BREAKING NEWS

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që
x
BREAKING NEWS

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti
x
BREAKING NEWS

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”,
x
BREAKING NEWS

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të
x
BREAKING NEWS

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa
x
BREAKING NEWS

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po luan me mendjen e Berishës, në momentin...

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po
x
BREAKING NEWS

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje nga hetimi: Ja çfarë pritet të ndodhë

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje
x

Opinion / Editorial

6 Dhjetori që pret Godonë...

6 Dhjetori që pret Godonë...

S'di pse m'u suall Godoja personazhi ''Në pritje të Godose ''drama e Samuel Begetit. Që 6 dhjetori është një Godo ( zoti, shpëtimtari ) ka ndodhur përgjatë historisë në këto 3o vite, me ndërhyrje të ndërkombëtarëve dhe kanë luajtur një rol shpëtimtari të demokracisë. Dhe samiti me liderët me të fuqishëm të Evropës në Tiranë , pa dyshim është një event ndër më të rëndësishmit për gjithë Ballkanin perëndimor, se piketon urat lidhëse të të gjithë politikave zhvillimore në interes të popujve fqinj , por për opozitën nuk e kuptoj, pse e sheh si një Godo të vetën!? Dhe ta presësh jo me lule , por me protesta vetëm me opozitën tonë ndodh. Me sa duket lidershipit që i janë bllokuar kanalet zyrtare të komunikimit me kancelaritë evropiane, i erdhi shansi në dorë për të gjetur një komunikim online me liderët e Evropës. Jo se, ata janë regjur me protesta dhe s'suprizohen, por Godoja e opozitës është aq e madhe, sa e vetmja mundësi që i ka mbetur me sa duket, është protesta para syve të Samitit për gjëra të thëna e stërnjohura nga evropianët , por parë me sytë e tyre pjesëmarrjen e protestuesve me demek, do të bëjë që të nderohet qëndrim nga të huajt dhe t'u jepet përkrahje jo protestuesve, por non gratës. Presin , po nuk dinë seç presin opozitarët, të cilëve u është bërë më se e qartë qëndrimi ndaj non gratave. Zoti gjithçka që bën, e bën në emër të mirësisë , por jo të priftit që thotë: Bëni siç them unë, e mos bëni si bëj unë .Se ç'u pa të jetë zot !? Dhe me liderët evropianë, s'ka si ndodh ndryshe me liderin e etiketuar për korrupsion dhe shkelje të demokracisë, nga ai, familjarët e tij, por edhe të favorizuarit rreth tij . Gjithsesi gjithçka që bëhet në protestë, është për t'i hedhur hi syve elektoratit , se sa për ndërkombëtarët nuk është në natyrë të bëjnë kompromise me shkelësit e demokracisë . Kjo e gjashtë dhjetorit është ndryshe, nga ajo e 12 Nëntorit, sepse nuk është dhe në traditën e shqiptarit në mikpritjen e mikut. Po ku pyet lideri që ka shkelur çdo nom. U provua dje. Ca më keq sot, kur dëgjon të mashtrohet elektorati, se këta s'janë pengbrava , por të fortit që do t'i qëndrojnë deri në fitore protestës. Presin. Si opozitarët, por edhe elektorati në pritje të Godosë është. Presin po nuk dinë seç presin. Ca Laki, ca Poco, personazhe të dramës ''Në pritje të Godosë'' , biles dhe një dekor disi i ngjashëm, ku kryeministria të ngjason me trungun e vendosur në skenën e shfaqjes, të autorit Samuel Beketi, ku vini rreth e qark ca turma si semnabullë, ku herë pas herë, i trazon zëri i çiftit Vladimir dhe Estragon, i cili hip e zbret në foltore , duke mbushur sheshin me ca thirrje ; Edi Rama o hajdut ... burg, burgu të pret, Shesh i kthyer në sallë gjyqi , pa prokurorë, pa gjykatës , veçse ca zëra që patinojnë në ajër, me ca mjeranë që përdridhen sa andej këndej me demek se janë ''Jezu Krishta ''të ringjallur, por s'janë tjetër veçse djaj të cilët nuk reshten duke i mashtruar shpirtrat e vuajtur që i besojnë verbërisht, sepse protestat s'mbjellin tjetër veçse verbërisë që i mban varur shpresat e brengosura. Duart e ngritura përpjetë, duket sikur lusin , por psalmet e tyre dhe zotit i vrasin veshin sepse ndjen mashtrimin dhe mashtruesit që predikojnë vetëm në interes të tyre dhe për interesat e veta . Siç erdhi, ja mbathi nga sheshi e protesta e 12 Nëntorit. Ekranet mëndje ndritur u lodhë , duke tjerrur mbi numrin e madh të pjesëmarrësve , i cili veçse zgjidhjes së ekuacionit me dy të panjohura të së djathtës , për turmën ishte një kohë e harxhuar në bosh, sepse dhe kur t'i kthehen sheshit më 6 Dhjetor për të mos krijuar vakume, sërish do të presin Godonë . Të fituarit dihet në odisenë e kësaj maratone; janë liderët të cilët hipin e zbresin kuajt e pushtetit, pa iu futur gjemb në këmbë, biles protesta i shërben si amortizator i të keqes që i ka pushtuar lidershipin që vjen si kali në lëmë, pa një dritë jeshile që bashkon opozitën drejt fitores me fuqinë e votës edhe pse pretendohet shumë nga primaret, ato me të gjitha gjasat të eksperimentuara në një kohë shumë problematike fundi i tyre është i parashkruar... Ka të gjitha gjasat se më tepër se përbashkues , do të përçajë edhe më shumë nga qejfmbetje e hatërmbetjet, sepse ndihet ndjeshëm mungesa e institucionit të votës në tërësi , por veçmas edhe brenda lidershipit të partive, i cili e ka vështirë t'i hapë krahun zgjedhjeve të lira për kandidatin , kur Uni i tij është kthyer në një institucion . Protesta s'është tjetër veçse një amortizim i fërkimeve të liderëve me elektoratin, duke i mbajtur varur e rritur besimin se lideri historik s'është pengbrava , por Zeusi që do tronditë themelet e pushtetit monist . Përdorimi i eufemizmit ''Vdekje '', nga lideri historik në foltoren e 12 Nëntorit, është një gjetje stilistikore e cila mban elektoratin me shpresën se protesta e radhës do të përgatisë arkivolin e mazhorancës , por që s'është gjë tjetër veçse një Godo për turmën dhe zgjatje ditësh për liderin me një këmbë në varr... Jo se po t'i biesh lapsit hollë e hollë dhe mazhoranca, nuk shkon dëm nga protesta, sepse e përgatitur për çdo version të mundshëm, do t'i duhen ca masa të shtuara për sigurinë e qetësisë së qytetarëve të tjerë që janë të baraslarguar nga gjyllyrditë e formave të tilla demokratike, që s'i hyjnë në qese, sepse të provokuara nga qejfmbetje apo prekje në kallo të lidershipit, s'presin zgjidhje tjetër, veçse ca vrasje kohe në dëm të interesave të përgjithshme shoqërore. Biles dhe në rastin me ekstrem të gjakrave të revoltuar në sheshe, çdo event i mundshëm kostoja e tij do të kalojë në kurriz të taksa paguesve, dhe asnjë gërvishtje në kurriz të qeveritarëve. Është tashmë e provuar se edhe kur opozita tentoi të pushtonte kryeministrinë me tank dhe kryeministri i kohës ia mbathi në Maqedoni, grykën e tankut ndërkombëtarët ia kthyen mbrapsht, për ta vënë vëth në vesh, se demokraci do të thotë votë, e jo marrje pushteti me dhunë. Ndoshta 6 dhjetori më tepër një alibi e opozitës për të parë e dëgjuar liderët evropianë, do të jetë një bumerang për opozitën , ku të huajt do të vërtetojnë se ajo veçse destabilitetit në vend nuk prodhon asgjë tjetër me një lidership “non grata”. Por ç't'i flasësh një opozitë që s'i ndahet protestave edhe pse është e vetëdijshme në dështimet e tyre!? Edhe pse protesta është një formë demokratike , por është e drejtë e popullit të pakënaqur ta ushtrojë e jo partitë të cilave, kur u ngec shara në gozhdë me Parlamentin nga se s'menaxhojnë dot resurset për të fituar, kredo politike, luajnë me sheshet në kurriz të njerëzve Është më se e provuar tashmë se nga protestat, golet i ha porta e opozitës . Mazhoranca më e pakta fiton barazim . 6 Dhjetori është në pritje të Godosë, për lidershipin opozitar që pret, po s'di seç pret. Kërkon, por s'di ç'kërkon, me verbërinë që i ka dhënë non grata.