BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Opinion / Editorial

A mund të jetë një protestë pedagogësh një kapriço sipas Edi Ramës?!

A mund të jetë një protestë pedagogësh një

Pavarësisht se dikush mund ta cilësojë si Protestë e nxitur `politikisht`, angazhimi i qeverisë më tepër për të qetësuar shqetësimet në rritje të Pedagogëve sesa për të rritur në mënyrë cilësore pagat e ulta të pedagogëve të Arsimit të Lartë, - Sindikata e Universiteteve veproi drejt në organizmin e protestës dhe në realizmin e një pakete për përmirësimin jo vetëm të pagave dhe të dinjitetit si pedagogë Universiteti, por edhe të aspekteve të tjera që kanë shkatuar shumë problematika në Universitetet publike madje edhe tek ato private. Në fakt nuk është paga e cila do të ngushëllonte sado pak pedagogët e Arsimit të Lartë Publik ndoshta dhe të atyre privat, por problemet që janë grumbulluar në Sistemin e Arimit të Lartë shkojnë përtej Pagave dhe përtej Paketës së propozuar nga Sindikatat e Arsimit të Lartë. Me pak fjalë pedagogëve u duhet një pagë dhe një dinjitet e cila mund të përkthehet pjesërisht me pagë dinjitoze por pjesa tjetër kërkon edhe reforma të veçanta vetëm për Arsimin e Lartë. Rritj e pagave nuk mund të bëhet as me 15% dhe as pasi pedagogët kërcënojnë me bojkot të mësimeve. Qeveria dhe Qeveritë qofshin ato paraardhëse dhe qofshin ato pasardhëse, nuk e kanë vënë ujin në zjarr për pagat e pedagogëve të arsimit të Lartë qoftë publik dhe pjesërisht të atyre privat. Gjithmonë kur sheh retrospektivën e ngjarjeve në Shqipëri si në kohën e Diktaturës, si në kohën e pas viteve`90, gjithmonë qeveritë kanë patur si objektiv mbajtjen nën `zap` të shtresës intelektuale. Dhe kjo është vënë re që në rregjimin e Enver Hoxhës, ku shtresa e mesme e inteligjencës mbahej nën kontroll, madje dhe një pjesë e mirë e tyre (disa me dashje, e disa pa dëshirën e tyre u përfshinë në bashkëpuntorë të rregjimit madje, kemi plot raste tqë njerëz të tillë sot në ditët e demkracisë janë në drejtimin e vëndit qoftë në pushtetin legjislativ, pushtetin egzekutiv dhe pushtetin lokal). Interesant është fakti që Ramiz Alia preferoi të krijojë pluralizmin me intelektualët e zonave rurale të cilët kishin sado pak poste në Parti dhe në pushtetin egzekutiv gjatë diktaturës, por shtresën intelektuale të mesme qytetare, ata të cilët i dërgoi fshtarave me pretekstin e transferimeve `për të çuar kulturën, arsimin në fshat`, i la pas dore. Me saduket nuk kishte besim tek ata. Rezultati i drejtimit fshataresk dhe aspak professional i pushteteve pas viteve `90 ishte : - Tranzicioni i zgjatur, dhe prishja fatale e të gjithë industrisë dhe bujqësisë si dhe e administratës shtetërore - Emigracioni i trurit (`brain drain`) dhe i një pjese të popullsisë së re - Destabiliteti i shtetit shqiptar si pasojë e dy të parave - Shkatërrimi i meritokracië, i teknokracisë, i zinxhirit të formimit professional, dhe vendosja e militantëve dhe miqve në drejtimin e të tre pushteteve nga të dy partitë kryesore. Këto faktorë sigurisht ndikuan dhe dobësuan edhe Arësimin e Lartë i cili në kohën e diktaturës çuditërisht ishte më cilësor se sot, porsigurisht, pedagogët dhe mësuesit e asaj kohe punonin në detyrimin e dkitaturës. Dëmtimi cilësor i Arsimit të Lartë filloi menjëherë pas viteve `90, me largimin e pedagogëve e studenëve të talentuar, dhe vazhdoi me ndryshimet ligjore të pa-argumentuara dhe shumë herë klienteliste. Ajo që i dha dërrmën Arsimit të Lartë cilësor, ishte hapja e shumë Universiteteve Private, megjithse dihej shumë mirë që një Universitet për shtetin duhej të egzistonte një Universitet në 1.milion banorë, kriter ky që është zbatuar në botën perëndimore dhe atë lindore, të paktën për universitetet publike. Ç`ndodhi këtu në Shqipëri? Problemet e Arsimit të Lartë vazhduan me Ligjet për Arsimin e Lartë i cili pas viteve `90 është amenduar disa herë dhe çdo herë që është amenduar, ka krijuar probleme në aktivitetin e Stafit Akademik, në problemin e Pagave, në problemin e kërkimit Shkencor, madje dhe në problemin e zgjedhjeve në Universitete, si dhe në zinxhirin -`kush komandon` dhe `kush mund të marrë hak e kundër kujt`. U hapën 11 universitete publike madje edhe me filiale disa pas Ligjit të Arsimit të Lartë Publik të vitit 1993. Pas vitit 2006 u hapn dhjetra Universitete private të cilat nxitën rënien e cilësisë së mësidhënies, rritjen e mitmarrjes në të dy tipet e Universiteteve, korrupsion në Ministrinë e Arsimit e cila drejtohej tashmë nga njerëz të politikës dhe jo profesionistë. Me gjithë mbylljen e disa Universiteteve private pas vitit 2013, cilësia e mësidhënies dhe e drejtimit shkencor vazhdoi të bjerë, Autonomia e Universiteteve publike mbeti dhe sot e kësaj dite formale. Dhënia e titujve shkencorë ishte klienteliste, dhe të gjitha këto të shoqëruara me pagat e ulta dhe qesharake të Pedagogëve të Arsimit të Lartë, tregonin se sa poshtë Arsimi i lartë kishte rënë. Sidoqoftë, hapja e Universiteteve private nxiti dhënien e pagesave shumë të mira në sektorin privat, gjë që i bëri qeveritë të reflektojnë, por kjo nuk zgjati shumë. Përveç disa rritjeve të vogla sipas indeksimit dhe inflacionit, asnjëherë nuk pati rritje cilësore të pagave. Vetem pas vitit 2015 me ligjin e ri të Arsimit të Lartë u tentua të eliminoheshin disa mangësi të konstatuara, por largimi i pedagogve cilësore dhe atyre të rinj me perspektivë, bëri që në Arsimin e lartë të ofrohen pedagogëtë rinj ndoshta jo me mesatare të mirë, pa eksperiencë as akademike dhe as profesionale. Në Universitetet private filluan të nivelojnë pagat me ato të Universiteteve publike, madje në njërin nga Universitetet private si UET, pagat e pedagogëve janë të ulta sidomos ato të pensionistëve me pretekstin se `ata marrin pension`, duke ju ulur dinjitetin komplet një të të rë pllejade profesorësh. Sidoqoftë, Ligji i Ri i Arsimit të Lartë i vitit 2015, i propaganduar si ligj reformë për Arsimin e Lartë Shqipëtar që afrohej me ligjet e vëndeve perëndimore apo i ngjashëm me atë Anglez, pati disa gafa të mëdha të cilat po rëndojnë edhe sot tek Pedagogët në paga, në kërkim shkencor, në laboratore, dhe në dinjitet. Gjithashttu ky ligj kishte këto mangësi të tjera : - Nuk planifikoi koston e këtij ligji, pra nuk përmëndi se sa do ishte kosto e reformës dhe se sa do të rritej GDP e Arsimit shqiptar në përgjithësi dhe i atij të Lartë në veçanti për shkak të reformës - Nuk u shooqërua me rritje cilësore të pagave të pedagoëve të arsimit të lartë të afërta me ato të vëndeve fqinje të Shqipërisë si, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, etj - Nuk përfshiu në ligj Universitetet private, duke lënë boshllëqe në manaxhimin e tyre - Politika vazhdon të ushtrojë presion në Universitete pavarësisht Autonomisë dhe Udhëzimit për zgjedhjet në Universitete i cili mbetet një Udhëzim i cili është i njëjtë me udhëzimi për zgjedhjet politike, sepse lejon që drejtuesit e zgjedhur të veprojnë si diktatorë `të vegjël` e hakmarrës. Fakti tregon se GDP për Arsimin shqiptar në Përgjithësi mbeti 5% e GDP së Shqipërisë, në vënd që të rritej e tu afrohej fqinjëve mesatarja e të cilëve është mbi 8%. Protestat e pedagogëve të Arsimit të Lartë mbetet një protestë e ligjëshme. U Duhet rikujtuar autoriteteve drejtuese se, nuk duhet të ndërmarrin masa kundër pedagogëve protestues. Sidoqoftë në Shqipëri mbetet hija e ndikimit të politikës mbi protestat në përgjithësi, se herë pas here shohim protesta të tjera që ndodhin me cytje politike në vënd që të jenë thjesht profesionale dhe me qëllim përmirsimi ekonomiko-financiar. Së fundmi, protesta e pedagogëve megjithse e vonuar dhe në një kohë të vështirë për vëndin nuk mund të jetë kurrsesi kapriço e pedagogëve, sepse kjo shtresë intelektule mbetet e varur nga paga mujore për të mbijetuar, njëlloj si shtresa e varfër, në vënd që të ishte një pagë dinjotoze.