BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Opinion / Editorial

6 muaj rritje ekonomike

6 muaj rritje ekonomike

Banka jonë qendrore, Banka e Shqipërisë kumtoi më 5 maj se, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave (INSTAT), vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend u rrit me 3% në tremujorin tetor-dhjetor 2020, pas tre tremujorësh të njëpasnjëshëm në rënie. Rritja ekonomike u mbështet nga zgjerimi i konsumit, investimeve dhe eksporteve dhe u pasqyrua në përmirësimin e aktiviteteve prodhuese dhe atyre të shërbimeve. Sipas BSH, rritja ekonomike tetor 2020-mars 2021 vërteton se sa fleksibël, që përshtatet me çdo situatë të vështirë, e kemi ekonominë tonë. Dhe nga ana tjetër, mbështetjen e siguruar nga nxitësit monetarë të dhënë nga banka qendrore, por edhe uljen e infeksioneve, pakëzimin e kufizimeve dhe rritjen e besimit të qytetarëve dhe sipërmarrësve, në përgjigje të procesit të vaksinimit. Edhe pse të dhënat e aktivitetit ekonomik për tremujorin e parë të këtij viti janar-mars 2021 nuk janë të drejtpërdrejta, ato dëshmojnë vijimin e gjallërimit të ekonomisë. Këta gjashtë muaj të parë të rritjes “së re” ekonomike, pas vështirësive të mëdha nga pandemia në muajt mars-shtator 2020, tregojnë rezistencën që ka ekonomia jonë. Në një kohë kur falimentimet në radhët e sipërmarrjes së vogël dhe të mesme mendoheshin me mijëra dhe dhjetëra mijëra, u numëruan të tilla realisht vetëm me gishtat e dorës. Shumica e sipërmarrjeve në vështirësi, nga dyqanet e deri tek veprimtaret turistike, zgjodhën të kalojnë përkohësisht biznesin e tyre në gjendje pasive në organet tatimore, për të mos paguar taksa, në pritje të rigjallërimit të ekonomisë. Dhe rigjallërimi erdhi. U mbushën shtatë muaj, tetor 2020-prill 2021, që gjërat po ecin mirë për ekonominë tonë. Treguesi me domethënës janë eksportet. Në tremujorin e parë 2021, ato kapën nivelet e përpara pandemisë. Kjo nuk është pak. Ndër eksportet, grupi me ecurinë më të mirë është ai i materialeve të ndërtimit dhe metaleve. Rimëkëmbja e këtij sektori filloi që në gjysmën e dytë të vitit 2020, me kërkesën që u rrit nga shtetet e tjera fqinjë, si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Edhe eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan rritje me afro 40 për qind për tre mujorin janar-mars të këtij viti. U rrit aktiviteti i prodhuesit kryesor të naftës tek ne, kompanisë Bankers Petroleum në mars, por arritëm të eksportonim ndjeshëm edhe energji elektrike, pas rritjes së prodhimit nga moti i favorshëm me shira. Ushqimet, pijet dhe duhani kanë vijuar tendencën e tyre pozitive, duke shënuar një rritje prej 26 për qind në janar-mars, mbi baza vjetore. Ky është dhe grupi i eksporteve që u ndikua më pak nga pandemia. Eksportet e fruta-perimeve u rritën me shifra dyshifrore gjatë gjithë vitit 2020. Italia ishte gjatë tremujorit të parë të këtij viti, vendi me të cilin kemi patur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, me 16,4 për qind. Megjithë absurditetin e barrierave doganore me Kosovën, i cili ende vazhdon, sërish kemi eksportuar më shumë material ndërtimi, metal dhe ushqime në Kosovë, 35 për qind më shumë se janar-marsi i vitit 2020. Në nivel të të gjithë ekonomisë, Banka e Shqipërisë ofroi sasinë e duhur të parave letër (stimuli monetar), për të garantuar funksionimin normal të bankave tregtare dhe tregjeve financiare, por edhe për të nxitur më tej kreditimin e ekonomisë. Banka qendrore i ndihmoi qytetarët dhe bizneset duke ua ngrire pagesën e 20 mijë kredive dhe interesave të tyre, ose 2 miliardë eurove, për periudhën mars-gusht 2020. Banka e Shqipërisë nxiti dhe ndihmoi fort ristrukturimin e kredive në vështirësi, duke shëndoshur (ristrukturuar) 186 milionë euro kredi të tilla vetëm për vitin 2020. Për rrjedhojë, aktiviteti bankar, kredidhënia vijon punën qetësisht, ndërkohë që kursi i lekut me euron dhe dollarin shfaqet i qëndrueshëm. Kredia për sektorin privat njohu një rritje mesatare vjetore prej 7.5% në janar-mars 2021, në krahasim me janar-marsin 2020. Kjo rritje u nxit nga shtimi i huave si per individët dhe për bizneset. Kredia në lekë kaloi bindshëm kredinë në valute, duke përbërë për muajin mars 2021 52 për qind të totalit. Bankat tregtare, të nxitura nga politika lehtësuese e bankës qendrore, kanë vijuar të financojnë bizneset dhe familjet, duke pasqyruar si shëndetin e bilanceve të sektorit bankar, ashtu dhe reagimin e duhur të tij ndaj goditjes së Covid-19. Në muajin mars 2021, treguesi i kredive me probleme zbriti nën nivelin 8%, duke regjistruar vlerën më të ulët që nga viti 2009. Në të ardhmen, duke u lutur për mos shtim artificial të tensionit politik tek ne, vijimi i vaksinimit masiv në vend dhe në botë, ndihmësit monetarë dhe fiskale dhe rikthimi i besimit të plotë në konsum e investim mes qytetarëve dhe sipërmarrësve, do t’i hapin rrugë rritjes ekonomike të qëndrueshme gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm. Zgjerimi i biznesit dhe konsumit do të udhëhiqet nga përshpejtimi i konsumit familjar, i eksportit të mallrave e shërbimeve (sidomos turizmit), si dhe nga investimet private në rritje. Në përgjigje të tyre, Banka e Shqipërisë pret që edhe punësimi dhe pagat të vijnë në rritje.