BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

A egziston një elitë e vërtetë intelektuale në Shqipëri?

A egziston një elitë e vërtetë intelektuale në

Është folur shumë për elitat, të cilat duhet të drejtojnë vendin dhe t’i japin mundësinë për të ecur përpara në rrugën më të mirë të mundshme me qëllim që vendi të prosperojë dhe integrohet me botën, kryesisht atë perëndimore. Vetë fjala Elitë vjen prej frëngjishtes – “eslire”, ose nga latinishtja “eligere”, që dmth me zgjedhur (https://www.collinsdictionary.com/dictionary/english/elite). Elita intelektuale janë intelektualë të shquar ose intelektualë superior si klasë që quhen edhe inteligjencia e vendit. Sipas sociologut Mills Elita intelektuale përbëhet nga lidershipi politik, drejtuesit e ushtrisë, Elita e Korporatave (ose ajo ekonomiko-financiare dhe e bankave), në të cilat luajnë rol mosha në përgjithësi e tretë, gjinia, kryesisht meshkujt, etnia që mbizotëron, arsimimi i lartë, dhe klubet apo shoqatat kulturore-sociale. Në Shqipëri problem më i madh ka qënë se kush e ka përfaqësuar elitën drejtuese shqiptare ndër vite dhe se çfarë zgjidhjesh i ka dhënë ajo vendit. Sigurisht me Elitë kuptohen disa njerëz të fuqishëm, të pasur ose të talentuar, brenda një grupi të veçantë, vendi të veçantë apo të një shoqërie të veçantë, pra me elitë i referohet njerëzve më të mirë dhe të të aftë të një grupi social përkatësisht. Pra kjo elitë përbëhet nga intelektualë, të cilët e formojnë këtë grup dhe në këtë elitë intelektuale përfshihen elita intelektuale kulturore, elita intelektuale politike, elita kulturore ekonomike, elita intelektuale militare, por dhe ajo religjioze e të tjera të cilat në shumë raste e izolojnë veten nga pjesa tjetër e grupeve shoqërore (https://www.quora.com/What-is-the-difference-betëeen-a-cultural-elite-and-an-intellectual-elite). Zakonisht, kjo elitë intelektuale drejton vendin nëpërmjet elitës politike. Shkurtimisht mund të themi se në Shqipëri, elita intelektuale ka ndryshuar shumë ndër vite. Nëse gjatë kohës së sundimit Osman, elita intelektuale shqiptare u modelua sipas modelit të rilindjes kombëtare me qëllim që të krijonte një Shqipëri të pavarur dhe një shtet të mirëfilltë shqiptar, në të cilën elita kulturore përbënte forcën goditëse për të krijuar një Shqipëri të tillë, ekzistonin në atë periudhë edhe drejtues ushtarakë të cilët krijuan çetat për të luftuar e çliruar vendin, madje edhe individë religjiozë të të tre feve që përkrahën këtë strategji. Asnjëherë elitat nuk mund të jenë të trashëgueshme ashtu siç ndodhte në monarkitë e vendeve të ndryshme të botës. Nga kjo elitë intelektuale doli elita politike, e cila u përpoq të drejtonte vendin nën drejtimin e Ismail Qemalit. Megjithëse Pavarësia e Shqipërisë u realizua nëpërmjet vendimeve të fuqive të mëdha, të cilat krijuan një shtet të copëtuar shqiptar, për shkak se krijimi i një shteti të fortë realizohet nga binomi Atdhe+ Fe, Shqipëria mbeti një shtet i dobët sepse njëra anë e binomit nuk ekzistonte si e tërë, duke shkaktuar një drejtim të vendit jo normal, qoftë për shkak të ndërhyrjeve të vendeve europianë, qoftë për shkak të fqinjëve që tërhiqnin sipas traditave religjioze komunitetet dhe ata që drejtonin këto komunitete, por edhe për shkak të vendosjes në mënyrë artificiale në drejtim të vendit të njerëzve jo të përshtatshëm, por që paguheshin nga të tjerë për të mbajtur vendin në anarki, njëlloj siç e përshkroi Noli në shkrimin për pesë Anarkitë: E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme, që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan. E dyta, anarkia sociale: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqish, as klasë burxhoazie. E treta anarkia morale: Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha. E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhtari bëhet patriot dhe patrioti tradhtar. E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet janë të errëta, të shtrembra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit. Këto lloj Anarkie shoqëruan shtetin shqiptar të cunguar që nga krijimi i saj deri në vendosjen e regjimit të Enver Hoxhës, pavarësisht se në kohën e mbretit Zog, anarkitë e sipër përmndura u ligjëruan nëpërmjet vendosjes së një xhandarmërie injorante. Në kohën e mbretit Zog, Elita intelektuale e shpërndarë kudo në Ballkan, Europë dhe SHBA, pati mundësinë të marrë frymë pjesërisht për shkak të interesimit shtetëror për t`i afruar në drejtimin e shtetit. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare elita intelektuale shqiptare u faktorizua dhe u kthye në një elitë nacionaliste që përkrahu pushtuesin për shkak se ata ofruan një Shqipëri Etnike duke u kthyer në tradhtarë të vendit. Kurse pjesa tjetër e elitës intelektuale iu bashkëngjit Frontit Demokratik dhe ushtrisë nacionalçlirimtare, e cila u përkrah nga tre aleatët e mëdhenj të WW2: SHBA-BRSS-Britania e Madhe. Dihet që Elita nacionaliste lind shovinizmin dhe shovinizmi lind paragjykimin, fanatizmin dhe racizmin ((https://www.quora.com/What-is-the-difference-between-a-cultural-elite-and-an-intellectual-elite); i tillë ka qënë ish-kryeministri kuisling Merlika, një shovinist dhe racist i klasit të parë pavarësisht njohurive të tij. Në kohën e diktaturës që zgjati 45 vjet, u formula një elitë e re intelektuale, e cila përjashtoi elitën e vjetër të paraluftës. Kjo elitë e re intelektuale u bazua kryesisht tek elita kulturore dhe elita ushtarake, por dënimet e tepruara dhe ekzekutimet deformuan elitën intelektuale me kalimin e kohës. Kështu që u formula një elitë intelektuale e deformuar e drejtuar nga Elita politike e asaj kohe e përbërë nga punëtorë, fshatarë, apo që kishin mbaruar shkollën e partisë, të nderuar, por pa shkollë ose pa kulturë. Kur sistemit komunist i erdhi fundi, për shkak se Gorbaçovi i BRSS në marrëveshjen e Reikjavikut me Reagan, dhe me vendimet e Katovicës e shpërbëhu Bllokun komunist, me prishjen e murit të Berlinit. Kjo shkaktoi në Shqipëri shpërthimin e një vale urrejtje ndaj regjimit dhe padyshim edhe shpërbërjen e tij. Shembja e diktaturës komuniste në Shqipëri pati disa veçori negative, të cilat ashtu si po e shohim edhe në ditët tona 30 vjet më pas, shteti shqiptar mbeti i dobët, me një sistem politik të ri, por të krijuar djallëzisht nga Ramiz Alia, i cili vendosi porsi gurët e shahut, ish-sekretarë dhe ish-sigurimsa, në krye të partive të reja pluraliste, me qëllim që pushteti politik, ekonomiko-financiar, të vazhdonte të mbetej në duar të klasës së drejtuesve të dikurshëm partiakë dhe të lehaqenve të tyre. Dihet që Shqipëria me shembjen e komunizmit nuk pati disidencë të vërtetë, por vetëm njerëz të pakënaqur, njerëz të vënë nga PPSH që të hiqeshin si të pakënaqur, të persekutuarit politikë, të cilët çuditërisht afërsisht gjysma e tyre ishin përkrahës të komunizmit, por të dënuar nga komunizmi; i vetmi person faktikisht dhe ligjërisht disident mbeti Pjetër Arbnori një njeri i nderuar, i cili pasi i lirua nga burgu u zgjodh nga PD si Kryetar Kuvendi. Edhe Kadare i promovuar dhe përkrahur fuqimisht nga diktatura me disa ofiqe drejtuese politike, por me tepër një talent oborri, i nxitur nga R.Alia, bëri sikur u arratis jashtë vendit në mesin e vitit ‘90, por përsëri ky person nuk mund të bëhej përfaqësuesi i një sistemi të ri dhe mbeti si lakuriqi i natës, midis dy botëve duke sharë atë që kishte lëpirë para disa kohësh dhe duke lëpirë atë që kishte sharë në kohën e demokracisë. Kështu që elita intelektuale në Shqipëri mbeti një pseudo-elitë me njerëz që hiqeshin dhe viheshin sipas orekseve të drejtuesve të partive. Një faktor tepër negativ mbeti dhe mbetet emigrimi i popullsisë (drain brain), i cili ndikoi dhe ndikon në mos arritjen e një stabiliteti politik e për pasojë edhe në mos krijimin e një elite stabile intelektuale në Shqipëri. Duke mos pasur një elitë të vërtetë në Shqipëri madje dhe në trevat shqiptare që janë përfshirë në shtete të tjera, ato pesë anarkitë e Nolit kanë vazhduar duke mbizotëruar herë njëra e herë tjetra dhe duke e lënë Shqipërinë për 30 vite në një shtet jo të stabilizuar me konflikte të mëdha politike e sociale, si në vitet ‘90-‘91, ‘97-‘98, 2007 dhe në çdo moment të zgjedhjeve lokale apo parlamentare. Për pasojë gjatë kësaj kohe u shkatërrua hierarkia profesionale, meritokracia, dhe nën justifikimin se Shqipëria ka qënë nën një diktaturë të egër komuniste, u nënvlerësua ligji, pronat, u vunë në drejtim të qeverisjes lokale dhe qëndrore militant dhe të ashtuquajturit “intelektualë provincialë” (katundarë), të cilët dëmtuan rëndë administratën, institucionet, madje dhe Akademinë e Shkencave. Sot megjithë përpjekjet, elita intelektuale përbëhet elita e rreme politike, nga pseudo elita kulturore, ku dominojnë reminishencat e diktaturës dhe nga individë të pasuruar `me djersën e ballit`, për të cilët vetting-u duket të bëjë pastrimin e domosdoshëm në politikë dhe kudo ku ka patur shkelje të rënda të ligjit. Vetëm në këtë mënyrë elita intelektuale e sotme, mund të bëhet e vërtetë, sigurisht duke vepruar edhe si Mbreti Zog, i cili arriti në atë kohë të mbledhë njerëzit më të mirë intelektualë të mundshëm shqiptarë nga jashtë shtetit.