BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

5 Maji, kjo ditë e përjetshme

5 Maji, kjo ditë e përjetshme

Intervistë me veteranin Dalan Buxheli, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve, vëlla i dëshmorit Sulo Buxheli

Sot është Dita e Dëshmorëve të Atdheut që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari. Lutem përjetimet tuaja në këtë ditë, si veteran i Luftës dhe vëlla dëshmori...

5 Maji do të ngelet përjetë në kujtesë të brezave të Shqipërisë si dita e Dëshmorëve të Atdheut. Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar, por edhe nga ata të paktë veteranë të Luftës që kanë ngelur, pas plot 8 dekadash kur ra dëshmori Qemal Stafa, si dhe nga familjarë të të rënëve. Në tërësi, në këto homazhe, edhe pse mund të mos jenë të pranishëm fizikisht, marrin pjesë të gjithë shqiptarët kudo ku janë dhe përulen me respekt përpara kujtimit të atyre që falën gjënë më të shtrenjtë, jetën, për lirinë e Atdheut. Kujtimi i Dëshmorëve është i shenjtë. Ai nuk shuhet kurrë. Edhe homazhet ndaj dëshmorëve do të jenë të përjetshme, pavarësisht se në pak vite, mund të mos ketë më fizikisht veteranë, se vitet kalojnë... Ky vit, 2022, është viti i 80 vjetorit të rënies së Heroit të Popullit Qemal Stafa. Organizata Kombëtare për Dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare(LANÇ) dhe Dëshmorët e Tjerë të Atdheut organizon disa aktivitete të rëndësishme siç janë: Sot më 5 maj në 9 të mëngjesit, tek Busti i Qemal Stafës përballë Presidencës në Tiranë, organizon një tubim, ku marrin pjesë veteranët, pjesëtarët e familjeve të dëshmorëve, pasardhësit e tyre, si dhe nxënësit e shkollës Qemal Stafa dhe të disa shkollave të tjera Tiranës, ku do të flitet për veprimtarinë e heroit gjatë LANÇ. Vepra e tij është kthyer ne simbol. Në orën 10.00 zhvillohet ceremoniali përkujtimor me vendosjen e kurorave në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, ku marrin pjesë personalitetet më të larta të vendit, përfaqësues nga Organizata Kombëtare  e Dëshmorëve të Atdheut dhe të afërm të Dëshmorëve. Në orën 11.00, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, nën drejtimin e Kryetarit te Akademisë Prof. Skënder Gjinushit dhe në bashkëpunim me Organizatën Kombëtare  të Dëshmoreve të Atdheut, organizohet një sesion shkencor “Mbi Antifashizmin Shqiptar si vlerë e shtuar e popullit shqiptar”, ku do të prezantohet libri “Antalogjia për Qemal Stafën”, me shkrime dhe ese nga personalitete të shquara të vendit dhe ku do të flasin historianë dhe akademikë.  

 Sa bashkon në këtë ditë, por jo vetëm, figura e Dëshmorit të Atdheut?

Edhe pse dëshmorët nuk janë më fizikisht, me shqiptarët kudo ku janë, ndodhen idealet dhe vepra e tyre. Ato nuk mund të shuhen kurrë. Nuk janë më nënat e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, por janë mbesat, nipat dhe stërnipat e tyre. Janë fëmijët e oficerëve dhe policëve të rënë në krye të detyrës gjate viteve te demokracisë. Janë fëmijët, nënat, motrat e vëllezërit e vajzave e djemve të rënë për lirinë e kombeve të tjera, të rënë në luftën kundër terrorizmit e krimit, në luftën për mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës publike. Ja përse figura e Dëshmorit të Atdheut është kaq bashkuese dhe do të vijojë të jetë. Shikoni dëshmorët dhe martirët e Luftës në Ukrainë sot, nga ushtria dhe populli ukrainas. Heroizmi dhe sakrifica e tyre ka bashkuar një botë mbarë demokratike, me qindra milionë njerëz të lirë kudo në botë.

A ka dokumente zyrtare që faktojnë se janë 28 mijë dëshmorë të rënë për atdheun, pasi nga ballistët është pretenduar se kjo është një shifër e sajuar.

Janë më shumë se 28 mijë dëshmorë të rënë në luftë për Atdheun; emrat e dëshmorëve janë të gjithë të dokumentuar. Vetëm në masakrat që janë bërë në Borovë, në Kuç, në Korçë, në Gjirokastër, në Mallakastër.., etj., janë vrarë mijëra njerëz. Ballistët bëjnë deklarata të pabaza, pasi janë kundër luftës, kundër dëshmorëve. Ballistët në vend që të bashkoheshin me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe popullin, u bashkuan me nazifashistët dhe i ngritën popullit pushkën. Ky është realiteti! Përveç atyre që janë vrarë në formacionet partizane, në betejat me pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre, ka shumë masakra të bëra nga pushtuesit dhe ballistët në të gjithë territorin e Shqipërisë. Për shembull, në Masakrën e Tiranës, më 4 shkurt 1944, u vranë në një natë 104 antifashistë. Tirana u skuq nga gjaku i tyre në të gjitha rrugët e saj, ndërsa ballistët hanin pula. Përveç 104 të vrarëve, 440 vetë i çuan nëpër kampe të territoreve të tjera, të cilët nuk u kthyen më gjallë. Gjithashtu, masakra janë kryer në Pezë gjatë gjithë periudhës së luftës. Peza ka qenë një nga bazat kryesore të LANÇ. Janë bërë shumë operacione për të shkatërruar bazat partizane, si dhe mbështetësit e kësaj lufte. Masakër e madhe është edhe ajo e Borovës, ku u vranë brenda një dite 107 familje, përfshi gra, burra, fëmijë dhe të moshuar. U vranë edhe fëmijë në djep, të cilët i shpuan me bajonetë, ose i hodhën në zjarr të gjallë. Në Masakrën në Kuç të Kurveleshit, gjermanët, gjatë operacionit të dimrit, kapën banorët që ishin fshehur nëpër pyje e shpella, dhe pushkatuan në një ditë 27 prej tyre. Në Masakrën e Shivastirit në Sarandë, ballistët të ndihmuar nga gjermanët pushkatuan 55 burra, sepse nuk pranuan të bashkoheshin me ballistët për të luftuar kundër partizanëve. Ballistët për çudi, thonë se gjermanët ishin duke kaluar në Shqipëri, nuk ishin pushtues. Këta gjermanët që ishin në kalim, nuk e di pse qëndruan këtu 14 muaj dhe shkuan në mes të dëborës në malet e Kurveleshit, nëpër malet e Skraparit, nëpër malet e gjithë Shqipërisë, ku bënë operacione vdekjeprurëse kundër forcave partizane dhe popullsisë, duke vrarë, pushkatuar e djegur të gjallë.

A ka patur përmirësim ligji “Për statusin e dëshmorit të atdheut”?

Po. Në dhjetor të vitit 2019, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar amendimet për ligjin “Për statusin e Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin janë dhënë hapësira të reja për shpalljen dëshmorë të të gjithë atyre që janë masakruar gjatë LANÇ dhe atyre që janë pushkatuar nga nazifashistët në kampet e përqendrimit jashtë vendit.  

Mesazhi juaj në këtë ditë të paharruar...

Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të Atdheut kërkon vëmendjen e organeve shtetërore vendore e qendrore për mbështetjen e saj, duke përshirë alokim fondesh për financimin e aktiviteteve të saj, kujdesin që duhet të tregojnë për mirëmbajtjen e vend-prehjes së Dëshmorëve të Atdheut dhe simboleve të tyre. Fatkeqësisht, edhe sot, përpara 1 muaji, grupe neonazistësh shkatërruan 35 varre dëshmorësh në qytetin e Korçës. Gjithashtu, është kërkuar nga Organizata jonë ngritja e një Instituti të Historisë për studimet mbi dëshmorët dhe gjithë veprimtarinë e tyre. Kemi kërkuar miratimin e shpërblimit financiar të familjeve të dëshmorëve të LANÇ, të cilave iu hoq me pa të padrejtë pas vitit 2005. Kërkojmë lehtësime në të drejtën e arsimimit të nipërve dhe mbesave të dëshmorëve, siç i kanë këto lehtësime dhe mbështetje familjet e dëshmorëve në të gjitha vendet e zhvilluara dhe demokratike të botës. Vepra e dëshmorëve të atdheut është e të gjitha brezave të shqiptarëve, është pronë e të gjithëve. Ajo na bën ta duam më shumë Shqipërinë tonë të lirë dhe të pavarur dhe të punojmë të gjithë së bashku për ta zhvilluar dhe prosperuar akoma dhe më shumë atë.