BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

A jemi ne,shqiptarët besimtarë?!

A jemi ne,shqiptarët besimtarë?!

Dymijë e kusur vjet më parë, një pasdite pranvere, një centurion romak vështronte vdekjen e ngadalshme dhe agonike të tre burrave . Veçanërisht, ai ushtari vërente njërin prej tyre Jezu Krishtin. Kur vdiq, toka u trondit me forcë,  e  ushtari bërtiti : “Me të vërtetë ky njeri ishte biri i Perëndisë”, sepse, siç na mëson Bibla, qielli i mesditës u nxi, kur vdiq ai dhe toka u trondit me forcë. Po përse kishte lejuar që i biri të vdiste ? Sepse ky ishte mjeti që Perëndia kishte zgjedhur për të shpëtuar nga mëkati dhe vdekja.Titulli i këtij shkrimi mund të lejohet të quhet nga lexuesit, mbase një e vërtetë e hidhur, por argumentet e tregojnë këtë katërcipërisht,  e bile pompoziteti se rinia shqiptare ka përqafuar fenë, asesi nuk qëndron. Po këto argumenta, mund të pyes ndonjëri ndodhin kudo në botën e qytetëruar,  ne i kundërpërgjigjemi sigurisht negativisht, se mbase duhet marrë parasysh specifika e shoqërisë shqiptare në këto dy dekada denokraci dhe rininë e lindur pas viteve nëntëdhjetë, edukata qytetare dhe familjare e saj në veçanti.Mbaj mend se në fëmijërinë time të hershme, kur jetonte im atë, ndjesë pastë, ndonëse feja ishte e ndaluar, ai kishte dy betime që i mbante:  “pasha kishë e xhami” dhe “pasha kishën e Deçanit”, kurse të tretën “pasha bukën që na mban gjallë”, e përdorte në disa raste specifike, në takime odash apo mbledhje të ndryshme. E ditën e verës, betohej se për 365 ditë asnjë prej familjes së tij nuk do prekte pasurimnë e tjetrit, me dhjetra e dhjetra here më shkonte lëng për goje kur piqej rrushi i kushëririt tim të parë në oborrin tim të kullës,  e ne nuk kishim tagër ta kërkjonim qoftë edhe një kokërr. Ky ishte betimi dhe besa e mbajtur.Jo pa qëllim, ceka këta dy  shembuj të ndryshëmpor me një përmbajtje, e pikërisht për të dalë tek tema që ka edhe si titull ky shkrim.Betohemi çdo orë dhe ditë në Zot, Krisht, Allah, kishë e xhami,  e nuk themi të vërtetën, trumbetojmë me të madhe vajtjen në kishë e xhami, themi uratë, falemi , përulemi para hyit, e kur kthejnë shpinën objektit të kishës apo xhamisë, harrojmë se ç’kemi thënë pak më parë; rrëfehemi në kishë para priftit, përfaqësues i gjithpushtetshëm e Zotit në tokë,  e nuk mbajmë asnjë premtim. betohemi që nuk do gënjejmë, nuk do prekim mallin e huaj, nuk pajtohem me të keqen, por ndodhin vrasje, vjedhje e krime të tjera të patolerueshme. Mirë, këto ndodhin dhe kanë ndodhur kurdoherë. Ne jemi dakord, por gjërat duhet të vijnë të zvogëlohen e jo të zmadhohen, pra këto veprime të dënueshme duhen minimizuar, anipse tek ne janë drejt rritjes. Tani duhet cekur se si reagon mosha e 20 vjeçarëve të lindur pas viteve nëntëdhjetë. Sot rininë shkollore, studentore , fshatare, qytetare dhe të papunët i sheh në kishë dhe në xhami duke u rrëfyer e duke u falur, por në antitezë me këtë,  shumica dërmuese e  vjedhjeve, grabitjeve me dhunë ndodhin nga të rinjtë e kësaj moshe. Atëherë vetvetiu lidh pyetja: a janë besimtarë të devotshëm , biles këta të rinj të rritur dhe edukuar me frymën e re të lirisë dhe demokracisë në shoqëri pluraliste, dale nga një sistem diktatorial dhe specifik? Sigurisht se e thëna dhe e bëra janë krejt ndryshe tek ky brez i ri shqiptarësh. Sigurisht duhet përgjithësuar se shumica përqafojnë një rini shqiptare për ta pasur zili edhe çdo vend europian, por ne gjithsesi luftojnë anët negative të problemeve. E veçanta që duhet të cekim është se edhe ky brez, i lidhur dhe rritur krejt ndryshe nga baballarët e tyre, nuk ndjek dhe zbaton në praktikë  atë linjë edukimi të prindërve të tyre, të besimit, nëpërmjet betimit dhe besës së dhënë. Çdo bashkëqytetarë ,e ka në vendin e vet,në gjakun e brezave,nga një  Shkëlzen e nga një Valbonë.