
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

A duhet të besojnë shqiptarët tek demagogjia e integrimit deri në vitin 2030?

Shkruar nga Kastriot Aliaj 11 Shtator 2023

Bashkimi Evropian si një komunitet i vlerave të përbashkëta, produkt i traktateve të Mastrihtit dhe më vonë edhe atij të Lisbonës, që solli ndryshime të shumta në performancën e saj, nuk ka mundur t'a binde BP me strategjinë e integrimit. Angazhimet për t'u bërë një komunitet model vlerash, duke filluar nga tregu i përbashkët pa kufij, nga solidariteti dhe deri tek burokracia e institucioneve brënda saj, nuk i kanë dhënë shkëlqimin e premtuar. Lënia e BP pas dyerve të saj, duke e lakuar në cdo forum dhe konferenca të njëpasnjëshme, është treguesi më sinjifikativ për ne shqiptarët, të zhgënjyer plotësisht nga qëndrimet e saj. Cështja e integrimit të BP u lakua edhe në forumin e fundit të BLED-it në Slloveni, i cili megjithse e tejkaloj vëmëndjen rajonale nga përfaqësuesit e BE, përsëri mbeti tek retorikat burokratike, e premtimeve se të dy palët duhet të jenë garti deri në vitin 2030. Megjithse ky forum u zhvillua në një mjedis të mbrekullueshëm të natyrës sllovene, nuk ndikoj në marrjen e një vendimi për t'i gëzuar Shqipërinë dhe MV, të cilave ju premtua se do pranoheshin që në vitin 2020. Ky forum e kaloj përciptas cështjen e zgjerimit, duke ju dhënë përparësi problemeve të tjera shqetësuese për burokracinë e BE. Aty dolën të tjera andralla që e spostuan vëmëndjen e integrimit, si reforma institucionale, e vendimarrjes, për t'u përgatitur në aspektin ininstitucional dhe financiar, zgjidhja e problemeve globale, si dhe vuri si detyrë përgatitjen e të dy palëve, për të qënë gati deri në vitin 2030. Kjo reformë per BE na qënka tepër e domodoshme, sepse prania e BP pa të nuk do të jetë efikase. Por BE nuk u krijua sot, ku mungon përvoja dhe eksperienca në angazhimin e zgjidhjeve të problemeve globale, kur edhe institucionet ndërkombetare, janë vënë para vështirësive të luftës, krizës financiare, përplasjeve lindje perëndim për zotërim të rajoneve dominuese. Kështu cështja e integrmit të BP, u var tek porta e BE edhe për një periudhë që nuk i dihet fundi. Por populli ynë që vecohet për fjalët e urta, nuk mund të mos i qesëndisë këto vendime me thënien;" Prit o gomar të mbijë bar". Kjo është filozofia e BE së premtimeve zhgënjyese, që po mban pëng Shqipërinë dhe MV, të futura në një thes me Sërbinë dhe Republikën Srpska të Milorad Dodikut, që kanë qënë dhe mbeten sherri i Ballkanit. Si mund të trajtohen njëlloj shtetet e BP, kur "demonët e nacionalizmit" sërb flasin me konotacion negativ për shqiptarët, dhe në vecanti për Kosovën, kur nuk e njohin si shtet i lirë dhe i pavarur. Po në këto pozita janë dhe antaret e BE si Greqia, Rumania Spanja Sllovakia dhe Qipro, mbështetëse të nacionalizmit neurotik sërb, që nuk e paranojnë pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Si mund të besohet tek Greqia e pa cliruar nga tendencat agresive, kur mban në sirtaret e saj ligjin e luftës me Shqipërinë, e kërcënon atë dhe ndërhyn në punët e brëndëshme, duke marrë në mbrojtje një kriminel, që pretendon se është minoratar grek? A mund të jetë një shtet i tillë, antar i një komuniteti sic është aktualisht BE? A është ky komuniteti i vlerave të përbashkëta, që do të performonte një BE model në këtë rajon të botës? Ne shqiptarët nuk ligështohemi dhe as impresionohemi, nga indiferenca dhe qëndrimet negative të burokracisë së BE, duke na futur në një thes me Sërbinë, e masakrave agresive, me genocidet, shkatërrimet, dhunimet, të cilat e bënë BP të kullojë gjak. E megjithate kësaj shkaktare të tragjedisë ballkanase, nuk i është kërkuar llogari për krimet e bëra. Në se BE mendon se Aleksandër Vucic, mund të ridimensionojë partnertetin strategjik të Sërbisë,shpresat për të janë të padukëshme në horizont. Nga që Sërbia nuk e do antarësimin në BE, sepse ajo është plotësisht në shërbim të oligarkisë putiniane. Në se BE kërkon të ndryshojë mentalitetin e Sërbisë, që po drejtohet nga ushtarët e Miloshevicit, BP as në vitin 2050 nuk antarësohet si pjesë e komunitetit të saj. Për cfarë pranimesh flet BE me Sërbinë, kur ajo nuk pranon shpalljen"non grata " të Milorad Dodik nga SHBA , i cili është kthyer në bombë me sahat për BP. Pse BE nuk veproj ashtu si dhe NATO, që edhe pse në kushte lufte bëri zgjerimin e saj me dy antare të reja, duke e cuar në 31 numurin e tyre. Vëmëndja e BE për Shqipërinë ka qënë e dobët dhe formale, megjithse ajo është karakterizuar nga vizioni i saj, për t'u bërë pjesë e këtij komuniteti. Që në mars të vitit 2015, në takimin e pestë të dialogut të nivelit të lartë midis Shqipërisë dhe BE, komisjoni i integrimit vleresoj si të nevojshme plotësimin e dy kushteve;1- Qeveria duhet të fillonte dialogun me opozitën, 2-Shqipëria duhet të ofronte reformat në pesë fushat e indentifikuara, si në administratën publike, sundimi i ligjit, korrupsioni,krimi i organizuar, të drejtat themelore, të cilat u bënë pjesë e raporteve, që cuan të dy palët në vendimin e vitit 2020. Ky qëndrim zyrtar u mbështet plotësisht nga PE, përmes një rezolute e cila u komunikua një muaj me vonë. Të dy shtetet si Shqipëria ashtu edhe MV, kanë qënë gati që me 2020, edhe pse disa nga shtetet antare ishin skeptike për pranimin e tyre. Edhe pse u muar miratimi nga Bullgaria per MV, BE ndryshoj taktikë duke nxjerë në tavolinë procesin reformues të saj, për problemet e brëndëshme si dhe angazhimin në zgjidhjen e problemeve globale. Është për të ardhur keq sepse interesi i qytetarëve tanë, për t'i besuar këtij komuniteti ka rënë ndieshëm. BE nuk duhet të kthehet në një klub interesash për të pasurit, por një komunitet vlerash për të gjithë evropianët, mbi bazën e parimeve të percaktuara në Kopenhagen më 1993. Zgjerimin e saj me antarë të rinj sic janë aktualisht Shqipëria dhe MV, e bëjnë edhe më imperative presionet ndaj SHBA dhe vetë BE nga BRICS, i cili në se nuk frenohet me synimet që ka, do ta vështirësojë edhe më shumë konkurencën e zhvilimeve gjeostrategjike. Ne shqiptarët që jemi në dilemë për besueshmërinë e saj, ndihemi krenar që kemi qënë dhe jemi garant të paqes, sigurisë dhe fqinjësisë në rajon. Me sa duket kjo BE nuk e njeh historinë e kombit shqiptar, i cili përvecse ka ofruar vlerat me të mira në këtë rajon, disa nga anarët e saj që ngurojnë t'i japin votën i kanë shumë borxhe Shqipërisë dhe popullit të saj, që ka shpresuar shumë tek ky komunitet.
Më të lexuarat


Të lumtë Albin Kurti !

Manastiri i Banjskës në Zveçan është vatër e grupeve terroriste Serbe në veri të Kosovës

Konfuzion i paparë dhe Mashtrim në Arsimin e Lartë duke parë rankimet e universiteteve shqiptare në Shqipëri në Europë dhe në botë

Ndërkombëtarët t'i qëndrojnë afër Kosovës, ta fuqizojnë dhe anëtarësojnë atë në NATO, dhe KE

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike
