BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Opinion / Editorial

A do të mund të ngremë për herë të parë në 30 vite një qeveri të së ardhmes?

A do të mund të ngremë për herë të parë

Çfarë do të na këshillonin përpara ngritjes së qevërisë, Hamilton, Wilson, Huntington, Helwig, Admati, Russo, Weber, Tilly, Locke, Jefferson, Tocqueville, North, Mann, Tönnies, Hobbes, Polanyi dhe sidomos Fokuyama duke analizuar thelbin e situatës politike në Shqipëri.

1. Dilemat.

- A do të kemi një qeveri të tretë socialiste të ngritur mbi koncepte moderne, apo do të vazhdojmë në rrugën e patrimonializmit, neopatrimonializmit, patronazhimit dhe klientelizmit të deritanishëm?

- A do të kemi një zhvillim real politik, institucional dhe forcim të rendit ligjor?

- A do të arrijmë që të sigurojmë pronën, zbatimin e kontratave, jetën, dinjitetin dhe të drejtat në mënyrë gjithëpërfshirëse, pa injoruar asnjë pakicë apo individ?

- A do të arrijmë që të ndërtojmë për herë të parë në Shqipëri një rend ligjor, i cili do të jetë kufizursi i çdo pushteti politik, sado autoritar qoftë ai?

- A do të kemi një qeveri përgjegjëse për të gjitha interesat shoqërore?

2. Sqarim paraprak i përgjithshëm mbi disa evoluime historike dhe koncepte institucionale

Shteti si monopol mbi forcën legjitime, të cilën e ushtron mbi një territor të caktuar, merr karakteristika "patrimoniale" kur pushteti konsiderohet dhe përdoret si pronë vetjake e pushtetarit, ndërsa administrata është në thelb një shtrirje e familjes së tij dhe "modern" kur marrëdhënia e qytetarit me pushtetarin nuk varët nga lidhjet personale. Në shtetin modern, të ravijëzuar prej vitit 1689, kur kurora britanike pranoi një zgjidhje kushtetuese sipas parimit "asnjë tatim pa përfaqësim", u konceptua se, bindja ndaj rendit, duhej mbështetur tek pëlqimi i të qeverisurve dhe se qeveria ekziston vetëm për të mbrojtur të drejtat natyrore të njerëzve si dhe ato të trashëguara, dukë paralajmëruar përmbysjen e çdo qeverie nëse i shkelte ato. Vazhduar më tej, në Deklaratën ë Pavarësisë së Amerikës u shpall së: "Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe se ata janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të patjetërsueshme", gjë që bëri që Kushtetuta e Amerikës ta parashikonte prerë se, sovranitetin e ka vetëm populli dhe ai nuk mund t'i jepet askujt tjetër, qoftë ai mbret apo shtet amorf. Më pas Revolucioni Francez dhe epoka napolenionike sollën si risi, shpalljen e Kodit të Parë Modern Ligjor të Europës, të Kodit Civil më 1804 apo Kodit të Napoleonit si dhe krijimin e një shteti administrativ modern, më anën e të cilit u imponua dhe u zbatua Kodi. Ky Kod fshihu dallimet feudale dhe privilegjet dhe shpalli se, qytetarët kishin të drejta dhe detyrime të barabarta, duke theksuar sidomos koncepte moderne mbi të drejtën e pronësisë. Revolucioni Amerikan institucionalizoi demokracinë dhe parimin e barazisë politike, ndërsa Revolucioni Francez hodhi bazat e një shteti modern dhe të paanshëm.

Të dy fuqizuan rendin ligjor me variantet e të Drejtës Zakonorë dhe Kodin Civil. Prej tyre mësuam se, zhvillimi politik, nënkupton zhvillimin e institucioneve politikë dhe ky zhvillim është i ndryshëm nga ndryshimet e personave në pushtet, së ligjet mund të ndryshojnë, por janë normat themelore mbi të cilat organizohen shoqëritë që nuk ndryshojnë dhe që përcaktojnë rendin ligjor, rend i cili nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk garanton një sistem gjyqësor të pavarur nga ekzekutivi. Vetëm një rënd i tillë ligjor mund të jëtë kufizues i pushtetit politik dhe pengues i arrogancës së tij. Mrekullia e politikës moderne qëndron pikërisht në faktin që, ne mund të kemi rende politike njëkohësisht të forta, të afta, por edhe të kufizuara, për të vepruar brenda parametrave që janë të vendosura nga ligji dhe zgjedhja demokratike. Synimi i shoqërive të qytetëruara sot është të ndërtojnë një vend të begatë, demokratik, të sigurtë, të mirëqeverisur dhe me nivel sa më të ulët korrupsioni, ndërsa vendet në zhvillim e sipër si Shqipëria po përpiqen të kalojnë nga shteti patrimonial tek faza e shtetit modern, nga qeverisja më anë të rrethit të miqve dhe familjarëve, përfitues në këmbim të besnikërisë politikë, tek stafi i njerëzve të zgjedhur vetëm prej meritës dhe kontributit, shërbëtorë dhe mbrojtës të interesit të gjerë publik. Në rënd të ditës është edhe goditja e neopatrimonializmit, ku liderët politikë në formë aplikojnë shtetin ligjor modern, por në realitet qeverisin për përfitime vetjake dhe favoret aplikohen vetëm për mbështetësit politikë. Në këtë rënd qarkullon vetëm një grup i vogël elitash, kufizues për të tjerat dhe përdorues të pushtetit politik për të penguar konkurrencën e lirë si në ekonomi ashtu edhe në rrafshin politik. Në shtetin modern ekzistojnë mekanizma vetëkorrigjuese, të cilat pengojnë shthurjen nëse qeveria paraqitet dobët apo elitat e korruptuara kapin shtetin. Populli thjesht mund të mos i votojë më ato dhe ato rrëzohen nga pushteti. Ngërçi është i plotë kur popullit i mohohet një mekanizëm i tillë, apo kur popuj pa të kaluar demokratike si Shqipëria, bien në kurthin e kësaj mangësie historikë, duke kufizuar vetveten pa marrë parasysh përvojat e mira ndërkombëtare.

3. Rendi dhe qeverisja në Shqipëri

Në rastin e Shqipërisë, ndërtimi i shtetit duhet të mbështetet tek ndërtimi i kombit, për të dalë nga qeverisja me lidhje familjare, fisi, rajoni, grupi etnik apo fetar. Në sot jetojmë në një botë të globalizuar dhe të zgjerimit te demokracisë për shkak të ndryshimeve që u kryen nga Revolucioni Industrial, i cili i hapi rrugë zhvillimit ekonomik, ndryshimit të natyrës shoqërorë, forcimit të institucionit të votës së lirë, krijimin e klasës së mesme si garante e proceseve demokratike, pakësimin ë barrierave për qarkullimin e ideve, mallrave, investimeve dhe njerëzve dhe ngritjes së vetëdijes shoqërore. Vende si Shqipëria e kanë të vështirë që të gjejnë një balancë midis shtetit, ligjit dhe llogaridhënies, ku t'i hapet rrugë realisht zhvillimit ekonomik, më të drejta të përcaktuara qartë mbi pronësinë dhe zbatimin e kontratave. Dështimet në këto vende i atribuohen administratës shtetërore, e cila është e paaftë që të mbajë premtimet e bëra nga politika, por e fortë për t'u përdorur si mjet represioni ndaj gazetarëve, opozitës etj. Në këto vende qeveria shumë shpejt nga zgjidhja e problemit, behët vetë problemi dhe kryesisht kthehet në një qeveri e madhe më cilësi të dobët. Në Shqipëri konflikti politiko-shoqëror lidhet shumë fort më varfërinë dhe ai është shkak dhe pasojë e saj. Shqipëria e ka të pamundur momentalisht për të kaluar në sistemin e demokracive liberale, ku klasa e mesme, që mungon tashmë, do të thoshte fuqishëm fjalën e saj. Shqipëria duhet të përjetojë fillimisht fazat e zhvillimit ekonomik, mobilizimit shoqëror dhe ndryshimit të vlerave dhe kërkesave për pjesëmarrje politikë, të cilat do ta çojnë drejt demokracisë liberale si në Europën Perëndimore. Shqipëria do të duhet t'i largohet përfundimisht paqëndrueshmërisë politike dukë forcuar vetëm institucionet si norma që organizojnë sjelljen në përgjithësi. Institucioni i parë dhe më i rëndësishëm që i duhet Shqipërisë është një qeveri e aftë dhe larg praktikave korruptive nga pikëpamja administrative dhe përgjegjësimbajtëse përpara popullit të saj. Një qeveri e tillë do të ishte një investim edhe për vetë sistemin e demokracisë, pasi vetë demokracia kërcënohet kryesisht nga korrupsioni i lartë qeveritar apo paaftësia e tij. Një qeveri e pakorruptuar dhe e aftë teknikisht, sigurisht që do të vendoste përballë vetes qytetarë të drejtë, të bindur ndaj ligjit, të arsimuar dhe patriotë. Kjo qeveri do të ishte e aftë që të luante një rol pozitiv lidhur me kontrollin e elitave dhe të kryente rishpërndarjen kaq shumë të kërkuar të pasurisë, si një proces bazë i të gjitha rendeve shoqërore.

Forma më e thjeshtë ë rishpërndarjes është zbatimi i barabartë i ligjit, derdhja e detyruar e sigurimeve duke rishpërndarë të ardhurat nga të rinjtë tek të moshuarit, nga të shëndetshmit tek të sëmurët. Qeveria e ardhshme duhet patjetër të bëhet avokate e qytetarëve të zakonshëm përballë grykësisë së elitave oligarkike duke marrë kontrollin e vetvetes larg ndikimit të tyre dhe ngulitjes që ato kanë bërë për 30 vite në çdo qeverisje për të ruajtur pushtetin, statusin e tyre shoqëror dhe për ta përdorur fuqinë e shtetit në interes të tyre dhe familjeve të tyre. Ky vetëndërgjegjësim i qeverisë nuk mund të mbijetojë gjatë nëse nuk vetëndërgjegjësohen njerëzit e thjeshtë për t'u organizuar vetë politikisht dhe për t'iu kundërvënë kujtdo që merr peng jetën, mirëqenien, dinjitetin dhe të ardhmen e tyre. Qeveria e ardhshme duhet të zgjerojë hapësirën e funksioneve të shtetit dhe të rrisë kapacitetet për të kryer funksionet që i ngarkon Kushtetuta.

Ajo duhet të rrisë patjetër PPB, të ardhurat, të kontrollojë shpenzimet publike, nivelin e borxhit dhe t'i hapë rrugë industrializimit të vendit. Administrata duhet bazuar tek përzgjedhja e një burokracie bazuar vetëm tek merita dhe aftësia teknike larg lidhjeve politike, partiake, familjare, personale, klienteliste, patronazhiste etj. Na duhet një qeveri jo vetëm e aftë për të hartuar politika zhvillimi, por edhe në gjendje t'i zbatojë ato, të formalizojë plotësisht ekonominë, të rrisë burimet e saj, të ngjallë besimin, të ndërrmarë risqet e duhura etj, duke qenë në gjendje të sigurojë nevojat tona bazë si: arsimin, mbrojtjen, sigurinë juridike etj. A do të jetë në gjendje kryeministri i ardhshëm të ofrojë në qeverisje njerëz të rinj, bazuar në cilësitë profesionale e jo mbi baza politike, duke dhënë kështu shenjën e parë të vullnetit të mirë të largimit të qeverisjes së ardhshme nga praktikat korruptivë? Cilësia e qeverisjes së ardhshme do të varët pikërisht nga shkalla e zhvillimit ekonomik dhe ajo e luftës kundër korrupsionit.

4. Administratë e stilit gjerman apo greko-italian?

A do të merret më në fund shembulli i ndërtimit të burokracisë nga ai efektiv gjerman, i cili ka një traditë tepër të gjatë si mbrojtës i të drejtave të qytetarëve, i paanshëm, faktor ndikues në zhvillimin ekonomik, mbrojte i pronës private dhe zbatues i kontratave, apo do të vazhdojmë nën shembullin e praktikave patronazhiste dhe klienteliste të fqinjëve tanë si Greqia dhe Italia e Jugut? Perse ne të mos përvetësojmë frymën e kursimit, rreptësinë personale dhe qëndrimin e ashpër që karakterizon burokracinë gjermane prej vitit të largët 1640 dhe postet zyrtare më në fund të hapen plotësisht për njerëzit e zakonshëm sipas parimit: karrierë e hapur për talentin? Përse të mos largojmë infeksionin politik, partiak, patronazhist dhe klientelist nga administrata, duke respektuar paanësinë dhe teknicitetin e saj? Si do të mund të luftojmë ndryshe suksesshëm korrupsionin si kushtin e vetëm për të ndërtuar shtetin dhe forcuar institucionet? Si do të mund të sigurojmë ndryshe shërbimet publike, zbatimin e ligjeve dhe mbrojtjen e interesit publik, të shmangim që pjesa dërmuese e fondeve publike të shkojë tek elitat siç po ndodh deri më tani? Korrupsioni është një karakteristikë vetëm e qeverive dhe pikërisht për këtë arsye duhet ngritur një qeveri me vullnet dhe aftësi për t'u përballur me të, të rikthejë besimin e publikut dhe forcojë rendin ligjor. Korrupsion nuk është vetëm vjelja e rentave (diferencave të krijuara artificialisht nëpërmjet burokracive të tepërta nga qeveria, midis kostos dhe çmimit), por edhe patronazhimi dhe klientelizmi. Qeveritë priren të mbajnë aftësitë rregullatore të tregut, duke prodhuar pikërisht nëpërmjet tyre rentën. Pra, ato duhet të ndihmojnë në liberalizmin dhe frymëmarrjen e tregut, duke mbajtur sa më pak kompetenca të tilla rregullatore. Patronazhimi dhe klientelizmi janë dukuritë më të përhapura të korrupsionit dhe që paralizojnë efektivitetin e çdo qeverie kur ato gjejnë mundësi. Ato krijojnë marrëdhënie të ndërsjellta favoresh midis dy individësh me status dhe kompetenca të ndryshme, favore që jepen në shkëmbim të besnikërisë dhe mbështetjes politike. Fryma e patronazhimit dhe klientelizmit ka mbizotëruar dikur në dy partitë e mëdha politike në USA, por ai është braktisur prej kohësh dhe pikërisht në fund të shekullit të 18. Përmendja e tij si shembull i pranueshëm amerikan, është më shumë se i papranueshëm, pasi partitë politike në USA kanë mbi 100 vjet që janë distancuar nga një praktikë e tillë. Klientelizmi politik, cenon cilësinë e qeverisë, besimin e publikut, sistemin politik, arritjet ekonomike, meritokracinë, paanshmërinë, aftësitë teknike, fryn faturën e pagave, rrit deficitin fiskal, frenon reformimin, fuqizon elitat ekzistuese dhe bllokon llogaridhënien demokratike.

Pikërisht sepse një qeverisje kapërcen miqtë dhe familjen, mund të kemi një forcim të institucioneve politike dhe të shtetit modern, duke fshirë rrjetin patronazhisto-klientelist që në të vërtetë është një shtet bllokues brenda shtetit. Kjo lloj qeverisjeje do të ndikonte pozitivisht edhe në procesin e votimeve të mëvonshme, duke rrënuar vargun e ndërmjetësve në politikën tradicionale që ndikojnë në blerjen e paligjshme të votës dhe kontrollojnë sjelljen e votuesve klientë. Një qeverisje larg klientelizmit gjithashtu do të nxiste arsimimin si bazë për një karrierë të suksesshme, tashmë të bllokuar dhe dëmtuar nga punësimet partiake. Një qeverisje e tillë do t'i jepte fund pasurimit me anë të politikës, karakteristikë e vendeve të varfëra dhe do ta drejtojnë vëmendjen e brezave të ardhshëm drejt korporatave apo sipërmarrjes personale private. Një qeverisje e tillë do ta mbante larg krizën ekonomike, duke marre shembull Greqinë dhe Italinë, të paafta për të shlyer borxhin sovran të akumuluar pak vite më parë, borxh i cili në Greqi arriti në 140% të PPB. Në themel të problemeve të Greqisë dhe Italisë qëndron fakti se, të dyja këto vende kanë përdorur punësimin publik në kushtet e një patronazhi politik, gjë që ka çuar në fryrje te shërbimeve joefektive publike dhe shtimin e deficitit buxhetor. Greqia dhe Italia e Jugut kurrë nuk krijuan një burokraci moderne të tipit gjerman apo francez, duke instaluar paaftësinë kronike për të kontrolluar punësimin ne sektorin publik. Në të dyja këto vende, familja ngelet institucioni më i rëndësishëm i bashkëveprimit shoqëror, duke e konsideruar shpeshherë mashtrimin e shtetit si një dëshmi zgjuarsie. Ky mentalitet shihet edhe në politikën e jashtme greke, ku fqinjët trajtohen si kundërshtarë apo në ndërtimin e biznesit kryesisht vetëm mbi baza familjare larg korporatave të drejtuara nga profesionistë. Në Greqi ashtu si edhe në Shqipëri, urbanizimi nuk u nxit nga industrializimi, por nga zbritja masive e fshatrave drejt qyteteve, duke krijuar "qytetet fshatare". Kjo ka sjellë që politika greko-italiane e klientelizmit, që ka ndikuar tërësisht në atë shqiptare, të mos organizohej rreth shtresave të gjera shoqërore dhe interesave të tyre përkatëse, por në baze rajoni, klani dhe familjeje. Qëllimi i saj kurrë nuk ka qenë ideologjia, por siguria personale e liderit, familjes dhe klanit. Në vitin 1870 sektori publik në Greqi kishte shtatë herë më shumë personel se sa ai britanik në raport me popullsinë. Fryrje administrative kjo nga punësimi pa kriter i militantëve politikë. Edhe sot Greqia nuk ka arritur të krijojë një sektor publik modern dhe të paanshëm. Me kalimin e viteve kjo paaftësi është përjetësuar si zakon kulturor, gjë që duhet shmangur në Shqipëri. Patronazhimi tradicional italian evoluoi deri tek pragu i klientelizmit, pa i dhënë mundësi ndërtimit modern të shtetit edhe pse Italia është një vend mjaft i industrializuar. Politika italiane ashtu si ajo shqiptare, la jashtë saj, organizimin në bazë ideje dhe programi, aq sa pothuaj e neutralizoi opozitën. Si pasojë klasa e mesme e Italisë së Jugut u absorbua nga oligarkia tradicionale, e cila çimentoi pozitat e saj dhe të gjitha investimet e mëdha qeveritare në jug u gllabëruan prej saj ndërsa partitë politike merrnin përqindje të rregullta nga kontratat e punëve publike. Kështu pra, që dikur qeverisja shqiptare duhet të dalë nga ndikimi i këtyre dy modeleve qeverisjeje, pa shumë legjitimitet dhe kapacitet. Shqiptarët kanë nevojë që t'u rikthehet besimi tek qeverisja efektive, kompetente, ligjore dhe e paanshme, larg ryshfetit, korrupsionit, patronazhimit dhe klientelizmit. Nuk mund të ketë cilësi qeverisëse larg këtij besimi. Njerëzit kanë nevojë t'i afrohen qeverisë dhe jo ti largohen asaj si deri më tani, duke hedhur së bashku themelet e shtetit modern. Të shpresojmë që politikëbërësit të dalin nga kurthi i së kaluarës historike 30-vjeçare dhe të ndërtojnë një qeveri të së ardhmes.