BREAKING NEWS

Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë në Mamurras, plagosen rëndë dy efektivë, nisen me urgjencë në spital

Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë
x

Opinion / Editorial

A ka linjë anti-shqiptare qeveria Kurti-2?

A ka linjë anti-shqiptare qeveria Kurti-2?

Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurt 2021 me 50% të votave nuk mund të mos ketë lidhje edhe me një fakt tjetër interesant burgosjen e liderëve të PDK, e cila praktikisht shkaktoi një çrregullim të madh në zgjedhjet e fundit, pavarësisht se ky fakt u eklipsua nga fitorja. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë deputetë. 20 vende të garantuara u takojnë pakicave, 10 nga to vetëm për serbët e Kosovës (Kosovë: Zgjidhet qeveria e re me kryeministër Albin Kurtin | Ballkani | DW |). Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019 në të cilën pjesëmarrja në zgjedhje ishte 44.72%, u arritën këto rezultate: Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë 26.12% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 24.45%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 21.16%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në koalicion me Partinë Socialdemokrate ka marrë 11.47%, Lista Serbe 6.74 për qind të votave dhe Nisma Socialdemokrate 4.98%. Bazuar në numrin e votave të fituara, Lëvizja Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës do të ketë 32 deputetë, LDK-ja 29, PDK-ja 25 deputetë, koalicioni AAK-PSD 14, Lista Serbe 10 deputetë, si dhe 10 vende të rezervuara, kanë fituar partitë e minoriteteve (https://www.dw.com/sq/kosov%C3%AB-shpallen-rezultatet-p%C3%ABrfundimtare-t%C3%AB-zgjedhjeve/a-51153556). Pra dy vite më parë Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në 2019 fitoi vetëm 26% të votave dhe me koalicion me LDK arritën të formonin qeverinë “Naltmadhnia e Tij Kurti i Parë”, e cila nuk e kishte jetën e gjatë dhe u zëvendësua nga z. Hoti si kryeministër më 3 qershor 2020. Dihen ngjarjet e asaj kohe. Sidoqoftë ngritja e akuzave nga Prokuroria Ndërkombëtare Speciale, Prokuroria Speciale e Kosovës e ngritur në 2015, por e transferuar në Hagë në 2019, ka ngritur akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe 8 të tjerëve, me pretendimin se janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme pas luftës (sipas prokurorisë). Intervali i dënimit të liderëve të UÇK midis vitit 2020 dhe 2021, ndikoi shumë në rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 dhe mendoj se shkaku kryesor nuk ishin akuzat e Albin Kurtit për korrupsionin masiv të qeverive të kaluara dhe as mungesa e dëshirës së Kurtit për të mos patur prioritet takimet me Serbinë dhe as prioriteti i bashkëpunimit me minoritetet në Kosovë, të cilat pak a shumë janë dhe prioritetet e qeverisë së re të Naltmadhënisë së Tij Kurti -2.

Shkaku kryesor i fitores së tij paradoksale (dhe jo spektakolare) është goditja e rëndë që mori PDK nga gjykata speciale, e cila për mendimin tim ekzagjeroi akuzat për vrasje të pas luftës nga ana e liderëve të PDK, gjë që shkaktoi dhe zhgënjimin e përkrahësve të UÇK, të cilët shohin tek këto akuza edhe dorën e Serbisë të përkrahur indirekt edhe nga BE, e cila dihet se që në vitin 2010, nën presionin serb, Këshilli i Europës akuzoi guerriljet e UÇK për vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politikë etnikë shqiptarë dhe nga minoritetet në Kosovë (https://en.wikipedia.org/wiki/Kosovo_Liberation_Army).

Në fitoren e Kurtit ndikoi sigurisht edhe shpërbërja e LDK një nga partitë më të mëdha të Kosovës pikërisht për shkak të konflikteve brenda kësaj partie, kur znj. Osmani u largua nga kjo parti për t’u afruar me Kurtin. Deklaratat e znj. Osmani në Shqipëri pikërisht para zgjedhjeve në Kosovë tregojnë se ka një linjë anti UÇK dhe një linjë radikaliste në qeverisjen e sotme kosovare. Një risi e kësaj qeverie të re është mungesa e plotë e bashkëpunimit me qeverinë e tanishme shqiptare, e cila vërehet nga kritikat e shumta të saj kundër Shqipërisë, nga mosdëshira nga ana e qeverisë së re për t’u ndihmuar nga Shqipëria dhe nga akuzat aspak të vërteta se Rama paska kërkuar ndarjen e Kosovës, në një kohë që ka qënë Rama që i ka kërkuar i pari Serbisë të njohë Kosovën. Kjo rrymë anti-shqiptare do të ketë pasojat e veta qoftë në marrëdhëniet dypalëshe qoftë në marrëdhëniet ndërkombëtare, sepse kjo u faktua edhe në takimin e kryeministrit shqiptar Rama me Presidentin Makron në të cilën mesa duket Rama nuk dëshironte të ishte ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi pikërisht për shkak të akuzave nga pala kosovare kundër Ramës. Rama deklaroi se unë jam “palë” e për këtë arsye nuk mund të ndërmjetësojë.

Linja anti-shqiptare e qeverisë së re kosovare po has kundërshtim edhe në Parlamentin e ri kosovar në të cilën kundërshtohet kandidimi i znj. Osmani për t’u bërë Presidente e Kosovës, sidomos nga PDK, AAK si dhe LDK në të cilën lideri i saj i ri Lumir Abdixhiku, u shpreh se LDK nuk do të jetë pjesë e qeverisë dhe se nuk do të votojnë po ashtu siç thotë "president partiak” (Konstituohet Kuvendi i ri i Kosovës | Ballkani | DW | 22.03.2021). E vetmja gjë pozitive nga premtimet elektorale të Kurtit mbetet deklarata e tij për ngritjen e një padie kundër Serbisë për Genocid ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës. Sidoqoftë linjë anti-shqiptare e Kurtit e shprehur qoftë në mungesën e bashkëpunimit me vendin amë, me kritikat e shumta për t`ia hedhur fajin Shqipërisë për problemet që ka Kosova, për mungesën e dëshirës për të mbrojtur UÇK, mohimin e ndihmës nga Shqipëria për Kosovën në këto vite, duke i kujtuar Kurtit se ishte Shqipëria që kishte 2 ministra kosovarë dhe plot të tjerë si drejtues në Shqipëri, ndërsa Kosova jo vetëm që nuk e ka vënë “ujin në zjarr” për të forcuar bashkëpunimin, por kritikon taksën e Morinës, të cilën qeveria shqiptare e ka vënë pikërisht për të rregulluar autostradën e lënë përgjysmë, për shkak të vjedhjes spektakolare të 200 milionë euro-ve nga qeveria Berisha, ndërsa znj. Osmani vjen në Shqipëri dhe takon hajdutët e kombit duke injoruar qeverinë Rama. Ky fakt ishte shumë domethënës, sepse tregon ndryshimin e politikës së qeverisë së re Kurti-2 në raport me Shqipërinë dhe Strategjinë e përbashkët për bashkimin e kombit se një shtet i madh ka peshë të madhe ndërkombëtare dhe dy shtete të vegjël janë si dy topa futbolli që përdoren për “stërvitje ndërkombëtare” nga ana e shteteve fqinjë. Kjo nuk është gjë e mirë as për Kosovën, por as për Shqipërinë sepse vendosja e 2 kandidatëve të VV në Shqipëri tregon se ky kryeministër i ri (në fakt jo fare i ri), paska plane të ndryshme ajo që duhet të ketë Shqipëria dhe Kosova në raport me SHBA dhe BE. Zhvillimet e ardhshme do na tregojnë të vërtetën.