Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

70-vjetori i Teatrit Migjeni, pa Mark Kaftallin dhe Isa Alibalin!

Postuar: 08/11/2019 - 07:15

Teatri Migjeni kremtoi 70-vjetorin e tij, duke u nderuar si i pari institucion kulture me "Nderi i Kombit" dhe duke nderuar shumë kontribues të tij me tituj në shumicën e rastit "Mjeshtër i Madh"! Absolutisht një veprim i mirë, i qartë, në respekt të kulturës dhe artit shkodran, si një nga më të lartët në trevat shqiptare! Quhet 70 vjetor i Teatrit Migjeni, sepse në vitin 1949-të u krijua për herë të parë një institucion shtetëror, i cili do të kishte më vonë si ndërtesën dhe njerëzit e dramës, komedisë, këngës, orkestrimit, regjisurës, skenografisë dhe shërbimit, të cilët kanë bërë të mundur dhe madhështinë e sotme të tij! E kjo gjë është e qartë, kurse delirantët që kanë bërë dokumentarë dikur për socializmin dhe komunizmin apo partinë dhe mësimet e saj, me mësimet e Enverit, propagandën e kinostudios së dokumentarëve politikë - sot bëjnë si "antikomunistë" nuk mund ta ulin këtë institucion, duke thënë se Shkodra ka pasur teatër përpara tij, si një teatër "komunist"! Shkodra ka pasur përpara drama dhe shoqata private, komedi dhe shfaqje të shumta përpara gjithë Shqipërisë dhe kjo është trashëgimia fantastike e saj, por teatër si institucion të organizuar legjitim dhe shtetëror, ka vetëm Teatrin Migjeni të krijuar në 3 Nëntor 1949-të! Famën ky teatër e ka si një institucion i madh kulture, i organizuar në mënyrë profesioniste dhe këtu mbyllet diskursi, për polemikat e delirantëve që grinden dhe me veten! Mirëpo dhe kësaj radhe, nderimi me tituj nuk i shpëtoi politikës dhe propozimeve të saj! Në fakt nga të dërguarit e Presidencës u bë e qartë dhe në fakt u shfajësuan duke thënë - se sigurisht duhet të nderoheshin akoma më shumë, por kaq ishte mundësia dhe këto ishin propozimet nga Bashkia e Shkodrës! Këtu fillon dhe problemi në fakt! Sepse nuk duhet të nderohen "propozimet", por dosjet që duhet të ketë çdo individ që duhet nderuar, duke filluar nga "Mjeshtër i Madh"! Pra propozimet mund të kenë brenda dhe ndikim politik, kurse dosja reale, ka kontributet kulturore që nuk përbëjnë paragjykim dhe ngjyrim politik në vetvete! Kështu që mbetën dhe kësaj radhe padrejtësisht shumë pa nderuar me titujt e lartë, por midis tyre unë kam dalluar dy emra! I pari është Mark Kaftalli! Krijuesi i 750 këngëve të muzikës së lehtë, qytetare popullore dhe për fëmijë, por dhe shumë teksteve për këngë! Fitues i shumë titujve e konkurseve, por ajo që ka shumë rëndësi, drejtuesi për 30-të vite i orkestrës së estradës së Teatrit Migjeni! Krijues operetash dhe orkestrimit të lavdisë shkodrane, në përpunim të këngës së ahengut shkodran! Prej tij kanë dalë disa dhjetra "Mjeshtra të Mëdhenj" të këngës qytetare shkodrane dhe muzikës së lehtë! Njeriut që edukoi shumë e shumë breza, njerëz të lartë të orkestrimit dhe muzikës në Shkodër! Njeriu që bëri të dallohej menjëherë tradicionalja shkodrane si qytetare mes të gjithave në trevat shqiptare! Njeriu që violinën e tij e ka bashkuar me muzikën e papërsëritshme shkodrane! Pa ritmin dhe prodhimin e tij, nuk do të kishte këtë lavdi kënga popullore qytetare shkodrane! Këtij kolosi dhe njeriu që edukoi breza talentesh në muzikën shkodrane, Bashkia e Shkodrës, nuk i bën propozim në Presidencë dhe tani mbas vdekjes? Mirë kur ishte gjallë, por as i vdekur për këtë bashki, Mark Kaftalli nuk është kaq i madh, që të shpallet "Mjeshtër i Madh"! Mark Kaftalli një nga kontribuesit e lartë në Teatrin Migjeni, nuk ishte prezent si nderim në 70 vjetorin e këtij teatri, sepse me sa duket aty nuk kishte vend për të! Pse? Kushedi çfarë ju thotë mendja të indoktrinuarve të Bashkisë së sotme në Shkodër! Kushedi e dinë Markun për "komunist"! Megjithëse ai dikur kur dëgjonte "Zërin e Amerikës" thoshte: “Ikën këta horra dhe tre muaj kanë jetë”. Megjithëse horrat vazhduan dhe tridhjetë vjet! Sot disa të tillë të tjerë, e dinë për një person që nuk duhet propozuar për "Mjeshtër i Madh" ose mbase e kanë "propozuar" dhe aty "lart" nuk paskan pasur letër për këtë titull! Mes të tjerëve që nuk u respektuan ishte dhe Isa Alibali, ose drejtori për 13 vite i teatrit, me të cilin u vunë në skenë disa dhjetra premiera nga më të suksesshmet, më të duartrokiturat dhe teatri Migjeni rrezatonte më shumë se kushdo teatër në Shqipëri! Nuk u nderua njeriu që botoi për të madhin "Prenk Jakova" dhe "Në Shkodër të gjithë këndojnë", që shkroi për këngën shkodrane dhe për humoristin Tano Banushi dhe jetëshkroi pa ngurrim për të gjithë pa dallim! Me kontribut të lartë në teatrin Migjeni dhe shkollën Prenk Jakova! As mbas vdekjes nuk u kujtuan! I përmenda këta të dy, por ka dhe të tjerë sigurisht që kanë vdekur dhe janë gjallë! Në fakt, ky mos respekt është tipik model biografik dhe një trashëgimi e keqe politike si në Shkodër dhe Shqipëri! Është inat i kotë si për figurat në fjalë dhe për njerëzit që i rrethojnë, por dhe kohën e tyre si para ‘90-ës dhe mbas saj! Kjo "harresë" është një fitore e mediokritetit dhe marrëzisë politike, por dhe dalje jashtë shinave të "dosjes" personale me rekordet e qarta për individët në fjalë! Si njëri dhe tjetri, nuk kanë kaq shumë nevojë për atë titull që sigurisht duhet dhënë! Për atë titull kemi nevojë të qetësohemi ne të gjallët mbas tyre, kur shikojmë se po nderohen! Kurse personazhet e larta dhe të nderuara (Mark Kaftalli dhe Isa Alibali, por dhe të tjerë) prej kohësh kanë merituar respektin e shkodranëve dhe qytetit të madh kulturor, por dhe respektin e kujtdo qytetari në Shqipëri dhe jashtë saj, që dallon dhe kupton veprën e madhe të tyre!

Nga Besi Bekteshi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 13:40

Sipas nenit 129 të Kushtetutës “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”.

Postuar: 15/11/2019 - 07:14

Sa nisi reforma në drejtësi të skicohej dhe komisioni i posaçëm nisi punë, përplasjet mes palëve

Postuar: 15/11/2019 - 07:13

Quhet Francesko Becchetti (në shqip Françesko Beketi).

Postuar: 15/11/2019 - 07:11

...Nuk kanë asnjë ndryshim bile muhabetet e gjahtarëve pas gjahut sikur plagosin arinj, ujq, çake

Postuar: 15/11/2019 - 07:10

Tashmë janë të qarta dhe ditët e përfundimit të "dashurisë" së politikanëve andaj këtej

Postuar: 15/11/2019 - 07:09

Për nga faktet dhe historia e shqiptarëve të Kosovës, vërehen dy elementë kryesorë që i ngjajnë k

Postuar: 15/11/2019 - 07:08

Pas më shumë se një viti pritjeje për fillimin e punimeve në shëtitoren “Naim Frashëri&rdqu