BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

A ka media të lira, të paanshme, të pakorruptuara dhe kombëtare?!

A ka media të lira, të paanshme, të pakorruptuara dhe

A pasqyrohen ne TV dhe në gazeta të vërtetat, problematikat dhe shqetësimet reale; a janë të moralshme, të depolitizuara, të paanshme, kombëtare dhe jo të korruptuara mediat në Shqipëri?! Mediat kryesore në Shqipëri keqinformojnë duke propaganduar deri edhe presione e shantazhe psikologjike, politike e juridike. Disa gazeta e televizione që pretendojnë se janë kritike, ato  “kritikën” pavarësisht mbulesës me finesë e djallëzi nuk është vështirë për ta kuptuar se ato “kritikën” e kanë të korruptuar, si sjellje e kritikë të njëanshme, spekulative dhe të shitur te interesi e politika, pasi tërësisht  peshorja e tyre anon së pari nga politika e pushtetit, nga  interesi e paraja dhe nga inati e egoizmi. Gazetarët e mediatikët e punësuar në mediat në Shqipëri nuk janë të lirë, shumë prej tyre u imponohet nga politika dhe nga pronarët e mediave që të mos jenë të lirë dhe si pasojë e kësaj ata në mënyrë të pavullnetshme dalin nga vetëvetja  dhe nën presionin politiko-mediatik   si rrogëtarë, ata janë nën trysninë  edhe të politikës por edhe të pronarëve  të mediave,të këtyre ortakëve të politikës e korrupsionit   që ua imponojnë stafeve të mediave që të thonë e shkruajnë atë se çfarë ata urdhërohen. Kjo bën të mundur që publiku të keqinformohet ose të informohet ashtu si dëshirojnë politika, korrupsioni, interesi i pushtetit dhe patronatit të mediave; pasi mediat në shumicën e tyre  janë  politike dhe me lidhje biznesi e politiko-mediatiko-korruptive. Kjo lidhje është shkaku kryesor që ndikojnë dhe u imponojnë mediave jo seriozitet,  edhe  negativizëm, mashtrime, spekulime e servilizëm  kundër profesionalizmit, ndershmërisë, paanshmërisë dhe kundër lirisë. Mediat në tërësinë e tyre janë bërë palë me politikën, me interesin, paranë dhe të materializmit, dhe kur mediat bëhen palë me paranë, politikën, korrupsionin  dhe me pushtetin e drejtësinë aty shoqëria, drejtësia  demokracia, liria  dhe shteti janë të kërcënuara. Kur mirëfunksionon kjo simbiozë  korruptive media-politikë-pushtet e para, shoqëria shkon drejt një polarizimi të tejskajshëm gjë  që pengon lirinë, bllokon shtetin, shoqërinë dhe tërë sistemin. Janë shumë të rralla mediat në Shqipëri të lira, të pavarura, të guximshme dhe të pakapura nga politika e pushteti. Se çfarë janë mediat në Shqipëri shikoni p.sh. se si ato promovojnë dhe propagandojnë paligjshmërinë  duke njohur dhe përmendur në lajme, emisione dhe nëpër faqet e para të gazetave pseudo e fallco faktin se Berisha është kryetar i Partisë Demokratike kur ai është përjashtuar jo vetëm nga grupi parlamentar i PD-së por edhe nga PD-ja,kur Gjykata njeh si kryetar Lulzim Bashën. Dhe se ato media të rralla të lira, të pakorruptuara dhe patriotike i vëzhgon dhe i konstaton publiku e lexuesi, se ato nuk janë media ku gjithçka vendos pronari, dhe ka gazeta e televizione që quhen të filanit e filanit sepse pronari gjithçka dikton dhe urdhëron;  edhe lajmet, informacionet , emisionet e gjithçka kalon në filtrin dhe lupën e imtësishme te seleksionimit dhe kontrollit politik, spekulativ e xhambazllëku. Ka media ,por që janë të pakta e të rralla në Shqipëri, si p. sh.  gazeta “SOT” , e cila shërben si institucion për të vërtetat, të vërtetat të cilat i kërkon publiku. Kjo sepse Gazetën  “SOT”, duhet të shkosh ndër të parët në sportelet ku shiten gazetat që ta gjesh e blesh atë, sepse ajo prej vitesh  është më e kërkuara nga lexuesit të cilët janë të ngopur me lajme e informacione bajate e shterpe politike, matrapazllëku  e servile të politikës dhe të interesave personale të pronarëve të mediave vizive dhe të shkruara. Kjo gazetë  është kombëtare dhe promovon të vërtetat  dhe realitetin, patriotizmin dhe proamerikanizmin në Shqipëri,  aleatin  madh e jetik të shqiptarëve; ka promovuar Reformën e VETTING-ut; ka demaskuar marrëveshjen detare me Greqinë; ka promovuar integrimin e Shqipërisë; ka promovuar luftën kundër korrupsionit gjithngjyrësh dhe sanksionet amerikane “non grata” kundër personave VIP të korrupsionit. Gazetë pothuajse e vetmja që pasqyron dhe informon për Kosovën; që demaskon politikën antishqiptare serbo-ruse; që kundërshton formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, copëtimin e Kosovës dhe “Ballkanin e Hapur”. Ndërsa shembull për  media vizive përmendim Emisionin “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës si emisioni televiziv  më i ndjekur në Shqipëri e diasporë, sepse aty   flet publiku, halli dhe interesi i publikut, ku dëgjohet e vërteta dhe realiteti social, politik, ekonomik e juridik  nga kritika e vlerësimi qytetar. Kjo është e vërteta, pasi shumica dërrmuese e televizioneve ashtu edhe gazetat që dalin në Tiranë , në shumicën e tyre nuk e kanë agjendë të tyre interesin kombëtar, por janë TV  e gazeta që u mëshojnë në lajmet kryesore dhe  në faqet e para të gazetave tematikave të parëndësishme të atyre politike që u pëlqejnë atyre si dhe  ngjarjeve kriminale ordinere: vrasjesh, grabitjesh e seksi që për nga shpeshtija dhe përsëritja e tyre i serviren publikut  si përralla telenovelash dhe që më shumë injektojnë, tejçojnë, helmojnë e çorodisin për mbrapsht e për keq. Dhe akoma edhe më keq është ajo se çfarë shkruanin kohë më parë mediat greke të  publikimit të skandalit se mediat shqiptare financohen nga qeveria greke për të kryer   propagandë pro Greqisë.