Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Opinion / Editorial

74 vota, të kërkuara në krahun politik gabim!

74 vota, të kërkuara në krahun politik gabim!

Tashmë KM-ja i Shqipërisë nuk kërkon më "timonin vetëm", por do 74 mandate. Jua kërkon drejtuesve politikë në qarqe. A ka ndonjë dallim "timoni vetëm" me 74 mandate? Për qeverisje jo kaq shumë, por për "gjëra të tjera" ka shumë ndryshim. Këto 74 mandate, Rama jua kërkon socialistëve të partisë që drejton me anën e Rilindjes së tij. Të gjithë e kanë kuptuar se sorosianët e Ramës dhe ato të 99-shave a Mjaftit të Fikut të bashkisë së "acromax-izuar" kanë domenin politik drejtues Rilindje, që ka zënë dhe gangrenizuar trupin e flashkët dhe të sëmurë të PS-së. Por 74 vota me të tilla teprime ekonomike dhe ndodhi në kohëra si tërmete dhe korona sa do të përkrahin Ramën në ca përfitime tipike të Rilindjes, nuk janë në të mirë të tij. Ka zemërim te socialistët e vegjël atje poshtë gjithmonë të shfrytëzuar dhe ka një shfryrje urrejtje nga ajo shtresë që nuk do t’ia shikojë më sytë e ballit si Surrelit dhe fiqve të lali "acrofikut" në Tiranë, por dhe atyre përballë. Kurse sytë e opozitës janë mbushur me shpresën e madhe që Kryesurreliani i Shqipërisë nuk do më tepsinë dhe timonin vetëm. Po pse, po jua kërkon 74 mandate socialistëve Edi Rama? Pse tani, kur zullumet e tij si ekonomike dhe politike, kur fatkeqësitë që i ka shkaktuar financiarisht këtij vendi janë bërë sa Everesti. Inerci politike dhe kohore thua të jetë vallë? Po Kryesurreliani mendon se "nuk ka shkaktuar Gërdec, as 21 janar dhe as firmë për detin deri tani". Sepse pastaj këto (bëma, të mos bëra) e kanë lejuar të jetë i pamëshirshëm me taksa ndaj popullit nga ku fatkeqësisht ka dalë dhe vazhdon, duke e urryer ta komandojë. E kanë lejuar që të mbingarkojë me tarifa dhe taksa, por dhe monopole dhe PPP-ra një shoqëri që nuk ka për të dalë nga borxhi "Rama" kurrë, akoma më keq se sa kur ka humbur për arsye të delirit folklorik dhe irracional qeverisës të Berishës dhe kryengritjeve neo komuniste të së majtës në vitin ‘97 mbas rrëzimit të shtetit e fajdeve. Prandaj ka gojë dhe jua kërkon socialistëve 74 mandate. Jua kërkon dhe pse pjesën më të madhe të tyre i largoi nga vendimmarrja dhe qeverisja. Por duke mbajtur në pushtet siglën e PS-së të cilën e ka bërë ngjyrë vjollcë ose një përzierje mes të kuqes socialiste dhe blusë së Berishës - pushteti i vjen vetë dhe i rri po ashtu vetë. Sot kryesurreliani nga Vunoi, po kërkon sërish 74 mandate. Por e ka gabim. Nuk ju duhen kërkuar të majtës apo socialistëve të lodhur dhe tashmë të "internuar" nga partia e tyre (kryesia) monopateve të kapitalizmit dhe duke parë majmjen e Rilindjes - 74 deputetë. Ai ka persekutuar politikisht dhe ekonomikisht jo vetëm të tjerët poshtë djathtas, por dhe të vetët e majtë poshtë majtas. "Piramida e Surrelit" është kujdesur vetëm për Rilindjen dhe Shqupin, në kryesinë e tij të vogël. Mirëpo KM-ja e di që nuk i merr dot 74 mandate pa ndihmën e traktatit të "Versajës me delirantët e Bashës në opozitë". Nga traktatet e qelbura të një dakordësie malinje mes Bashës dhe Ramës u arrit të mbetej vetëm qeverisja, të mbetej vetëm drejtësia dhe të mbetej vetëm zgjedhja politike në Shqipëri. Prandaj them e ka gabim që ju kërkon 74 mandate socialistëve të këputur. Këto 74 mandate Kryesurreliani duhet t’ia kërkojë nëqoftëse nuk ka bërë pakt me Luluzimin mbas 2021-it. E ka më kollaj me Lulin dhe traktatet me të, se sa me ata (socialistët e vegjël) që tashmë janë në një konfuzion politik dhe pre politik i llojit majtas nga kopukë delirantë grabitqarë rilindas në majë të pushtetit. 74 mandate Rama duhet t’ia kërkojë Bashës dhe logjikës së tij, të një deliri politik pa kuptim për një parti, e cila nën këtë delir ka humbur shumë e shumë beteja në kohë. Rama mjafton të projektojë me Bashën dhe një tjetër betejë të madhe të humbur nga PD dhe ja ku dolën 74 mandate. Apo nuk është gati kjo shoqëri ta besojë sërish këtë "telenovelë" idiote mes dy "dashnorëve të Venedikut" që kanë me sa duket dhe disa seri për të luajtur bashkë. Ato 74 vota që kërkon majtas Edi Rama, po i kërkon në krahun gabim. Ato 74 vota nuk dalin t’i bëhet dhëmbi sa i elefantit Surrelit politik, po nuk kishte ndihmën e PD-së sipër te Basha. Te padrejtësia e saj politiko reaksionare kundër së vërtetës në partinë e tyre. Kundër pasurimit dhe në kohë opozite dhe kohë kolere apo pandemie. Të padrejtësia e zgjedhjeve të Bashës dhe delireve politike të tij me humbjen e programuar të kauzave politike dhe "revolucioneve me forcë e molotovë". Te marrëveshjet "më shaj sa të mundesh politikisht, por mos më shkatërro pushtetin ekonomik". E kjo imponon lutjen për 74 mandate djathtas e jo majtas. Te e djathta proletare dhe militanteske e Bashës dhe jo te socialistët e vegjël aty poshtë. Megjithatë Rama u kërkon socialistëve 74 mandate, sepse sigurisht tenton o "blofin" ose arrogancën e një individi që tashmë nuk shikon më asnjë reliev, sepse kaq shumë është ngritur lart në pasurim dhe pushtet. Megjithatë ai e di se më të sigurtë e ka fitoren e 74 mandateve si qelepirxhizëm nga Basha dhe mosha e tij e re. Si një traktat i ri që rëndon akoma më shumë vendin, largon shqiptarët dhe vendos përfundimisht shoqërinë dhe shtetin nën këmbët e krimit, llumit shoqëror kriminal dhe mafies.