BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

A janë bërë patriotët shqiptarë nacionalistë?

A janë bërë patriotët shqiptarë nacionalistë?

Deri sa u formua Shqipëria, rilindasit kombëtarëve që vinin nga pjesa më e mirë intelektuale e të tre feve në Shqipëri ishin patriotë të vërtetë dhe asnjëherë nuk luftuan për poste dhe hegjemoni të shqiptarëve, por vetëm për një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Menjëherë pas pavarësisë patriotizmi e realizoi detyrën e vet por vendin e zuri  administrata dhe rregullimi i shtetit të ri shqiptar të formësuar si një mbretëri e cila në fakt përbënte një diktaturë të djathtë. Më vonë, gjatë luftës antifashiste nacional çlirimtare gjithashtu vlerat patriotike të popullit shqiptar u shfaqën me madhështinë më të bukur morale dhe sociale nëpërmjet dëshirës për liri dhe çlirim të vendit nga okupatorët. Menjëherë pas çlirimit diktatura e majtë shmangu patriotizmin dhe u përpoq të konsolidonte pushtetin e marrë me luftë. Për herë të parë u shfaqën dhe shenjat e nacionalizmit , shenja që për shqiptarët nuk janë tipare dalluese. Pas rënies së Komunizmit dhe kalimi në një sistem të ngjashëm me demokracitë perëndimore, patriotizmi i shprehur në dëshirën për të respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të pronës private të shkatërruar nga diktatura,  kaloi në një fazë më të avancuar në atë të dëshirës për tu bërë Shqipëria si Europa (kuptohet si vendet e Komunitetit Europian sot BE). Dëshira e  shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit ishte edhe çlirimi i shqiptarëve të Kosovës nga pushtimi serb, gjë që u realizua përkohësisht dhe paradoksalisht gjatë pushtimit italo-gjerman, nga ku dolën dhe divergjencat e para midis komunistëve dhe ballistëve. Çlirimi dhe bërja e Kosovës republikë, realizoi aspiratat shumë vjeçare për të parë shqiptarët  që jetonin në Ballkan si një kombësi të barabartë me kombësitë e tjera dhe jo si qytetarët dorës së dytë ashtu siç ishin parë e vlerësuar në shtetin jugosllav por dhe gjetkë. Këtu fillon dhe faza e nacionalizmit shqiptar nëpërmjet parullave Shqipëria e madhe, Shqipëria nacionale , Shqipëria autoktone, e cila ngjalli frike dhe  hutim në shtetet fqinjë por edhe BE e shihte si një fenomen jo të mirë por kërkonte integrimin e Shqipërisë dhe  shqiptarëve në BE në formën jo të kufijve politikë të një Shqipërie natyrale siç është e vërteta (dhe jo Shqipëri e madhe të cilën e reklamojnë me frike dhe hutim politikanët fqinjë), por në formën e integrimit ekonomiko- financiar dhe social brenda BE. Në këto vite era e nacionalizmit sidomos nga shqiptarët e Kosovës ka patur një ngritje të madhe sigurisht e përkrahur dhe në Shqipëri nga një varg politikanësh shqiptarë por me të rezervuar.

Por cilat janë dallimet midis një patrioti dhe një nacionalisti?

Fjala patriotizëm u regjistrua për herë të parë në fillim të viteve 1700. Është interesante se deri në vitet 1770, fjala patriot mund t'i referohet "një anëtar i një lëvizjeje rezistence, një luftëtar lirie", veçanërisht ata që luftuan kundër britanikëve në luftën për pavarësi - shoqata që vazhdojnë edhe sot. Me 'patriotizëm' ??nënkuptoj përkushtimin ndaj një vendi të caktuar dhe një mënyre të veçantë jetese, të cilën njeriu beson se është më e mira në botë, por nuk ka dëshirë t'ua detyrojë njerëzve të tjerë. Patriotizmi është nga natyra e tij mbrojtës, si ushtarakisht ashtu edhe kulturalisht. Fjala patriotizëm është një emër që do të thotë "dashuri, mbështetje dhe mbrojtje e përkushtuar e atdheut; besnikërinë kombëtare” (https://ëëë.dictionary.com/e/patriotism-vs-nationalism/).

Nga ana tjetër, nacionalizmi është i pandashëm nga dëshira për pushtet. Në shumicën e konteksteve sot, nacionalizmi është "politika ose doktrina e pohimit të interesave të kombit të vet, të parë si të ndara nga interesat e kombeve të tjera ose nga interesat e përbashkëta të të gjitha kombeve". Me pak fjalë, nacionalizmi është një lloj patriotizmi i tepruar, agresiv. Pra, Besimet nacionaliste bazohen në idenë se vendi i dikujt është më i mirë se të gjitha vendet e tjera, pa përjashtim. Besime të tilla mund të çojnë në intolerancë dhe izolim, së bashku me një mungesë vullneti për të njohur problemet me mënyrën se si janë gjërat. Nacionalizmi është një formë etnocentrizmi, që është besimi se rruga e vendit tuaj është gjithmonë mënyra më e mirë, në çdo rrethanë. Në rastet më ekstreme, nacionalizmi shndërrohet në një formë të parkializmit, në të cilin njerëzit besojnë se rruga e vendit të tyre është e vetmja rrugë e pranueshme. Nacionalizmi mund të çojë gjithashtu në ksenofobinë, e cila është një urrejtje ose frikë irracionale ndaj njerëzve ose kulturave që janë (ose perceptohen si) të huaja ose të ndryshme(https://grammar.yourdictionary.com/vs/patriotism-vs-nationalism-differences-made-simple). Duket qartë dallimi. Një rol të madh në  mbajtjen në një nivel të ulët të nacionalizmit ka luajtur prania e shumë feve në Shqipëri Multi-religjioziteti ka mbajtur nën frena edhe politikanët më të guximshëm shqiptarë  të cilët nuk kanë guxuar kurrë që të shprehin ndjenja të qarta nacionaliste. Ateizmi po luan rol të kundërt. Por a ka nacionalizëm shqiptar dhe nacionalistë shqiptarë? Referuar kohëve të mëparshme, Patriotë kanë qenë Rilindasit shqiptarë dhe nacionalistë ishin disa figura që `deshën babën` që kërkonin një Shqipëri nën Perandorinë turke si një shtet autonom me të katër krahinat shqiptare të ndara sipas administratës osmane. Këtu përfshihen edhe disa pjesëtarë të `Lidhjes së Prizrenit`, Esat Pashë Toptani, dhe disa bejlerë të mëdhenj shqiptarë dhe kosovarë që krahas patriotizmi kishin ndjenjat e një Shqipërie të madhe që t’i nënshtronte fqinjët. Edhe në kohën e Zogut, vetë përkufizimi `Mbret i shqiptarëve` tregon synimet e tij nacionaliste (në teori) të parealizuara. Në kohë e  luftës nacional-çlirimtare në Frontin Demokratik që drejtoi luftën ballistët dhe nacionalistët krahas patriotizmit deri diku të vërtetë, kishin ndjenja nacionaliste dhe kjo u shpreh në fjalimet raciste e Mustafa Krujës kur kërkonte Shqipëri të madhe që neveriste dhe shante `kaurët`, `jevgjit` që nuk ishin `raca jonë` sipas tij. Gjatë diktaturës kishte një`patriotizëm nacional` i fshehur në retorika komuniste, i cili promovohej nga diktatori me qëllim që të hiqte mendjen popullit nga problemet e varfërisë dhe halleve duke nxitur nacionalizmin. Gjatë kësaj kohe të Demokracisë perëndimore sidomos pas bërjes së shtetit të dytë shqiptar nacionalizmi u shpreh në disa politikanë përfshi dhe presidentin e asaj kohe Berisha por edhe nga analistë dhe shkrimtarë si Kadare. Sidoqoftë përkufizim më i mirë i nacionalizmit gjatë demokracisë shqiptare ishte parulla e vetëkënaqësisë -`o sa mirë me kenë shqiptar`, e cila u përqafuar nga shumë të rinj por edhe politikanë. Fatmirësisht nacionalizmi që të çon në luftë, shqiptarët nuk e kanë, dhe mjaftohen vetëm me parulla. Sidoqoftë tendenca për të mbivlerësuar racën shqiptare mbi të tjerët qoftë në debatet historike, sociale, apo dhe politike, tregon se nacionalizmi në Shqipëri është në ngritje; por shpresojmë që politikat e Shqipërisë dhe politikanët shqiptarë duhet të vetëpërmbahen e të mos shatojnë konflikte të panevojshëm me fqinjët. Një rol të madh frenues të nacionalizmit shqiptar luan BE  dhe SHBA , të cilët luajnë  rol monitorizues nga politikës dhe politikanëve shqiptarë. Shpresojmë që si shqiptarët e Shqipërisë ashtu dhe ata të Kosovës . Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe diaspora, të mbeten vetëm patriotë, sepse nacionalizmi i tepruar historikisht e ka çuar shtetin përkatës në luftë me fqinjët dhe si rezultat ka ndodhur shkatërrimi. Lufta në Ukrainë mbetet një luftë nacionaliste ruse, por edhe deri diku ukrainase.