BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Opinion / Editorial

5 Maji - dita e lavdishme e Dëshmorëve të Atdheut!

5 Maji - dita e lavdishme e Dëshmorëve të Atdheut!

Shtetet antifashiste të botës i nderojnë heronjtë dhe dëshmorët e vet. Po shumë syresh nuk kanë një ditë të veçantë të dëshmorëve. Shqipëria e ka një ditë të tillë - 5 Majin, falë kujdesit të Enver Hoxhës dhe të pushtetit popullor, i dalë nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare. 5 Maji nuk u caktua Dita e Dëshmorëve të Atdheut, në mënyrë arbitrare, sikurse thonë disa antishqiptarë a shqiptarë gjakprishur! Jo, kjo u bë me vendim të KQ të PPSH-së e të Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë, në nderim të veprës heroike të Qemal Stafës, i cili, më 5 Maj 1942, ra në Tiranë, duke luftuar me armë në dorë kundër pushtuesve fashistë. Gjaku e vepra heroike e dëshmorëve të Atdheut qëndrojnë në themelet e Kombit Shqiptar dhe i shërbejnë bashkimit të pandalshëm të tij në një Atdhe, nën një Flamur Kombëtar dhe një gjuhë kombëtare!

 Në rreth 30 vjet të sundimit të borgjezisë kanë ndodhur lloj-lloj krimesh, janë baltosur e zhvarrosur si në Mesjetë heronjtë e dëshmorët e kombit, ndërsa kriminelët dhe bashkëpunëtorët e pushtuesve nazifashistë janë "nderuar, dekoruar e përjetësuar" në rrugë, shkolla, buste e monumente! Fushata e turpit, e ndërmarrë kundër 5 Majit, heronjve dhe dëshmorëve - figurave më të shquara të Atdheut, prej shtetit të borgjezisë, po edhe prej disa intelektualëve të pistë, shumë syresh bij të ish-bashkëpunëtorëve të nazifashistëve dhe puthadorëve të tjerë të lidhur me qarqe të djeshme e të sotme antishqiptare, përbën një rast unikal të keq në Europën e sotme antifashiste. Vendet e koalicionit të madh antifashist anglo-sovjeto-amerikan i nderojnë dëshmorët e vet! Populli shqiptar nuk duhet të pranojë kurrë, qoftë edhe me çmimin më të shtrenjtë, përdhosjen e dëshmorëve dhe të simboleve të shenjta të tij! Dëshmorëve heroikë u ka hije të prehen në gjirin e nënës Shqipëri, aty ku janë! Shqiptarët nuk i ndajnë Dëshmorët e Atdheut në të majtë e në të djathtë, sepse ata janë një dhe të pandarë, janë lavdia e kombit.

 Ndonëse në kushte pandemie, 5 Maji do përkujtohet edhe sivjet. Veteranë, familje dëshmorësh, popull, komunistë, të rinj e të reja, do të shkojnë për homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Bashkë me dëshmorët e Atdheut, do të nderohet edhe Komandanti i Përgjithshëm i LANÇ-it dhe socializmit, Enver Hoxha! Kujt nuk i pëlqen, le të mos vijë! Nderimi i tij u bën nder LANÇ-it, dëshmorëve të Atdheut, familjeve të dëshmorëve e bazave të LANÇ-it, veteranëve, ngre lart prestigjin e gjithë popullit shqiptar! Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Lavdi Komandantit të Përgjithshëm dhe Udhëheqësit Politik të LANÇ-it (PKSH), Enver Hoxhës!