera për rreth tyre, që ju bashkuan vullnetarëve të Garibaldit, në epopenë e madhe të bashkimit të Italisë në një flamur të vetëm trengjyrësh. Për këtë gjest të tyre ai, në vitin 1866 do t'i drejtohej Dora D'istrias me një letër ku shkruhej; "Çështja shqiptare është çështja ime, sigurisht do të isha i lumtur që të përdorja gjithçka nga jeta ime, në favor të këtij populli trim". Gjatë gjithë historisë së vjetër dhe të re si dhe viteve në vazhdim, kemi qenë dhe jemi për përjashtimin e së keqes, duke e parë veten jo në pasqyrën e të veshurit shik, por tek qëndrimi dashamirës për tjetrin, jo vetëm si një refleksion, por edhe si një vlerë e brendshme e karakterit tonë kombëtar.

Këtë vlerë të veçantë nga kombet e tjerë, shqiptarët e kanë shfaqur gjithnjë edhe atëherë, kur armiqtë e Luftës së Dytë Botërore, të ndodhur në pozitat e të pambrojturit, nuk u panë më si kundërshtar, por si qënie që kërkonin ndihmë e solidaritet. Kështu shqiptarët edhe pse të varfër dhe të ironizuar për diferencat ekonomiko-sociale nga të tjerët, tregonin vlerat e trashëguara që u kishin rezistuar furtunave të historisë. Por në histori ashtu si në ëndrra, gjurmët e kundërshtimit të së keqes, nuk na kanë penguar për tu bërë të besueshëm, nga aleatët e mëdhenj strategjike, për të ndërtuar gjenealogjinë e të ardhmes, mbi vlerat tona të patjetërsueshme. E për këtë të tashme ne kemi përpara një BE, që duke njohur më mirë vlerat tona, duhet të kishte psherëtirë më shpejtë dhe më thellë, në hapjen e dritës jeshile për t'u bërë pjesë e saj, qoftë edhe kështu sic jemi.

Por politika e saj është treguar e kursyer me ne shqiptarët, duke vënë përballë kërkesave tona modeste, peshën e halleve të saj të brendshme të riorganizimit, të krizës së emigrantëve, të terrorizmit, të përplasjeve me qarqet ekstremiste, të diferencave veri-jug, gjë që u reflektua edhe në lënien vetëm të Italisë. për të përballuar tragjedinë e pandemisë. Riprodhimi në këto kushte i recetës kokëfortë, për të parë vetëm brenda mureve të shtëpisë, nga shumë vende anëtare të BE, ka sjellë gjithnjë e më tepër, largimin nga idetë e vëna në themelet e krijimit të saj. Ajo u krijua si një bashkim unik, për t'u bërë një forcë sfiduese përballë zonave të tjera të botës, me standarde të ndjeshmërisë politike, nacionale, ekonomike e fetare. Megjithatë ne shqiptarët që jemi mësuar me pak, besojmë se ekzistojnë të gjitha mundësitë për një sendërtim model marrëdhëniesh midis shteteve të pasura dhe atyre të vobegta, për të pasur më shumë ndjesi e solidaritet, në përballimin e tragjedive, si kjo e këtij virusi të mallkuar. Shembulli i Shqipërisë së vogël modeste, le t'u shërbejë edhe më të mëdhenjve, se c ‘mund të bëjë një komb i vogël më zëmër të madhe.