BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Opinion / Editorial

A duhet studentët të vijnë në auditorë semestrin e dytë?

A duhet studentët të vijnë në auditorë semestrin e

Pandemia vazhdon të dominojë në botë duke shkaktuar shumë infeksione shumë vdekje dhe probleme ekonomike të mëdha në çdo vend të botës. Në përgjithësi sipas historisë së Pandemive që kanë prekur njerëzimin Pandemitë nuk kanë vazhduar më shumë se 1 vit e gjysëm deri në dy vjet maksimumi. Nga 19 Pandemi që ka pësuar njerëzimi duke filluar nga viti 165-180 e.r., me Murtajën antonine ku vdekjet njerëzore besohet të kenë qenë rreth 5 milionë njerëz e deri tek Gripi spanjoll i vitit 1918-1919, ku vdekjet njerëzore mendohet të kenë qenë rreth 40 milionë njerëz, e deri tek SARS dhe virusi i derrit i vitit 2009-2010, me Pandeminë Ebola-n 2014-2016, me Pandeminë e MERS (middle east respiratory syndrom) viti 2015 dhe tani me COVID-19 në të cilën Pandemia po vazhdon duke infektuar 103.997.416 njerëz dhe 2.249.610 vdekje deri në ditën e sotme 2 shkurt 2021, - pandemitë nuk kanë vazhduar më shumë se një vit e gjysmë. Shumë shtete të BE dhe jashtë saj kanë marrë masa nga më të ndryshmet për shkollat dhe universitetet duke përdorur mbylljet e pjesshme dhe mësimin në distancë (online). Anglia i ka mbyllur kolegjet deri në 21 shkurt, ndërsa në SHBA ka mbyllje të pjesshme, por gjithmonë universitetet janë në kontakte të ngushta me përfaqësuesit e Shëndetit Publik (Live Updates: Latest News on Coronavirus and Higher Education (insidehighered.com)). Në BE, Greqia ka mbyllur kopshtet dhe shkollat elementare kurse Universitet punojnë pjesërisht online dhe pjesërisht në auditor. Gjermania ka vendosur udhëzime të pjesshme në varësi të disa elementëve bazë për të hapur shkollat, mbyllur pjesërisht apo për ti mbyllur plotësisht, p.sh., duhen marrë parasysh: Epidemiologjia e COVID-19 në nivel lokal; kjo mund të ndryshojë nga një vend në tjetrin. Të mirat dhe rreziqet; çfarë të mirash dhe çfarë rreziqesh ka për fëmijët dhe stafin hapja e shkollave duke përfshirë: Intensitetin e transmetimit në zonën ku shkolla operon, nëse nuk ka raste, nëse ka transmision sporadik, nëse ka transmetim në grumbuj njerëzish apo në komunitet, ndikimi i mbylljes së shkollës në drejtim të arsimit, shëndetit në përgjithësi, dhe mirëqenies dhe mbi studentët më të cenueshëm si invalidët dhe vajzat e zhvendosura.

Efektiviteti i strategjive të mësimit në distancë (online)

Kapaciteti i shkollave dhe insitucioneve arsimore për të operuar më me siguri

Zbulimi dhe përgjigja: A janë autoritet lokale të afta për të vepruar shpejt?

Bashkëpunimi dhe koordinimi: A është shkolla duke bashkëpunuar dhe autoritetet e ISHP lokale?

Diapazoni i masave të Shëndetit publik për t’u implementuar jashtë shkollës

(Coronavirus disease (COVID-19): Schools (who.int))

Përsa i përket Shqipërisë, masat e marra nga qeveria kanë qënë efikase. Praktikisht në spitale ka shtrime që shkojnë mesatarisht në 280 shtrime në spitale. Gjatë periudhës së dimrit njihet se infeksionet në përgjithësi dhe përhapja e infeksioneve të COVID-19 shtohet shumë. Infeksionet COVID-19 ndoshta dhe mutacionet e reja kanë shtuar numrin e injeksioneve, por e rëndësishme janë dy masa kryesore:

-Mbajtja e maskës jashtë dhe brenda institucionit- qëndrimi në largësi deri në 2-2.5 m- higjiena e duarve dhe e mjedisit, sipas porosive të OBSH, gjë që qeveria e ka zbatuar fare mirë.

-Vaksinimi masiv i popullatës në mënyrë që të ndërpritet pandemia.

Në rastin e dytë për të arritur “imunitetin e tufës” kërkohet një vaksinim masiv i 70% të popullatës, e cila në Shqipëri kërkon 2.1 milionë doza vaksinimi për 2 herë për person me Vaksinat Pfizer& BioNTech dhe Moderna të cilat kanë efikasietet rreth 94.5%-95%, kurse doza e parë vetëm 50%. Këto dy vaksina janë realizuar me një metodë të re e të shpejtë prodhimi nëpërmjet një proteine të genomit të pjesës “spike” të retrovirusit COVID-19. Por efektet anësore të kësaj vaksine janë relativisht të mëdha dhe të rrezikshme rreth 11% e pacientëve kanë reaksione nga më të lehtat si ato alergjike e deri në disa vdekje. Po kështu edhe me Vaksinën Astra&Zeneca e cila ka një efikacitet në dozën e dytë rreth 92%, por që nuk kanë efekt në moshat mbi 65 vjeç. Të gjitha këto vaksina janë miratuar nga FDA (Federal Drug Agency) e SHBA dhe nga EMA (Europian Medicines Agency). Të rëndësishme janë dhe vaksinat e Rusisë të miratuara nga instituti Gemelaja në Rusi – Sputnik V, e cila ka efikasitet 92%, por nuk ka efekte anësore të rënda dhe vaksina kineze, e cila ka efikasitet rreth 88%-90%, të cilat janë shpërndarë në disa shtete. Nëse EMA miraton këto vaksina, këto mund të merren dhe në Shqipëri patjetër. E rëndësishme është që në Shqipëri të shikohet seriozisht nga qeveria në kontakt të ngushtë me MASR dhe Komitetin e Ekspertëve për hapjen e universiteteve dhe shkollave të larta duke patur parasysh udhëzimet e OBSH dhe të shembullit gjerman për kushtet e hapjes së shkollave (shih më sipër) duke shtuar edhe këto konsiderata sipas mendimit tim: Mundësinë e vaksinimit të të gjithë pedagogëve të brendshëm të universiteteve; Zbatimin e trekëndëshit-maskë-distancë-higjienë e mirë personale; Bashkëpunim me ISHP dhe Qendrat Epidemiologjike të Prefekturave në drejtim të monitorimit të Universiteteve; Bashkëpunim me Urgjencat kombëtare për ndihmën dhe shtrimin në spitale të rasteve të mundshme të infektuara; Krijimin e shtretërve të nevojshëm të lirë në spitale në bashkëpunim me MSH, për rastet që mund të vijnë nga universitetet pedagogë apo studentë. Përse duhen hapur universitetet? Argumentet janë të shumta: Studentët e kanë të nevojshme kontaktin fizik me ambjentet shkollore dhe pedagogët për të marrë sa më shumë informacion dhe aftësim në programet ku janë regjistruar. Mësimdhënia online është një e “keqe e domosdoshme” në rastin e pandemisë, por studentët duhet të jenë të pranishëm në aktivitetet mësimdhënëse dhe në aktivitetet e tjera universitare. Qëndrimi për një kohë të gjatë jashtë universiteteve dëmton cilësinë dhe psikikën e studentëve, të cilët detyrohen të rrinë nëpër lokale të cilat gjithashtu mund të jenë burim infeksioni dhe dembelizmi. Infeksioni i moshave të reja është shumë më i ulët sesa i moshave të rritura. Në përfundim mund të themi se në rast se bashkëpunohet ngushtë me MSH-ISHP- Qendrat Epidemiliogjike të Prefekturave-MASR- Universitete, është e mundur që të mund të hapen universitetet të paktën për realizimin e Seminareve dhe Aktiviteteve mësimore në grupe të vogla konform Vendimit Nr. 41 të vitit 2018, ndërsa leksionet në rastin e grupeve mësimore të mëdha mund të bëhen online, kurse leksionet e grupeve mësimore të vogla për auditore mbi 100 vende mund të bëhen brenda këtyre auditorëve duke respektuar sigurisht rregullat e vendosura të Komitetit të Ekspertëve.