BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x
BREAKING NEWS

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të shoqëruara me rrufe dhe erë të fuqishme/ Çfarë do të ndodhë përballë Vlorës dhe Himarës

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të
x

Opinion / Editorial

A ka sy e faqe kjo opozita jonë të ngjitet në fron?!

A ka sy e faqe kjo opozita jonë të ngjitet në fron?!

Unë them nuk ka, sepse është po ai,Saliu, që në sy na mbiu… Është po ai, që shkërmoqi shtetin…për të mbushur thesin… Pra, si ka mundësi përsëri,të ngjitet në fron ai, që me urë zjarri në dorë, në tri qeverisje e veshi me të zeza nënën Shqipëri. Unë them përsëri, që kjo opozitë lubi,nuk mund të ngjitet në fron, sepse në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017,Edi Rama, ky burrë i gjatë, e bëri Partinë e Saliut thelë dhe kafshatë, ndërsa Partinë e Metës, nga forcë e parë në fushatë,me qetësi e dashuri, pa u mërzit, e çoi në opozitë dhe siç duken bathët e priftit, opozitë që u katandis në një thelë mish, që nuk i del as Ilirit me Monikën, jo për të tjerët të tipit hipokrit me mbiemër e emër, Vasili Petrit, apo të një sharlatani tjetër, më i ri apo më i vjetër. Ç’po them dhe unë? Ata e po çojnë veten në lumë duke sharë e bërtit…..Për qeverinë e Ramës apo Rilindjen ç’nuk thonë. Është mbushur me lakej, me padronë. Është mbushur me Jago, me makbethë, me tartufë, por populli ka sy e shikon dhe largon çdo qyqe e buf. Dhe ka sy e faqe kjo opozita jonë, të ngjitet në fron, kjo opozitë lubi, me aparatçikë që vegjetojnë. Kërkon të këndoj si bilbilat kjo opozita jonë, e mbushur me servilë, e mbushur me zagarë, me katila, me kusarë. E mbushur me liderë bastardë, me liderë dhelparakë, idhujt dhe djajtë e saj na çuan në të tmerrshmin batak… Prandaj, o popull ju bëj thirrje, që me votën e lirë t’i çojmë nga kanë ardhë, të mbeten përjetë në opozitë. Dhe vërtetë Partia Demokratike është e treta herë radhazi që i humb zgjedhjet. Në 2013 Rilindja i dha një milion shuplaka, në vitin 2017 qe më e fortë dallga, ndërsa në vitin 2021, demokratët i kapi flama, u bënë kashtë e koqe. Kjo ndodhi sepse populli përjetësisht rron dhe nuk harron, ndërsa politikanët e qeveritarët vijnë dhe shkojnë…. Kjo ndodhi sepse qeverisja e Partisë Demokratike me Saliun president e kryeministër, nuk ishte gjë tjetër veçse një diktaturë bastarde sa e pabesë dhe aq cinike, që nuk e përligji ndryshimin që mori përsipër, as në vitet 1992-1997, as në vitet 2005-2013. Atë e rrëzuan tri herë radhazi, shpirtrat e njerëzve të zemëruar, zemrat dhe ëndrrat e vrara, simbolet dhe këngët e plagosura nga Saliu dhe qeveritarët e tij. E rrëzuan atë diktaturë bastarde, se ajo me paaftësinë e papërgjegjshmërinë goditi rëndë lirinë, demokracinë, shkatërroi shtetin, dogji dhe mbyti Shqipërinë. E rrëzuan atë diktaturë bastarde se me gënjeshtra e mashtrim, me hipokrizi, korrupsion e krim, forcoi pushtetin,shtoi pasurinë,duke vënë nën këmbë drejtësinë. E rrëzuan përtokë, se ishte një kuçedër me shumë kokë. E rrëzuan pa mëshirë, me votën plebishitare, të ndershme e të lirë. E rrëzuan se kishte mjete sundimi dhunën e përgjimin, përndjekjen intelektuale, kërcënimin moral e fizik, persekutimin barbar politik. E rrëzuan se kishte një mentalitet të rrezikshëm, të gjithë kundërshtarët i quante tradhtarë. Të drejtën për rrotacion qeverisje ua ndalonte me armë në dorë. E rrëzuan se bënte shumë veprime absurde me shumë gjak të pafajshëm, me shumë shkatërrime, me shumë shamizeza… Eh, Shqipëria ime! Eh, populli im! Sa të rëndë qenë ato vite! E rrëzuan atë diktaturë bastarde, se bënte shumë veprime barbare. Protestave të ligjshme popullore, zemërimit të madh të shqiptarëve u vuri forcën e armëve, u nguli thikën pas shpine. E rrëzuan se pati në themele hakmarrjen e përbindshme, krimin shtetëror barbar,mashtrimin e shpërfytyrimin, vjedhjen e dinjitetit qytetar. E rrëzuan sepse i quante procese demokratike, dhunimin e të drejtave njerëzore, piedestalet e rreme berishiane, thundrën e policisë politike. E rrëzuan se ishte një klan antikombëtar, me heronj që fituan tituj e ndere, grada e poste të lartë duke zhvatur çdo qindarkë. E rrëzuan se ne themel kishte komisione genocidiste, donkishotë të rrënimit kombëtar, figura qendrore të krimit, që ishin hedhur në kënetën e humbjes, që ishin flakur në detin e harrimit. E rrëzuan, e rrëzuan atë diktaturë bastarde se bënte shumë veprime mafioze, por nuk mundi të lëkund vendosmërinë, nuk mbolli dot mosbesim tek populli për të prosperuar ndryshe. E rrëzuan se ajo diktaturë bastarde kupën e mbushi, se qe një fenomen i përçudnuar që kultivoi injorancën dhe mohimin e vlerave të shqiptarëve. E rrëzuan se ajo shpërdoroi vlerën e lirisë, uzurpoi pushtetin, grabiti pasurinë kombëtare. Ajo shkatërroi kulturën e historinë, mohoi luftën e shqiptarëve për liri,i vuri kazmën gjithçkaje që populli krijoi me djersën e tij pas Luftës Nacionalçlirimtar. Ajo ngriti në piedestal kriminelët, njerëzit e dyshimtë të rrugës. Bëri zhvarrim-varrime në histori, zhvarrim-varrime në kulturë, njollosi simbolet e traditës, nxori nga ishin futur revanshistët dhe humbësit e Luftës. E rrëzuan se ajo diktaturë bastarde shpalosi një katastrofë të vërtetë në fushën morale dhe estetike, ku virtyte të njeriut modern quheshin pisllëku shpirtëror dhe veprimet prej banditi e gangsteri. Ajo diktaturë bastarde pati përçmim e urrejtje për njeriun e ndershëm, për njeriun e punës me ndërgjegje. Ajo bëri pishtarë e martirë ata që ngritën lart anti-njerinë. Ajo përballi amoralitetin politik me traditat kombëtare, deformoi kodin moral të shqiptarëve. Ajo ndezi luftën mes krahinave, nxiti luftën mes brezave dhe krijoi plasaritje, të çara të shumta në rritje në ndërgjegjen kombëtare. Ajo bandë donkishoteske bëri gërmadhë qytete, përdhosi bashkëjetesën, mjedisit e gjelbërimit i vuri kufi fshesën. Ajo diktaturë bastarde asfiksimin e shëmtimin na i vuri në qafë si kular, ringjalli kanunin e hakmarrjen, mashtroi në mënyrë absolute vetëdijen e shqiptarit. Mes intrigave e dredhive na gremisi në detin e pasigurisë, të mjerimit e varfërisë, na solli si kurrë më parë, Otranto, Gërdec e 21janar. Pra, tri herë radhazi, vitaliteti e burrëria e shqiptarit, sfidoi mitet e perënditë e rreme Berishiane dhe rifitoi sovranitetin mbi të ardhmen. Por pinjollët e asaj diktature, me në krye Saliun, përsëri flasin, bërtasin, protestojnë, kërcënojnë…. Por kot e kanë, nuk fitojnë. Le të derdhin lotë krokodili. Ne nuk e humbim besimin dhe shpresën. Ditët e mira do të vijnë. I shoh në sytë e shqiptarëve shumë mirë, se ata me votë do të dërgojnë në humnerën e viteve atë kategori xhambazësh, që me një degë dafine hynë e del dhe përçudnon në thellësi vlerat bazë të shoqërisë, se ata do të nxjerrin jashtë loje atë aradhë sharlatanësh, që shisnin fjalë ndershmërie para mashtrimit të radhës, se shqiptarët nuk duhet të bëhen kurrësesi përsëri e përsëri, viktima të premtimeve kuq e zi, plot emblema simbolike me pëllumba të bardhë e të zinj.