
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

A është Greqia mike apo armike e Shqiperisë?

Shkruar nga Nga Pirro Prifti 14 Nëntor 2023

Jo me larg se para dy ditësh qeveria greke vendosi veten duke mos firmosur letrën e përbashkët në BE. Vendimi i Greqisë për të mos rënë dakord për një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian drejtuar Shqipërisë për hapjen e negociatave të paketës së parë të kapitujve të anëtarësimit përbën një përshkallëzim thelbësor të qëndrimit të ashpër ndaj Tiranës. Gazeta greke Ekathimerini thotë arsyeja për këtë qëndrim është shkelja e vazhdueshme të të drejtave të Fredi Belerit, një grek etnik i cili u burgos pak para se të zgjidhej kryetar i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale. Ndërsa u gjet një rrugë përpara për negociatat për këtë kapitull me Maqedoninë e Veriut, sepse Bullgaria ra dakord me kompromisin e ofruar nga presidenca spanjolle, kjo nuk vlente për Shqipërinë. Përveç ndikimit që ka pasur qëndrimi i qeverisë së kryeministrit shqiptar Edi Rama në çështjen Beleri në lidhjet greko-shqiptare, ky zhvillim në mënyrë efektive shkëput dy fushatat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat deri më tani ishin të lidhura. Gazeta Kethimirini shkruan se Athina mund të rishqyrtojë qëndrimin e saj nëse Tirana merr hapa për të sugjeruar se ka vend për diskutim. Athina ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që Belerit t’i jepet mundësia për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës, gjë që deri tani është kundërshtuar nga gjykatat shqiptare. Më 22 nëntor do të zhvillohet seanca e radhës e gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku Beleri po gjykohet për akuzën e blerjes së votës, por ndërkohë pritet të caktohet seanca e re për lejen speciale që ai kërkon për betimin Disa muaj më parë ministri i jashtëm grek tha: “Me mënyrën se si vepron pala shqiptare, me siguri po qëllon veten në këmbë (bën autogol)”, duke paralajmëruar se “nëse Fredi Beleri shkarkohet nga posti, atëherë do të drejtohemi në një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare Kjo veto është në vazhdën e presionit të vazhdueshëm të qeverisë greke për problemin e hajdutit Bejleri i cili është kapur në flagrancë sipas Prokurorisë për vjedhje votash në Himarë. Në inatin grek për të liruar këtë person i cili vite më parë është akuzuar dhe dënuar sipas mediave në ngjarjen e Peshkëpisë, qeveria shqiptare është gjetur përballë një presioni të paprecedentë nga vendi fqinj, I cili ka ndërhyrë duke shkelur çdo lloj pikëpamje etike dhe ligji ndërkombëtar duke akuzuar qeverinë shqiptare se rasti i Bejlerit është politik dhe jo juridik?! Qeveria shqiptare është shprehur kategorikisht se Drejtësia shqiptare është e pavarur nga qeverisja dhe problem Bejleri është komplet një rast juridik që ka të bëjë me shkeljen e ligjit shqiptar. Nuk është hera e parë që Politika greke (jo populli grek) ka bërë presione madje dhe të vazhdueshme ndaj qeverive dhe shtetit shqiptar madje që pas formimit të shtetit shqiptar më 28 nëntor 1912 e deri në ditët e sotme, duke filluar që nga Marrëveshja e Lausane në 24 korrik 1923 ku largoi rreth 100 mijë shqiptarë myslimanë nga Çamëria ( në total 500.000 myslimane edhe grekë, sllave vllehë, etj) të cilët i dërgoi në Turqi dhe mori nga Turqia rreth 1 milion greqisht folës dhe i vendosi në territoret e Epirit dhe në gjithë Greqinë duke ndryshuar kryekëput strukturën e popullsisë së Greqisë brenda viteve 1920-1935. Me këtë rast Greqia i mori Shqipërisë edhe territorin, duke pretenduar se i a mori Perandorisë Osmane gjatë luftës së parë botërore. Menjëherë pas kësaj, megjithë protestat e qeverive shqiptare, Greqia në 1914 kur filloi lufta e pare botërore, u mundua të krijojë lidhjen vorio-epirote nëpërmjet Protokollit të Korfuzit me pretendimin se Epiri i Veriut ishte grek. Në shkurt 1922, Parlamenti Shqiptar miratoi Deklaratën e të Drejtave të Pakicave. Sidoqoftë, deklarata, në kundërshtim me Protokollin e Korfuzit, njohu të drejtat e pakicave vetëm në një zonë të kufizuar (pjesë të Gjirokastrës, rrethit të Sarandës dhe 3 fshatra në Himarë), pa zbatuar asnjë formë të autonomisë lokale. Të gjitha shkollat greke në zonën e përjashtuar u detyruan të mbyllen deri në vitin 1935, në kundërshtim me detyrimet e pranuara nga qeveria shqiptare në Lidhjen e Kombeve. Në vitin 1925, kufijtë e tanishëm të Shqipërisë u vendosën, duke bërë që Greqia të braktiste pretendimet e saj për Epirin e Veriut. I madhi Fan Noli me 30 mars 1919, ka bërë një telegram si president i Federatës shqiptare “Vatra”, drejtuar, 100 vite më parë, lidërve më të fuqishëm botërorë, kundër pohimeve absurde të kryeministrit grek Venizelos. Në telegram shkruhej: ``Ne, të krishterët ortodoksë shqiptarë, shërbëtorë besnikë të Kishës së Krishtit, i bëjmë thirrje Shkëlqesisë tuaj, në Konferencën e Paqes, me qëllim që të fitojmë restaurimin e pavarësisë shqiptare dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve ortodoksë, myslimanë dhe katolikë, nën flamurin e ushtarit të famshëm të Krishtit Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe formimin e një qeverie kombëtare me kufijtë etnikë të Shqipërisë duke përfshirë Çamërinë, Kosovën, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga delegatët e qeverisë së përkohshme shqiptare``. Nënshkruar nga 120 delegatë laikë, emrat e të cilëve pasojnë sipas alfabetit”. Pas luftës me Italinë Fashiste që në 1940, Greqia shpalli ligjin e Luftës kundër Shqipërië, ligj të cilin nuk e ka abroguar edhe sot e kësaj dite, kurse Ligjin e Luftës kundër Italisë e ka hequr?! Më vonë si pasojë e luftës brenda fraksioneve greke në 1944-1945- Greqia dëboi shumë grekë që ishin më partinë komuniste greke për në Shqipëri. Në gusht1949, me pretekstin e luftës kundër komunistëve greke, ushtria greke hyri në territorin e Shtetit shqiptar por u tërhoq pas luftimeve të ashpra duke lënë shumë të vrarë. Pas vendosjes së Demokracisë përsëri qeveria greke indirekt bëri provokacione ku u vranë tre ushtarë shqiptarë në Peshkëpi në 1993, ku fajin u a hodhi ekstremistëve grekë. Për atë bashkëpunim u dënua dhe Bejleri në atë kohë. Megjithë arritjen e marrëveshjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit me qeveritë shqiptare në kohën e demokracisë, qeveria greke asnjëherë nuk ka pushuar ngacmimet dhe presionet kundër Shqipërisë duke kërkuar vende për varrezat e ushtarëve grekë, duke kërkuar vendosjen e zonave të minoritetit tabela greqisht, duke përfshirë indirekt edhe KOASH. Kohët e fundit Greqia është përpjekur të zgjerojë zonat minoritare duke përfshirë zonën e Himarës dhe duke dhënë pensione për minoritarët, duke dhënë lehtësira për ata që janë dakord të quhen minoritarë duke pretenduar në `dëshirën` e njeriut që të quhet grek në vend të shqiptar. Presion tjetër indirekt janë përpjekjet që kanë bërë për të krijuar minoritete të tjera, dhe kjo vihet tek përpjekjet për të realizuar një minoritet vlleh. E gjitha kjo, për mendimin tim, për të përçarë vendin dhe për ti thënë BE dhe Botës që Shqipëria nuk është shtet homogjen si Greqia, por heterogjen, me qëllim që nesër të realizojë ambicien e saj të vjetër për të marrë të ashtuquajturin `Epir i Veriut`. Piketimet i ka bërë Greqia nën justifikimin e Marrëveshjeve me Shqipërinë e sotme me varrezat në Korçë dhe Këlcyrë, duke u përpjekur të greqizojë KOASH. Interesant është fakti se vetë shteti grek nuk ka firmosur Marrëveshjet për Minoritetet, dhe vetë pretendon se është shtet homogjen duke mos qenë i tillë realisht. Gjithmonë shteti grek `sulmon` duke i kërkuar qeverisë shqiptare çdo gjë për minoritetin grek të sotëm nëpërmjet edhe Censusit që po bëhet, ndërse kur bën censusin në Greqi nuk vendos për veten e vet, ato kërkesa që i bën qeverisë shqiptare si `etnia`. Shpresojmë që qeveria shqiptare të mos e marrë parasysh vendosjen e `etnisë` në census por vetëm nënshtetësinë dhe fenë. Së fundmi Greqia asnjëherë për 83 vjet nuk e ka hequr `Ligjin e Luftës` dhe asnjëherë nuk ka rënë dakord për çështjen çame, duke u shprehur se kjo çështje `nuk ekziston.` Atëhere del pyetja këta grekër (politikanët grekë) janë miq apo armiq të fshehur të Shqipërisë? Shpresojmë që BE dhe SHBA të kuptojnë djallëzinë greke që e ka shkruar dikur edhe Virgjili: `Time? Dana?s et d?na ferent?s` të cilin e tha Laokonti për kalin e Trojës sipas Homerit, se ne shqiptarët po e vuajmë edhe sot e kësaj dite pengesat greke, qofshin edhe marrëveshjen e detit. Presioni grek për Bejlerin është komplet një justifikim I pabazë për të mbajtur Shqipërinë nën presion.
Më të lexuarat


Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Henry Kissinger, si e pa politikën dhe diplomacinë përmes futbollit dhe Lojërave Olimpike...

Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare
