BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

A do të takohet kancelarja gjermane Angela Merkel me demokristianët e Shqipërisë?

A do të takohet kancelarja gjermane Angela Merkel me demokristianët e

Demokristianët e Shqipërisë e themeluan partinë e tyre më 11 Dhjetor 1991. Mes vështirësive dhe pengesave që u krijonin funksionarët e lartë të sistemit komunist ende në pushtet, demokristianët arritën të shfaqen në skenën politike shqiptare edhe me ndihmën e ndonjë lideri lokal të Partisë Demokristiane të Italisë. Thonë që udhëheqësi i fundit komunist Ramiz Alia, njohës mjaft i mirë i politikës europiane dhe ndërkombëtare, kishte dhënë porosi që të mos lejohej themelimi i një Partie Demokristiane në Shqipëri dhe të pengohej e të mos lejohej forcimi i saj. Ramiz Alia e dinte se arkitektët e demokracisë kristiane: Robert Schumann në Francë, Konrad Adenauer në Gjermani dhe Alcide de Gasperi në Itali, i thyen politikisht komunistët e Luftës së Dytë Botërore dhe rindërtuan shtetet e tyre dhe të Europës Perëndimore nga dëmet, krimet që shkaktuan nazistët dhe fashistët gjate luftës. Demokristianët në Europën Perëndimore ishin dhe janë forca politike udhëheqëse. Demokristianët e Shqipërisë të frymëzuar nga kjo filozofi politike, në mes të vështirësive të shumta, më 25 dhjetor 1993 arritën të nxjerrin në treg numrin e parë të gazetës "Ora e Shqipërisë" organ i PDK-së dhe më 27 shkurt 1994 të zhvillojnë punimet në Tiranë të Kongresit të Parë të Partisë Demokristiane të Shqipërisë ku morën pjesë 158 delegatë nga degët e PDK-së në qytete të ndryshme. Kryetar i PDK zgjidhet Zef Bushati me 103 vota përballë tre kandidatëve të tjerë. Më 17 qershor 1995, në Luzern të Zvicrës themelohet Unioni Shqiptar Demokristian, ku merrnin pjese demokristianët e Shqipërisë, Kosovës dhe Diasporës. Më 1 korrik 1995 në Bukuresht, Partia Demokristiane e Shqipërisë pranohet me statusin e vëzhguesit në (EUCD) Unioni Kristian Demokrat Europian të mbështetur nga Presidenti Wilfried Martens dhe Doris Pack. Në mbledhje mori pjesë kryetari i PDK-së. Më 2-3 dhjetor 1995 zhvilloi punimet në Tiranë, në sallën e Teatrit të Operës, Kongresi i Parë i USHDK-së (Unioni Shqiptar Demokristian). Marrin pjesë delegatë demokristianë nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga Diaspora, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva e Bujanovci. Kongresi u krahasua si një ngjarje e dytë e rëndësishme mbas Lidhjes së Prizrenit. Këto suksese të demokristianëve të Shqipërisë vijuan edhe me rezultate të tjera. Kështu më 20 tetor 1996, në zgjedhjet për pushtetin lokal Partia Demokristiane fitoi kryetarin e Komunës së Velipojës dhe kryetarin e Komunës së Shëngjinit si dhe rreth 89 këshilltarë në bashki e komuna. Më 12 mars 1997 formohet qeveria e Pajtimit Kombëtar. PDK-ja përfaqësohet në qeveri me Ministrinë e Kulturës. Në zgjedhjet parlamentare më 28 qershor 1997 PDK-ja fiton dy deputetë në Parlament. Më 27 nëntor 1999 Kryetari i PDK-së merr pjesë në mbledhjen e Byrosë së IDC-së (Internacionalja Kristian Demokrate) në Bukuresht. PDK-ja pranohet anëtare me të drejta të plota dhe status të përhershëm në IDC, si dhe vëzhguese në EPP. Më 1 tetor 2000 PDK-ja arrin rezultatin më të lartë në historikun e saj. Zgjedhjet për pushtetin vendor ku ajo fiton 147 këshilltare në këshillat e qarqeve, bashkive dhe komunave në 26 qytetet kryesore të Shqipërisë dhe 7% të votave duke u renditur forca e tretë politike në vend. Mbas këtij rezultati tronditës për ish-komunistët filluan diversionet, pengesat, skenarët per copëtimin e demokristianëve të Shqipërisë. Era e persekucionit filloi përsëri të fryje kundër demokristianëve. Sakrificat dhe kurajo e idealistëve demokristianë bënë që kjo forcë politike të mbijetojë. PDK arriti të ketë përsëri ngritje deri në 8 deputetë në Parlament si dhe të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe dy zv.ministra, Ministrinë e Jashtme dhe të Integrimit. Përsëri rënie e përsëri ngritje. Mbijetesë demokristiane. Nga njëra anë socialistët, kundërshtarët politikë të demokristianëve dhe për çudinë e të gjithëve nga ana tjetër Partia Demokratike, e cila i shikonte demokristianet si konkurrentë përballë Partive Popullore Kristian Demokrate të Europës. Makinacionet që përdornin drejtuesit e lartë kryesorë të PD ndaj Partisë Demokristiane për ta dobësuar e për ta copëtuar ishin aq sa të papranueshme, por edhe të turpshme. Drejtuesit e Partive Popullore Europiane mbanin e mbajnë raporte vetëm me PD. Edhe pse PD i ngjan një vreshti të madh me hardhi dhe gjethe e pa një kokërr rrushi kristian demokrat, përsëri, drejtuesit kristiandemokratët europianë e veçanërisht ata gjermanë, raportet i kanë të lidhura, për interesat e tyre, me pushtetin e PD-së e aspak me idealet e një filozofie politike demokristiane. Të njëjtat raporte mbante e mban edhe Fondacioni Konrad Adenauer në Tiranë. Asnjë përkrahje, ndihmë e mbështetje nga “vëllezërit” demokristianë europianë. Pse? Se nuk jemi në pushtet? Kjo indiference ndaj demokristianëve shqiptarë e Partive homologe Demokristiane Europiane bëri që demokristianët shqiptarë të arrijnë mbas 30 viteve rezistencë e mbijetesë përpara pyetjes: Pse nuk na duan në demokristianët e Shqipërisë? Pse? Se nuk kanë interes? Le të shpresojmë që përgjigjen e kësaj pyetje të na e japë zonja Merkel gjatë vizitës së saj në Tiranë nëse ka dëshirë të takohet me homologët politikë të CDU në Shqipëri.