BREAKING NEWS

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm: Dobësimi integral i Serbisë do të sjellë shpërbërjen e saj, kjo është koha e madhe e Shqipërisë, prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm: Dobësimi integral i
x
BREAKING NEWS

Tentoi të kalonte kufirin me automjetin e vjedhur të ministrit, policia jep detajet

Tentoi të kalonte kufirin me automjetin e vjedhur të ministrit,
x
BREAKING NEWS

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja sa do të shiten

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Vdes 33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

Vdes  33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej
x
BREAKING NEWS

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të zgjasë

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të
x
BREAKING NEWS

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në Fushë-Krujë, zbardhen detaje të reja, ja makina e përdorur nga autorët

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në
x

Opinion / Editorial

7 korriku 2022, thirrje: “Shiko, hap sytë!“

7 korriku 2022, thirrje: “Shiko, hap sytë!“

Me vdekjen e shpresës për tu futur në BE-së, ju dha një shans Moskës të manipulonte simpatinë tradicionale rusofile në Ballkan (Bullgari, Serbi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia) dhe të forconte ndikimin e saj në qarqet e Evropës Perëndimore! Ketë e vërtetoi fakti ku Lufta në Ukrainë u bë muaj qe vazhdon e nuk dihet fundi ku do të përfundojë! Luftërat përgatiten, shpërthehen nga agjentë të dyfishtë dhe gjithmonë drejtohen vetëm për pushtet,dhe ata që përfitojnë nuk mendojnë për të vdekurit. Në mënyrë që të fillojë një luftë, ata duhet së pari të shpikin një armik të frikshëm e të rrezikshëm,dhe pastaj ta eliminojnë atë. Po më 7 korrik 2022 kush do të jetë kurbani?? Kur do zgjohet Shqipëria?? Integriteti territorial dhe sovraniteti i shpallur dhe i garantuar i shteteve po lëkundet ,Greqia ka ligjin e luftës me Shqipërinë! Qeveria shqiptare në vënd që të marri masa për forcimin e shtetit, ata për ti pëlqyer Perëndimit e SHBA shiten si antikomunist duke mohuar luftën antifashiste nacional -çlirimtare dhe industrializimin e vendit ,zhdukjen e analfabetizmit,elektrifikimin, shëndetësinë, arsimin falas, pune për te gjithe, arsimi i detyruar 8 vjeçar, shërbimi i detyruar ushtarak! Kohët e fundit qeveria ka deklaruar se do ti kthje ne ndermarrje vetfinancuese,Polici,ushtri, prokurori, gjykate,arsim, shëndetësi!

Fati është në rrezik. Fqinjët tane kanë forcuar e modernizuar forcat e armatosura,kane futur shërbimin e detyrueshëm ushtarak, prej 81 vjetësh mbajnë në fuqi ligjin e luftës, kanë qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë duke shpallur heronj kriminelet e popullit shqiptar dhe çuditërisht edhe qeveria shqiptare ka rehabilituar tradhtaret e kolaboracionistët që kane bashkëpunuar kundra Shqipërisë!

Pyes veten,pyes heshtjen, pyes fatin,pyes Zotin pyes ore pyes, pyes ç’farë kemi bërë, ju pyes ju e të tërë edhe vdekjen pyes pse jemi dënuar të torturohemi? Njerëzit hanë e rrojnë, ne as rrojmë e as hamë ,njerëzit dëfrejnë, lakmojnë, ëndërrojnë neve ëndrrat na u thanë, kërkojmë drejtësi, barazi, siguri, punë e të gjithë na e bëjnë kuku, lutemi për ndihmë e ndihma ia bënë kuku, lutemi për shpresë e shpresa ia bënë kuku,as punë as ndihmë as shpresë, i lutemi Zotit i pari e dëgjon Djalli, e Djalli qesh, e na përqesh dita ditës e kështu rëndohet halli ynë! Ne rebelohemi, protestojmë, po kujt ti ankohemi,kë të mallkojmë, edhe Dielli na shikon me trishtim! Nga kush jemi mallkuar të pikëllohemi e trishtohemi? Me premtime,e me mashtrime të përpiluara skicuara me dinakëri,e kujdes,kemi tre dekada qe drejtohemi! Çfarë mund të zgjojë këtë lloj njerëzimi mbi Tokë?

Është vërtetuar disa here se sa here që do të vijë ose duhet larguar nga pushteti PD do të fusë popullin në gjakderdhje! Të gjitha mediat e vendit japin njoftimin e PD dhe Sali Berishës me 7 korrik 2022 Të gjithe te sheshi! A e ka harruar populli 2 prillin 1990,po 1991,1997.1998,2011,Otranton, Gërdecin, Qafështamën, …!

Historia e të gjitha shoqërive që kanë ekzistuar deri më sot, është zhvilluar duke kaluar përmes antagonizmave të klasave, antagonizma që në epokat e ndryshme kanë marrë forma të ndryshme. Në Shqipëri drejtuesit më të lartë të kupolës shtetërore,Partitë politike,Organizata e Shoqata të ndryshme, po i fryjnë urrejtjes, përçarje, pasigurisë për të ardhmen!- Politikanët shqiptar nuk kanë shumë për të thënë, prandaj flasin gjatë. Të gjithë aktorët politikë janë në grindje me njëri –tjetrin!Nuk mund të jetosh i qetë kur vendi është në prag të kaosit politik,ku PD,Presidenti dhe aleatet e saj bëjne thirrje per konfrontim! Keto 32 vjet janë zhvilluar protesta dhe mitingje për ndërrim kuajësh të karrocës,jo te gjendjes! Është e turpshme për shqiptarët që trasheguan nga baballarët industri, bujqësi,blegtori, arsim,shëndetësi,mbrojtje e siguri e sot janë gati të bienë në humnerë në gërmadha, ndërsa armiqtë qeshin e tallen me shpresat e shqiptarëve! Gjyqtar, Kryeprokurore,ministra,shefa policie akuzohen dhe kane braktisur vendin për t’ju shmangur drejtësisë! Është krijuar një sistem i keq,i korruptuar i komprometuar, ku akoma besohet se me të penduarit, dëshmitarët bashkëpunues të vegjël apo të mëdhenj në Prokurori,Gjykatën e Lartë, do te zgjidhen problemet e drejtësisë! As Kenedi as Xhovani Falkone e as Andreoti , nuk janë zbuluar se si u eliminuan! Këto jane krime për siguri shtetërore! Kushtetuta e ka përcaktuar se liderët politikë nuk ndiqen penalisht!

Ne nuk kemi nevojë për ekzekutimin e himnit në cermoni kur Presidenti u jep tituj e dekorata sportisteve e artisteve, politikanëvë duke i quajtur “Nderi Kombit”, ”Gjeneral” pa Atdhe. PD që kur erdhi në pushtet e filloi me viktima,si Arben Broci e deri tek Azem Hajdari,Sokol Olldashi e tjer,ata u vranë për partinë, jo në betejë, për të mbrojtur Atdhenë! Himni duhet te ekzekutohet për të rënët në luftë kundër armikut ata që nderojnë Atdheun, popullin! Popull shqiptar! Shtrëngoni radhët tuaja ! Asnjë shqiptar nuk duhet të rrijë jashtë kësaj situate. Të gjithë, pra, në luftë të bashkuar kundra luftës!