BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x
BREAKING NEWS

“U mbars mali dhe polli një mi”/ Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe zbulon prapaskenat e protestës së 7 korrikut: Rama nuk do të ishte i qetë nëse...

“U mbars mali dhe polli një mi”/ Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe
x

Opinion / Editorial

A duhet të “penalizojë” portali për arsimin instrumentistët elitarë?!  

A duhet të “penalizojë” portali për arsimin

Lexova në një media on-ine një lajm që më bëri të shkruaj pak reshta për këtë temë. Ligji aktual për arësimin, portali i mohon të japë muzikë ish-trombistit të parë të TKOB-it, por jo mësueses së historisë. Kleanthi Gjika (Petrit Hajro), ish-trombisti i parë i Operas shqiptare, edhe pse ka mbaruar shkëqyer liceun dhe Akademinë e Arteve, nuk mund të japë mësim si mësues muzike në shkollat 9- vjeçare?! Portali 'Mësues për Shqipërinë' e ka skualifikuar për të dhënë mësim në shkollat 9- vjeçare, ai mund të japë mësim vetëm në shkollat profesionale ose në lice. 

Për këtë arsye Z.Gjika është ankuar në emisionin investigativ  “Fiks Fare”. Ai nuk jep më mësim dhe është zëvendësuar nga një mësuese historie e cila jep lëndën e muzikës.  

Ndërsa ZVA Përmet shpjegon për këtë pretendim të Gjikës, se edukimi profesional që ka trombisti Gjika e ka “penalizuar”. Portali e ka skualifikuar për mësues të ciklit 9-vjeçar, si rrjedhojë ai nuk mund të punësohet si mësues muzike pranë institucioneve të arsimit bazë. 

Ligjërisht duket se përgjigja e ZVA është e argumentuar, por pretendimi i im është se cila është mënyra, forma e menduar për këtë kontigjent artistësh që kanë kontribuar për artin kombëtar dhe lokal për tu punësuar për të dhënë lëndën e muzikës në të gjithë Shqipërinë?! Instrumentistët e frymës marrin të njëjtin formin artistik dhe muzikorë si të gjitha degët e tjera të muzikës dhe mendoj se duke luajtur në tastjerë ose fizarmonikë mund dhe duhet të japin lëndën e muzikës në shkollat 9 vjecare. 

Por një problem që duhet të shqetësojë komunitetin e muzikës është se shpesh për arësye punësimi me mbështetje politike ose klienteliste emërohen mësues muzike individë që kanë mbaruar studimet për degë të tjera lëndë të përgjithëshme. 

Së pari kjo formë është një fyerje e madhe për lëndën e muzikës që po e humbë rëndësinë në arësimin tonë 9 vjecarë dhe atë të mesëm që nuk bëhet fjalë. Ka patur një ide që instrumentistët e frymës do të japin mësim dhe duhet mendoj unë edhe në shkolla të mesme për të përhapur këta instrumente të rëndësishmëm që kanë një ndikim të madh tek individi. 

Me të vërtetë aktualisht marrin rëndësi lëndët e përgjithshme, kompjuteri dhe orët sportive por lënda e muzikës duhet të ketë atë rëndësi që ka patur në shekuj dhe vite për edukimin dhe formimin njerëzorë.  

Së dyti instrumentistët e frymës kanë një rëndësi në të gjithë botën. Instrumentistët e frymës, më duket në Francë kanë dalë në pension të detyruar nëse kanë patur probleme me shëndetin si minatorët. 

Kurse në disa vende tjera europiane kanë një mbështetje të vecantë kur kanë qenë pjesë e artit elitarë, si në rastin tonë të Kleanthit që ka luajtur me dhjetra opera dhe balete të kompozitorëve të shquar shqiptarë dhe botërorë.  

Kleanthi është një muzikant shumë i mirë dhe një trombist me nivel të lartë, por më duket së është larguar nga TOB për arësye ekonomike dhe pati emigruar në Greqi në vitin 1996, si shumë bashkëkombës tanë.  

Në këtë shkrim nuk kam dëshirë ta trajtoj problematikën politikisht por profesionalisht dhe nga ana sociale. 

ZAV e Përmetit duhet patjetër të gjejë mundësinë ta punësojë këtë muzikant elitarë, i cili mund të kontribojë për mësimin e muzikës dhe për  instrumentet e tunxhit, jo betëm në Përmet por në të gjithë Jugun. 

Të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, por në raste të vecanta edhe ligjet mund të intepretohen në favor të individit dhe duhet të bëjnë përjashtime!