BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

A do të pajtohej Tolstoi dhe Dostojevski me invazionin e Ukrainës?

A do të pajtohej Tolstoi dhe Dostojevski me invazionin e Ukrainës?

Aktet barbare të ushtrisë ruse në Ukrainë,kanë tronditur jo vetëm të gjallët,por kanë bërë që të "lëvizin" edhe eshtrat, e dy shkrimtarëve të mëdhenj rus Tolstoi e Dostojevski.Jo pa qëllim i sollëm në vëmëndje të lexuesit këto dy figura,nga që ata në shkrimet e tyre e kanë dënuar dhunën dhe e kanë urryer luftën.Në cdo 9 Maji ushtria ruse ka parakaluar me madhështi në sheshin e kuq,duke festuar triumfin e fitores mbi nazi-fashizmin,ndërsa sot e mbuluar me turp,kërkon të parakalojë mbi kufomat e njerëzve të masakruar,të fëmijëve të izoluar dhe shkatërrimeve barbare.A do të pajtohej Tolstoi dhe Dostojevski,me paradën e turpit në Ukrainën e martirizuar?Kurrën e kurrës.Kjo mendësi prej një oligarkie nekrofilësh,tregon se këta barbarë që po shkatërrojnë jetën e një populli paqësor,nuk mund t'i vecosh nga krimet e nazi-fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.Pamjet makabre të transmetuara nga televizione e agjensi të ndryshme nga e gjithë bota,për ngjarjet në Bucha,Kharkiv,Mariupol e rrethinat e Kievit etj,nuk lënë hapësira për komente.Megjithse veprat e këtyre dy shkrimtarëve e kanë kapërcyer kohën,ato mbeten aktuale për brezat e ardhshëm,që përmes prizmit të analizave të tyre,do t'i shohin në mënyrë kritike problemet e realitetit që i rrethon.Në fund të Luftës së Dytë Botërore,kritiku gjerman Theodor Adorno,e përshkroj Holokaustin si një disfatë globale të kulturës dhe filozofisë perëndimore.Ai shkoj edhe më larg se kaq duke shtruar pyetjen;"A mund të kishin aftësitë qëniet njerëzore të jetonin pas Aushvicit?Por konteksi i Holokaustit nuk mund të përdoret për situatën e sotme,që po përjeton aktualisht Ukraina.Por,duke medituar për moralin nga i cili janë udhëhequr këto dy figura të lëtërsisë ruse,që kanë dënuar dhunën dhe luftrat shkatërruese,nuk mund të mos mendohet se mizoritë në disa qytete të lartpërmendura,të mos ndikojnë në përceptimin negativ të kulturës ruse.Dostojevski duke qënë kritik ndaj krimit do të shkruante;"Njeriu mbi këtë tokë nuk ka të drejtë të kthejë shpinën dhe injorojë atë cka po ndodh në tokë".Në romanin Vëllezërit Karamazov të shkruar në vitin 1880,Dostojevski në mënyrë radikale vendosi para lexuesit,dilemën morale të vuajtjes së fëmijve.Por kur sheh sot fëmijët e izoluar që vuajnë urinë,kur sheh rrënojat e teatrit të Mariupolit ku në bodrumet e tij,janë strehuar fëmijët që përjetojnë ankthin e bombave,cfarë do të shkruante Dostojevski?Kur fjala fëmijë ishte shkruar para teatrit me gërma kapitale,që mund të lexohej nga ajri,për të mos patur keqkuptime nga ushtria ruse,që i ka kapërcyer kufijtë e arsyes njerëzore.Pa dyshim që ai nuk do t'i shmangej fatalit të bombardimit, të qënieve të pafajshme sic janë fëmijët në të gjithë botën.Po a do ta mbronte ai idene e ligjit natyral moral,të njeriut rus për masakrën c'njerëzorë të Buchas?Por cdo njeri që e ka njohur filozofinë e tij të krjimtarisë,nuk do të mbyllë sytë,për ideneëe tij të "Rusisë së zgjedhur".Dogma për këtë ide hidhej me rrymat globale ideologjike,të cilat justifikonin zgjerimin e perandorisë Ruse në të kaluarën.Kjo dogmë po shfaqet edhe sot nga politika megallomane ruse,e cila  përligj invazionin ndaj ukrainës,si një "operacion special" spastrimi nga neo-nazistët imagjinarë,duke folur në emër të superfuqisë nga majat e politi të veriut.Internimi në Siberi si shumë figura të tjera të profesioneve të ndryshme,kishte formuar tek ai ndikimin e përvojës vëtjake,se justifikimi i vajtjes do të krijonte terroorr të organizuar nga shteti,ashtu sic po ndodh sot me Ukrainën.Ky rebelizëm i të madhit të Rusisë,jo vetëm do ta tmerronte por do të protestonte kundër kësaj dhune të kënaqësisë për oligarkinë,që ka shkatërruar cdo vlerë të vllazërimit të dikurshëm,ku me të drejtë ukrainasit e hodhën poshtë këtë simbol në mes të Kievit.Politika ruse dhe mediat që anatemojnë të vërteten,harrojnë që televizionet dhe agjensitë e ndryshme të shume vendeve të botës,duke i dhënë ngjarjet drejtë për drejtë me pamjet makabre,po e penalizojne propagandën farsë të Rusisë.Sot Bota nuk është në kohën e Napoleonit,përballë ushtrive të Kutuzovit dhe Suvorovit, kur e vërteta e luftimeve merrej vesh pas 6 muajve.Në romanin "Lufta dhe Paqja"nga më të vlerësuarit të letërsisë botërore,Tolstoia do të shkruante;" se kyci i fitores është morali i ushtrisë ruse".Por kur?Kur ushtarët mbrojnë tokën e tyre,sepse ata e kuptojnë për cfarë luftojnë dhe kë po mbrojnë.Ndërsa sot ushtarët rus janë vrasës të jetës së fëmijve,të grave e të moshuarve,të lirisë e sovranitetit të Ukrainës.E kundërta është vlerësimi për ushtarët e Ukrainës,që duke rënë për mbrojtjen e lirisë dhe të popullit,cdo humbje është një pikëllim i paimagjinueshëm për familjet e tyre.Por Tolstoi ka mbajtur një qëndrim kritik edhe ndaj luftës ruso-japoneze në vitet 1904-05,duke shkruar një letër të hapur me titull;"Thirrini mëndjes"për dënimin e saj.Në atë letër ai do të shprehej me neveri,për humbjen e asaj lufte me turp nga Rusia.Vetë titulli i asaj letre thirrini mëndjes,është një mesazh që vlen edhe për sot si një këmbanë alarmi,tek të gjithë rusët që nuk mendojnë si Putini,për të gjykuar dhe vlerësuar se sa rëndon tragjedia e Ukrainës në ndërgjegjen e tyre,që është kthyer në një njollë të zezë për kulturën ruse.Në një nga esset e tij të vitit 1900 me titull;"Mos Vrit",është një diagnostikim i saktë edhe për veprimet e sotme të ushtrisë ruse.Kjo oligarki që është pushtuar nga ndjenjat e manisë së vetmadhëstisë si superfuqi,është kthyer në arbitër për jetën dhe marrdhëniet brënda shoqërisë ruse.Veprat e këtyre shkrimtarëve të mëdhenj të letërsisë botërore,megjithse janë pjesë e kulturës ruse,nuk kanë mundur t'i japin atë kuptim,që kanë dashur të thonë Tolstoi e Dostojevski.Sepse këtë operacion "special"që e llustron propaganda ruse,e trdhëtojnë krimet dhe shkatërrimet më mizore,që nuk kanë dallim nga ato të Luftës së Dytë Botërore.Sepse sic ka shruar shrimtari ukrainas Sergej Zhadan,invazioni kundër UIkrainës,shënon në vetvete disfatën humaniste ruse,e cila ka kapërcyer përtej kufijve të  arsyes.Ndërsa lideri i opozitës ruse Aleksej Navalin,i persekutuar nga regjimi diktatorial i putinizmit,duke folur për rrolin e dy shkrimtarëve të mëdhenj të kulturën ruse,u ka bërë thirrje bashkëatdhetarëve,të luftojnë despotizmin dhe luftën.Historia ka vertëtuar se të dyja ushqejnë njëra tjetrën,duke u bërë ideologji luftënxitëse.Po në të njëjtën linjë është edhe artistja e Ukrainës Alvetina Kahidze,e cila ka cituar romanin e Tolstoit Lufta dhe Paqja,ku në ditarin e saj ka ironizuar oligarkinë ruse,duke shkruar;"E kam lexuar letërsinë tuaj artistike,por ka të ngjarë që Putini nuk e ka lexuar, dhe ju e kini harruar".