BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Opinion / Editorial

A mendojnë bosët e këtij vendi, se dhe për ta ka vdekje?

A mendojnë bosët e këtij vendi, se dhe për ta ka vdekje?

Aty tek “Partizani i panjohur”, në qendër të kryeqytetit, sheh përditë burra të moshave të ndryshme, që kërkojnë të shesin krahët e tyre. Disa mund të rrinë aty edhe kot, për të shtyrë ditën se janë nga ata që “nuk e hanë punën”. Unë njoh disa prej tyre personalisht, por pjesa më e madhe e tyre kërkojnë kafshatën e përditshme, me çfarëdo lloj çmimi që të jetë. Ca rrinë ulur në bordurat e trotuarit e vështrojnë në sy çdo person që kalon poshtë e lart, kurse të tjerë rrinë shtrirë në lulishte në hijen e pemëve e luajnë “nënç” e disa të tjerë buzë rrugës rrinë në këmbë në gatishmëri të përhershme e gjuajnë për ndonjë punë të çastit. I shikon ashtu të përvuajtur dhe në mendje të vjen skica e Migjenit “Molla e ndalueme”. Sapo kalon aty ndonjë burrë i mbajshtëm, i veshur mirë, me gjyzlykë të shtrenjtë, i afrohen dhe pak si me ndrojtje, e pyesin: A do ndonjë punëtor o bos? Bëj çdo lloj pune, a ke nevojë bosi? – i afrohet i gatshëm tjetri, duke treguar muskujt. Sa e natyrshme dhe e përditshme u bë tek ne fjala “bos”, ashtu si fjala president, pronar, pasanik, korrupsion, ryshfet, tender, luks. “Bos” i thërret pastruesja dhe shitësja që merr 10 mijë lekë në muaj, pronarit të saj. “Bos”, i thërret punëtori, tekniku dhe mjeshtri presidentit të firmës që ka fituar tenderin. “Bos”, e quan hallexhiu i shkretë edhe atë pronar të vogël që e ka punësuar qoftë edhe për dy-tre ditë. Biles edhe nxënësi për t’i bërë qefin po e thërret mësuesin, o boso! Janë zhdukur kufijtë e respektit midis moshave të raportit epror - vartës, edukator-nxënës, është rrëzuar dinjiteti, janë zbehur raportet morale njerëzore në shoqëri dhe ekziston vetëm njera, interesi te bosi, tek ai që të ka në dorë kafshatën e bukës. Edhe ndonjëri që e ka siguruar një farë mirëqenie me djersë dhe bën një jetë të mirë familjare, nuk do t’ia dijë më për tjetrin, as për bosin e as për hallexhiun. Indiferenca ndaj çka ndodhur rreth e rrotull e ka mbyllur në “kullën e fildishtë”. “Unë kam jetën time, -mendon ai - s’kam ç’ta dua tjetrin. S’më hyn në punë as bosi e as pushtetari, kam shpatullat mia”. Dikur mund të quhej me emrin “bos” ndonjë që ishte i fuqishëm fizikisht e gango që bënte prapësina pa e çarë kokën. Sot bosët janë shtuar mjaft dhe me djersë apo pa djersë janë pasuruar mjaft dhe e kanë distancuar shumë hendekun me shumicën e varfër. Bosët kanë vila shumë dhomëshe në vende turistike, kanë makina luksoze miliona euroshe, kanë pasuri në euro e dollarë të depozituara në banka brenda e jashtë vendit. Shikoj përditë komshien time 40-vjeçare, e cila ka ndrydhur brenda fustanit të saj të dalëboje, jo vetëm bukurinë e tretur më kot, por edhe moshën në kulmin e energjisë edhe dinjitetin e saj si grua. Punon pastruese tek një bos dhe përparësen shpesh harron ta heqë edhe kur kthehet në shtëpi. Sa poshtëruese është kur bosi këmbë mbi këmbë në kolltukun e tij pi uiski me gazetën përpara dhe herë pas here kërcënon, më tepër nga sensi i komandimit dhe superioritetit se sa nga cilësia e dobët e punës: ktheu dhe një herë mbrapsh, do ta pastrosh mirë apo ta fus fshesën kokës”. Kur e shikon që ajo nga lodhja mundohet të mbështetet mbi bishtin e fshesës apo të ulet në shkallaren e mermertë të lokalit, ai i ngërthehet më ashpër: çohu shpejt! Nuk të paguaj për teferiç unë ty. E ç’u bë këtu, mejhane”. Një tjetër, shoqja e saj punon pjatalarëse dhe nuk e shmang dot neverinë kur pastron mbeturinat e “sofrës ku hëngri drekën bosi me bark të pangishëm”. Duron dhe urrejtjen e fsheh nën kujdesin që të mos kërcasin pjatat që lan, të mos harxhojë detergjentet, të krijojë aromat e duhura, se pastaj veprimi arrogant i bosit ia kalon dhjetëfish shef Renatos të emisionit për gatimin “Hell’s Kitchen” në Top Channel. Më tutje sheh burrin 35-vjeçar, me shpatulla si div, i cili pasi ka ngritur bashkë me shokët një dollap në katin e pestë të pallatit, zbret poshtë, fshin djersët i kënaqur me paratë që shtrëngon në dorë dhe shprehet: “ishte burrë i mirë ky bosi. Na i hodhi lekët pa i numëruar fare. Merrini, tha se jeni gjynah, për këta lekë po piqeni në diell gjithë ditën”. Kjo është lëmoshë dhe të vjen ndot kur e dëgjon këtë lëpirje nga një shpatullgjerë 35-vjeçar. Ka disa të tjerë që për t’u treguar bosa e zemërmirë edhe për të ngritur në dhomat e katit ku banojnë një valixhe me pak peshë, marrin punëtorë aty tek sheshi dhe këta për një shërbim të vogël i marrin paratë kot, sikur me qenë lypsa. Në kryqëzimin tek Rruga e Elbasanit, ashtu si në kryqëzime të tjera të kryeqytetit, sheh përgjithësisht fëmijë që i shtrijnë dorën çdo makine që ndalon në semafor. Disa 6-7 vjeçarë mundohen ta marrin lekun me “djersë”, me furçat në dorë ata mundohen të pastrojnë xhamat e makinave. Bosët qëndrojnë seriozë në makinat e tyre luksoze, mbajnë celularët në vesh dhe as nuk duan t’ia dinë për urinë e tyre. Ka ndonjë tjetër bos, që për t’u gajasur ca lypësin zbatharak, ia hedh mijëshen metalike me kushtin që ta presë në gojë, ndryshe nuk e fiton. Dhe lypësi e praktikon dhe e fiton lëmoshën. Tamam si kujdestari tek filmi “Lulëkuqet mbi mure” që tallet me urinë e jetimëve të gjorë duke u hedhur kafshata buke drejt e në gojë. Sa më shumë shtohen fukarenjtë, aq më shumë shtohen bosët. Janë disa të tjerë, kandidatë për bosë, që sapo fillojnë të vënë pak pasuri e të ndjehen rehat, kërkojnë të punësojnë pastruese, shërbëtore, punëtorë për bahçen edhe pse nuk kanë më tepër se 200 metra vend dhe e hanë drekën e darkën në restorante të shtrenjta. Biles në restorant presin edhe mikun e të afërmin, e për të mos prishur temenanë e familjes, i çojnë ato të flenë në hotel. Gjithçka e komandon paraja, djersën, bujarinë, moralin, dinjitetin, kulturën, meritën, madje edhe vdekjen. Dhe kur i shikon kështu të krekosur, mes një pasurie marramendëse, përveç pyetjes: A kanë zemër dhe mendje këta njerëz, vjen edhe tjetra: Po si mendojnë këta, se nuk do të vdesin kurrë. E filluan kapitalizmin ashtu rrumpallë, duke fituar para badihava, kush qe më i zoti dhe më i forti dhe po e mbyllin jetën parazitë në kurriz të të tjerëve, pa u hyrë gjemb në këmbë. Gjysma e pasurisë së kombit është përqëndruar në duart e një grupi të fuqishëm, që bëjnë ligjin kudo. Vërtet kapitalizmi është konkurrencë, diferencim të ardhurash, por edhe këtu duhet të ketë makinacione për të ruajtur ekuilibrat dhe një farë barazie shoqërore. Se dhe barazia e siguruar me ligj, është një element i domosdoshëm i demokracisë. Lekë, para, euro, dollarë, është tërë motoja e jetës së bosëve. Duke e shkelur mbi varfërinë, dinjitetin, moralin e të tjerëve tregohen si të përjetshëm në këtë botë. Një konkluzion të thjeshtë për gjithë veprimtarinë e bosëve, e nxjerr më mirë, sipas filozofisë së saj ajo plaka që shet ca kokrra domate në një qoshe rruge tek Medreseja, të cilës gjysmat ia ka marrë policia për “tregtim pa leje”. “Edhe të pangopurit edhe pasanikët,-thotë plaka e nevrikosur,-ndoshta do ta gjejnë derën e burgut një ditë, nëse ka ligj. Por nëse nuk ka ligj, ka zot dhe zoti atyre dy metra katror dhe do t’u japë, ashtu si dhe ne fukarenjve”.