BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

80-vjetori i Konferencës së Pezës, Muharrem Xhafa mesazh rinisë shqiptare

80-vjetori i Konferencës së Pezës, Muharrem Xhafa mesazh

Sot është 16 shtatori i vitit 2022. Konferenca e Pezës është bërë sot 80 vjeçe, por ka mbetur e “re” me mësimet dhe mesazhet që përcjellë për popullin shqiptar në tërësi dhe për rininë, brezin e ri të tij, në mënyrë të veçantë. Konferenca e Pezës u kujton të gjithë shqiptarëve, rinisë e brezit të ri të vendit, pushtimin fashist të Shqipërisë, më 7 prillit 1939, PKSH-së të 8 nëntorit 1941, hedhjen e themeleve të bashkimit të popullit shqiptar (FNÇL), më 16 shtator 1942 pa dallim feje, krahine e ideje dhe pushtetin e ri të këshillave nacionalçlirimtarë, LANÇ-in e UNÇL, Enver Hoxhën. Me dokumente e fakte autentike dhe historike, Konferenca e Pezës provon se PKSH-së, ishte dhe mbetet forca politike e vetme, që thirri dhe organizoi më 16 shtator 1942, Konferencën e Parë Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar, e njohur si Konferenca e Pezës. Brezi i ri i vendit tonë duhet të dijë se në atë Konferencë, përveç komunistëve kanë marrë pjesë nacionalistë të rrymave të ndryshme politike, patriotë e demokratë të njohur dhe askush nuk mund të mohojë që nacionalistët patriotë e progresistë shqiptarë ishin ata që të parët përqafuan idetë, mësimet, vijën politike të PKSH-së dhe që qëndronin më pranë saj kundër fashistëve, ndryshe nga një pjesë tjetër nacionalistësh, që shprehej me fjalë për çlirimin e vendit dhe bashkimin e popullit kundër pushtuesve fashistë, po me vepra nuk hidhej në luftë, priste që “djalli” të bëhej “shenjt”. PKSH-së, largpamëse dhe e vendosur në misionin e saj historik, është partia që u bëri thirrje për të marrë pjesë në Konferencën e Pezës edhe nacionalistëve si Mit’hat Frashëri, të cilët nuk ishin shprehur hapur kundër pushtuesve fashistë, po ata nuk e pranuan thirrjen e saj, përkundrazi, bënë sa mundën për ta sabotuar mbledhjen e Pezës. Moshat e reja të pozitës e opozitës, shpërndarë në partitë e djathta e të majta të borgjezisë në Shqipëri dhe që s’i kanë jetuar ato kohë e ngjarje historike, duhet të dinë mirë se s’është në nderim e tyre të heshtin, të flasin kulisave dhe të frikohen për të thënë hapur të vërtetën e Pezës heroike. Borgjezia me organet e saj mund të marrë plot vendime për dekomunistizimin e Konferencës së Pezës, por ato nuk do të gjejnë zbatim, sepse e vërteta është më e fortë se gënjeshtra dhe populli, që e di të vërtetën, nuk do t’u shkojë pas. Ndaj thamë se brezit të ri i duhet bërë mirë e qartë e vërteta e asaj Konference. Edhe nëse në shkollë djemtë e vajzat kanë dëgjuar për Konferencën e Pezës, i kanë mësuar të deformuara, jo sikurse janë në të vërtetë. Ata e ato nuk duhet të harrojnë se Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar dhe këshillat nacionalçlirimtarë u krijuan në luftë kundër pushtuesve fashistë, se në Pezë shumica e nacionalistëve e pranuan rolin dhe krijues e organizues të Partisë Komuniste në LANÇ dhe që fashistët dhe qeveria kuislinge e Mustafa Krujës nuk ia dolën të veçonin PKSH-së nga populli e nacionalistët patriotë. Ishin komunistë shqiptarë ata që kishin fituar besimin e popullit të vet dhe që propaganda fashiste mbi“ rrezikun komunist” qe demaskuar në popull. Për shumicën e popullit, komunizmi nuk ishte më “gogol”; ai nuk ishte më“ gogol” as i qytetarit, as i katundarit, as i pronarit të mesëm, as i intelektualit patriot; komunistët nuk ishin “pa atdhe’” sikurse i paraqiste propaganda fashiste. Abaz Kupi me ndonjë nacionalist tjetër, ndonëse i pranishëm në Konferencën e Pezës, nuk guxoi të dilte hapur kundër rolit udhëheqës e drejtues të PKSH-së, Fshehur ai u përpoq të pengonte rritjen e autoritetit të saj në masat e popullit, duke kundërshtuar disa shfaqje të jashtme të saj, si: vulën e PKSH-së, fjalën “partizane” të emërtimit të çetave, mbajtjen e yllit të kuq me pesë cepa në kapele si shenjë dalluese, pjesëmarrjen e gjere, masive, të rinisë në luftën kundër fashizmit e të ndonjë fjale tjetër për redaktim të Rezolucionit të Mbledhjes, të cilat, me durim e me argumente të thellë, u sqaruan prej Enver Hoxhës dhe përfaqësuesve të tjerë të PKSH-së. Brezi i ri i Shqipërisë duhet të dijë se qe Konferenca e Pezës ajo që zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar (të përkohshëm) dhe që të gjithë pjesëmarrësit e asaj Mbledhjeje e pranuan platformën e Luftës Nacionalçlirimtare, hartuar e paraqitur nga PKSH-së, në të cilën shpreheshin qartë çështjet më themelore të kohës, si : Të zhvillohet luftë pa kompromis kundër pushtuesve fashistë italianë dhe tradhtarëve e bashkëpunëtorëve të tij për një Shqipëri të lirë, të pavarur dhe demokratike; të afirmohej se bazat e vërteta të bashkimit të popullit shqiptar ishin hedhur e se ato në vijim do te forcoheshin në luftë kundër pushtuesit; të behej organizimi i shëndoshë i të gjithë shqiptarëve pa dallim klase, bindjesh politike, feje dhe krahine në një front të përbashkët antifashist nacionalçlirimtar; te ngriheshin gjithkund këshillat nacionalçlirimtarë edhe si organe të bashkimit dhe mobilizimit të popullit shqiptar në luftë, edhe si organe të pushtetit në zonat e çliruara prej fashizmit; të popullarizohej kryengritja e përgjithshme e armatosur si rrjedhim logjik dhe etapë e fundit e luftës partizane; t’i bëhej thirrje popullit që të zhvillohej luftën e organizuar kundër Bankës Bujqësore, shoqërive anonime italiane dhe gjithë shfrytëzuesve, që nxjerrin përfitime në kurriz të popullit me ndërmjetësinë e pushtuesve fashistë. Brezi i ri duhet të mësojë se borgjezia shqiptare ka hedhur shumë gurë e baltë mbi Konferencën e Pezës dhe, siç bëmë të ditur më lart, Kuvendi i saj mund të marrë 100 herë vendime për dekomunistizimin e saj, po ajo as ia ka arritur e as nuk do t’ia arrijë qëllimit : Përmbysjes së të vërtetës historike për Konferencën e Pezës. Po brezi i ri duhet të dijë se edhe se Konferenca e Pezës nuk ishte një Konferencë partish politike, sepse
parti politike ishte vetëm Partia Komuniste e Shqipërisë. Në atë kohë nuk kishte parti të tjera politike antifashiste në vendin tone. As Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar nuk u krijua si koalicion partish politike. Me Enver Hoxhën në krye, ishte PKSH-së farketuesja e bashkimit vullnetar të masave të gjera popullore dhe udhëheqësja e vetme e drejtpërdrejtë e Frontit Nacionalçlirimtar, në themel të të cilit qëndronte aleanca e pathyeshme e klasës punëtorë me fshatarësinë, që përbënte edhe bazën shoqërore më të
gjerë të tij. Gjithkush duhet të mësojë se nacionalistët patriote e mbështeten PKSHsë. Ata panë në programin e saj plotësimin e kërkesave të tyre imediate dhe u futen në Frontin Antifashist Nacionalçlirimtare ose si rryma ose si njerëz të veçantë. Konferenca e Pezës bën edhe sot thirrje për bashkimin e popullit shqiptar në dobi të vendit. Por kjo nuk mund të arrihet nën drejtimin e partive të borgjezisë. Ai ose ajo që nuk e kupton se janë partitë e borgjezisë ato që e kanë ndarë e përçarë popullin shqiptar, gabon!
Konferenca e Pezës është përkujtuar çdo vit dhe po çdo vit janë thënë për ‘të fjalë të përgjithshme urimi, po e vërteta e saj është fshehur e nuk është thënë, sepse partia a partitë borgjeze në pushtet, duan të fitojnë kapital politik në popull dhe të paraqiten të ëmbla për partnerët ndërkombëtar, duke harruar se kush nderon Konferencën e Pezës, nderon PKSH-së (PPSH) dhe Enver Hoxhën! Rroftë 80 vjetori i Konferencës se Pezës! Lavdi burrave të Konferencës historike të Pezës! Lavdi Myslim Pezës!