BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

A mjafton vetëm protesta antipërdhunim?

A mjafton vetëm protesta antipërdhunim?

Lajmi vërtet është i kobshëm: 5 bashkëfshatarë, në dijeni të njëri-tjetri përdhunonin periodikisht një vajzë 15-vjeçare, madje njëri prej tyre ishte edhe i afërm i saj. Reagimi shtetëror ishte i menjëhershëm: ata u prangosën dhe tashmë presin dënimin nga gjykata. Po ashtu edhe reagimi shoqëror është për t’u përshëndetur: në shumë qytete të vendit po organizohen protesta antidhunim. Natyrshëm pas një rasti të tillë lind pyetja: Ç’po ndodh me shoqërinë shqiptare, kryesisht me brezin e ri në marrëdhëniet seksuale dhe a mjafton vetëm një protestë mbarëqytetare për të ndaluar fenomenin e përdhunimit? Rasti në fjalë, duhet pohuar me shumë dhimbje nuk është as i ri dhe as i shkëputur nga jeta e përditshme e sotme shqiptare. Përmes mediave, që për mua në këtë fenomen janë bashkëfajtore, mësojmë pothuajse përditë për raste të përdhunimit në qytete të ndryshme të vendit. Më kulminante kanë qenë përdhunimi i përpara pak kohëve në Kavajë ku disa bashkënxënës minorenë abuzonin me shoqen e shkollës apo “trimëria” me të cilën mburrej roja i shkollës në Bathore që përdhunonte një nxënëse shkolle, madje edhe në shtëpinë e saj. Pa qenë seksolog në profesion apo psikolog, mund të numërosh një sërë shkaqesh që çojnë në lulëzimin e këtij fenomeni por praktikisht mendoj se shkaku i parë dhe më kryesori është shkatërrimi i familjes së sotme shqiptare, si qeliza e shoqërisë. Nuk dua të bëj asnjë paralelizëm midis dy kohëve, sepse edhe ajo e mëparshmja në vendin tonë kishte një mal me mangësi për një jetë normale, por edhe kjo që po ndodh sot, kur në emër të modernizmit dhe luftës së brezave të rinjtë e sotëm “shkelin” me këmbë çdo porosi apo mësim morali që duan të japin prindërit, që jo vetëm u dhemb shpirti për fëmijën e vet, por kanë edhe po ashtu një mal me përvojë në jetë dhe kërkojnë me këmbëngulje atë që ata e quajnë “pavarësi” është e pakuptimtë. Kështu që prindi së pari duhet të jetë udhërrëfyesi i fëmijës për rrugët e jetës dhe ku padyshim do të jetë shumë i kujdesshëm për t’i treguar edhe rreziqet që ajo mbart. Ashtu si mësuesit sipas profileve i mësojnë fëmijëve shkencën e fizikës, të matematikës, kimisë e më gjerë edhe prindi duhet t’i mësojë fëmijës se si hidhen me sukses hapat në jetë. Madje kjo duhet bërë qysh sapo lind dhe me këtë rast më kujtohet një përvojë mësuar në një libër psikologjie. Një zonjë e madhe, që jeta ia kishte siguruar të gjitha mundësitë ekonomike, shkon të takojë një profesor të madh që merrej me edukimin e fëmijëve të vegjël dhe i bën kërkesën që edhe me djalin e saj të merrej ai. Pasi e pyeti për moshën e fëmijës dhe mësoj se ai ishte 6 muajsh, profesori nuk e mori dot përsipër me arsyetimin se “është vonë për mua”. Por sot po ndodh jo kur janë 6 muajsh, por edhe kur bëhen 6 vjeç apo edhe 16, fëmijët kërkojnë largësi nga këshillat e prindërve, madje edhe duke i ofenduar me ëmbëlsi: këto që thoni ju janë të kohës së “qepës”. Por e keqja është se shumë prindërve u pëlqen kjo largësi apo nuk kanë fuqi prindërore për të bërë rolin e edukuesit pozitiv. Madje nuk është se më ndodh vetëm mua që kam në rrethin shoqëror apo edhe fisnor prindër të papërgjegjshëm që mburren se e kanë djalin 15-vjeçar “kurvar” apo vajza që në bankat e shkollës njeh më mirë se e ëma mjetet e make upit. Fëmijët kanë nevojë për një shok apo shoqe të ngushtë që do të donte të ndante me të problemet që ia sjell mosha, por kush më shumë se prindërit mund ta bënte këtë rol? Kush më shumë se prindërit ia do të mirën fëmijës? Shkëputet ku zinxhir dashurie e që vazhdon më pas me mangësitë në arsimin e sotëm. Të mos mbyllim njërin sy dhe të bëjmë të heshturin në emër të modernizmit. Defekti në shkollën e sotme në edukimin e fëmijëve fillon nga vetë mësueset që në shkollë shkojnë me fustanin në majë të shalëve, në shumë raste edhe transparente e u duken sheshit edhe brekët e lyer e stërlyer vesh më vesh. Jo vetëm shkolla, por edhe jeta e përditshme ka ca rregulla etike të pashkruara që në vetvete tregojnë edhe personalitetin e njeriut. Por nëse në të përditshmen ato janë edhe fakultative, në shkollë duhet të jenë skrupuloze dhe më të rrepta se rregullat ushtarake. Dhe më e keqja ndodh, siç kam informacion tepër të saktë se ka plotë zonjusha – mësuese që jashtë rolit edukues bëjnë edhe biseda tepër intime me nxënëse të përveçme që më pas bëhen preh e rrugës jo të mirë. Sot ka programe të mirëpërcaktuara për edukimin seksual të nxënësve dhe ata duhet të formohen brenda kornizave të këtyre programeve. Për më shumë le të mësojnë prej prindërve. Media është njëherazi jo në pozicionin e saj të ndryshimeve shoqërore që kanë ndodhur tek ne këto vite. Padyshim që një nga shtyllat e funksionimit të saj mbetet edukimi, por në emër të shkuarjes drejt botës moderne ato janë lëshuar fare pa frena jo vetëm në veshje, që më tepër mund të etiketohen si paveshje, por edhe në idetë që përhapin. Në vend që ekrani më shumë t’i krijojë hapësirë fëmijëve ekselentë dhe atyre që janë shembull me arritjet e veçanta në shkollë, u hapen ekranet më shumë se sa duhet gjoksjashtave, atyre që kanë ndarë nga dy e tre burra dhe përsëri bëjnë moral për dashuri apo më keq akoma, atyre që ndërrojnë edhe drejtimin seksual. Këto janë pasqyra së mbrapshti në edukim dhe çuditërisht kanë një impakt të madh në brezin e ri. Padyshim që një përgjegjësi në këtë ç’rregullim të jetës normale shqiptare ka edhe shteti me institucionet e veta që paguhen nga taksat e qytetarëve.

Nëse pyet ata që e kanë pësuar në kurriz një fenomen të tillë, revolta e tyre shkon deri në ekstrem për dënimin e fajtorëve ndërkohë që organet kompetente të këtij palo shteti mundohen që përmes cicmiceve me nenet përkatëse të japin dënime minimale. Përvoja botërore tregon se monstra të tilla jo vetëm dënohen rëndë, por i çojnë ta kryejnë dënimin në burgje të sigurisë së lartë dhe edhe atje ruhen me kujdes se janë njëherazi edhe preh e bashkëvuajtësve që çfarëdo krimi të kenë bërë, atë të përdhunimit e quajnë krim mbi krimet. Kjo nuk do të thotë që edhe përdhunuesit shqiptarë të çohen në burgje të tilla ku të bëhen viktima të bashkëvuajtësve, por që dënimi të jetë shembullor. Por a mjafton një protestë antidhunimi për të sjellë normalitet në jetën e përditshme tek ne? Padyshim që jo, por nëse të gjitha ato që theksuam më lart kanë një emërues të përbashkët dhe ndërthuren me njëra-tjetrën padyshim që rezultatet nuk do të mungojnë. Këtu është vendi të theksojmë se edhe shoqatat e shumta në mbrojtje të jetës vetjake të qytetarëve dhe që marrin miliona lekë nga projektet që në letër nuk kanë asnjë mangësi, të jenë më vigjilentë ndaj këtyre fenomeneve dhe t’u paraprijnë atyre. Vetëm një front i përbashkët i të gjithë faktorëve në mbrojtje të jetës së të rinjve shqiptarë do të bëjë të mundur që fenomene të tilla të minimizohen.