BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Opinion / Editorial

A duhet të merret ISKPK me LANÇ-in dhe historinë e saj?

A duhet të merret ISKPK me LANÇ-in dhe historinë e saj?

Dëgjojmë dhe shikojmë, që organizohen emisione dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me financimet e organizatave të huaja, ku diskutohet një temë shumë e nxehtë dhe aktuale dhe shumë e rëndësishme për momentin, që po kalojmë. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ). Ka patur gjithmonë debate lidhur me këtë temë, sepse një pjesë e mirë e pasardhësve të asaj periudhe e lavdërojnë dhe një pjese të mirë të pasardhësve të kolaboracionistëve iu djeg nën këmbë kjo gjë. Kjo vjen prej faktit, që dokumentet e asaj periudhe janë kokëforte dhe ata përpiqen, që t`i justifikojnë veprimet e tyre me faktin, që kanë luftuar kundër komunistëve dhe komunizmit. Nuk ka rëndësi, nëse ata kanë bashkëpunuar haptazi me nazifashistët, kundër të cilëve luftoi një botë e tërë dhe ata u mundën dhe kapitulluan keqazi dhe me turp të madh. Ndërsa ne glorifikojmë bashkëpunëtorët dhe kolaboracionistët e kësaj periudhe. Mendim shumë arkaik dhe pa vlerë! Fitimtari do të mbetet gjithmonë fitimatar, ndërsa humbësit do të kenë gjithmonë damkën e humbësit. Sepse Gjyqi i Nyrnbergut vendosi dhe dënoi njëherë e mirë nazifashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Njëherë e mire!!!! Sado që të përpiqen “historianët dhe studiuesit” e sotëm të ulin vlerat e kësaj lufte, prapëseprapë dielli nuk mbulohet me shoshë! Instituti i Studimit të Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit (ISKPK) është krijuar nga parlamenti ynë “shqiptar” për të “rishkruar” historinë e popullit shqiptar gjatë Luftës Antifashiste Nacional- Çlirimtare dhe për të rehabilituar figurat kolaboracioniste dhe bashkëpunëtorët e pushtuesve nazifashistë. Kjo është gjëja më absurde, që mund të bëjë një institucion shtetëror, sepse ajo nuk e ka tagrën për ta bërë këtë.Ajo nuk ka kurrfarë të drejte për këtë gjë. Historia mund të rishikohet vetëm nga historianët dhe specialistët adapt për këtë çështje. Po e theksoj, historia e LANÇ-it mund të “rishikohet” në disa fragmente dhe momente të saj, të cilat janë dyshuese, por që të rishkruhet komplet edhe njëherë nga e para, kjo është diçka e papranueshme, sepse LANÇ-in e bëri populli shqiptar me në krye Frontin Antifashist, pjesë e së cilës ishte dhe Partia Komuniste, duam apo s`duam ne, duan apo nuk duan historianët e sotëm, sepse siç ka thënë edhe Faik Konica i famshëm, e keqja e shqiptarit nuk është i huaji, por vetë shqiptari, sepse i huaji, kur gjen shesh, bën përshesh. Po lexoja në Facebook disa informacione lidhur me konferencat, që paska organizuar ky institut gjatë viteve të fundit. Nëpër këto konferenca “hulumtuesit” dhe “studiuesit” e nderuar e nxorën Partinë Komuniste si një parti të jashtligjshme, sepse nuk kishte statusin e personit juridik, i cili buronte nga regjistrimi, dhe ishte kusht i domosdoshëm për ushtrimin e veprimtarisë politike, financiare, etj. Sipas tyre, PKSH nuk u regjistrua kurrë si parti politike, në zbatim të ligjit nr. 370, 6 dhjetor 1946, dhe për rrjedhojë gjithë veprimtaria e saj ishte jo e ligjshme. Këta zotërinj konkluduan në kumtesat e tyre shkencore, se PKSH ishte një organizatë kriminale, e cila kishte kryer një numër të pafund krimesh, duke filluar me përmbysjen e rendit kushtetues të parashikuar nga kushtetuta e vetë regjimit, dhe që ishte krimi i rëndë, i parashikuar nga Kodi Penal, si tradhti kombëtare. “Përmbysja e rendit kushtetues të parashikuar nga kushtetuta e vetë regjimit“ – një mendjelehtësi dhe çoroditje mendore nga ana e atyre, por edhe një mediokritet historik. Madje këta arritën në konkluzionin, që PKSH ishte një filial i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (i administruar përmes jugosllavëve). Franz Kafka ka thënë dikur: Nuk është e vështirë të jesh injorant, sepse historia jonë është mbushur plot me shembuj inkurajues. Po bashkëpunëtorët dhe kolaboracionistët shqiptarë, çfarë kishin kryer duke bashkëpunuar haptazi me pushtuesit nazifashistë, kur ekzistojnë edhe marrëveshjet midis organizatave nacionaliste dhe Nazifashistëve? – Do të thoja, BESNIKËRI KOMBËTARE ndaj pushtuesve! E kam përmendur edhe në shkrimet e mëparshme thënien e famshme të Hitlerit, kur u pyet, se cilët ishin për atë njerëzit më të këqij, që kishte njohur në jetë, ai iu përgjigj lakonisht: “Njerëzit më të këqij, që kam njohur, janë ata që më kanë ndihmuar mua për të pushtuar vendet e tyre”. Ndërsa ata, që luftuan dhe derdhën gjakun dhe dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë janë etiketuar si tradhëtarë të kombit. Sa paradoksale! Kur mendon, që udhëheqësit e kësaj partie u njohën edhe nga Fuqitë e Mëdha dhe morën pjesë me të drejta të plota nëpër konferencat e pasluftës, kur LANÇ-i u pranua nga këto fuqi. Të mos harrojmë, që ushtria jonë partizane u furnizua me raste me armë dhe veshmbathje nga aleatët e mëdhenj. Duhet theksuar dhe mëshuar më shumë tek fakti, që Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare u drejtua nga Fronti Nacionalçlirimtar me pjesëmarrjen e të gjithëve pa dallim feje, bindje dhe ideje. Faktet janë kokëforte dhe nuk mund t`i zhbësh dot ato. Këta „hulumtues“ dhe „studiues“ kanë nxjerrë madje „lista të zeza“ me emrat e partizanëve „kriminelë“. Për të qeshur dhe për të qarë! Ku arrin meskiniteti dhe injoranca njerëzore!!! Po krimet dhe masakrat, që kanë kryer bashkëpunëtorët dhe kolaboracionstët ndaj popullsisë së pafajshme dhe ndaj forcave partizane? Pse nuk kanë nxjerrë një listë emërore me këto emra? Apo këta duhen lavdëruar dhe ngritur në piedestal, këta duhen justifikuar me faktin, sepse këta kanë luftuar kundër komunizmit dhe komunistëve? Vajmedet, ku po shkon Shqipëria. Prandaj, siç ka thënë Dario Fo, një popull nuk mund të kulturohet pa njohur historinë e tij të vërtetë. Prandaj në përfundim të këtij shkrimi - opinion më lind e drejta e pyetjes: A ka të drejtë ky institut të merret me LANÇ-in dhe luftën e lavdishme të popullit tonë? – Absolutisht që jo!