BREAKING NEWS

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u
x
BREAKING NEWS

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu
x
BREAKING NEWS

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është
x
BREAKING NEWS

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në
x
BREAKING NEWS

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i
x
BREAKING NEWS

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje, Shqipëria ka probleme me...

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me
x

Opinion / Editorial

A mundet LGBTI (QA) të krijojë një Familje normale?

A mundet LGBTI (QA) të krijojë një Familje normale?

Me mbështetjen e Këshillit të Europës  nëpërmjet Ambasadës Pink ka realizuar një Podkast për parandalimin e  gjuhës dhe krimeve të  urrejtjes ndaj transgjinorëve ose siç quhen LGBTI (QA). Kështu Ambasada Pink me 21 Maj 2022 do të realizojë një tip paradë me moton : `NE JEMI FAMILJE`. Kjo Ambasadë ka realizuar çdo vit aktivitete në mbështetje të transgjinorëve. Pak Histori Termi i parë i përdorur gjerësisht, homoseksual, tani një term i përdorur kryesisht në kontekste shkencore, ka pasur ndonjëherë konotacione negative në Shtetet e Bashkuara. Gay u bë një term popullor në vitet 1970. Rreth vitit 1988, aktivistët filluan të përdorin inicializmin LGBT në Shtetet e Bashkuara. Deri në vitet 1990 brenda lëvizjes, homoseksualët, lezbiket, biseksualët dhe transgjinorët fituan respekt të barabartë. Kjo nxiti disa organizata të miratonin emra të rinj, siç bëri Shoqëria Historike GLBT në 1999. Edhe pse komuniteti LGBT ka parë shumë polemika në lidhje me pranimin universal të grupeve të ndryshme anëtare (individët biseksualë dhe transgjinorë, në veçanti, ndonjëherë janë margjinalizuar nga LGBT më të mëdha komuniteti), termi LGBT ka qenë një simbol pozitiv i përfshirjes. Aktorja transgjinore Candis Cayne në vitin 2009 e përshkroi komunitetin LGBT si "minoritetin e fundit të madh", duke vënë në dukje se "Ne ende mund të ngacmohemi hapur" dhe "të na thërrasin në televizion". Në vitin 2016, Udhëzuesi i Referencës për Media të GLAAD-it deklaron se LGBTQ është inicializmi i preferuar, duke qenë më gjithëpërfshirës i anëtarëve më të rinj të komuniteteve që përqafojnë queer-in si një vetë-përshkrues. Megjithatë, disa njerëz e konsiderojnë queer-in si një term nënçmues me origjinë nga gjuha e urrejtjes dhe e refuzojnë atë, veçanërisht në mesin e anëtarëve më të vjetër të komunitetit.  LGBT di të thotë sipas gërmave: L – Lesbian; G – Gay; B – Bisexual; T – Transsexual. Pa më vonë i u shtuan gërma të tjera:  Q – Queer; dhe I – intersex , dhe A – asexual. Të tëra këto kategori  jo-normale njerëzish i bëjnë karshillëk shumicës dërrmuese të popullatave të cilat  janë Heteroseksuale pra janë njerëz që mund të formojnë familje normale 1 burrë+ 1 grua. Kategoritë  jo heteroseksuale janë një minoritet në popujt e të gjitha vëndeve, por në bazë të ligjit të të drejtave dhe lirive të njeriut edhe ata kanë të drejtë të jetojnë si komunitete të veçanta pa u ngacmuar dhe u përdorur gjuah e urrejtjes dhe homophobia ndaj tyre.  Një Analizë Deri në vitin 1973 individët Gay (pederastët pasivë apo aktivë) kategorizoheshin nga Shoqata Psikiatrike Amerikane si Homoseksualë , e largoi këtë kategori si sëmundje psikiatrike të cilët i quanter këta individë Homoseksualë nga Manuali Diagnostik dhe Statistikor  (Diagnostic and Statistical Manual - DSM). Spjegimi Nga Shoqata u realizua nëpërmjet argumentit se Homoseksualiteti mund të përfshihet në tre kategori të mëdha: si pathologi, si immaturitet, dhe si variacion normal. Si Teori Patologjike, Homoseksualitetit i ka dhënë një përgjigje psiko-analisti Edmund Bergler: “Unë nuk kam asnjë paragjykim ndaj homoseksualëve; për mua ata janë njerëz të sëmurë që kërkojnë ndihmë mjekësore... Megjithatë, megjithëse nuk kam asnjë paragjykim, do të thosha: Homoseksualët janë në thelb njerëz të pakëndshëm, pavarësisht nga mënyra e tyre e jashtme e këndshme apo e pakëndshme... guaska [e tyre] është një përzierje e çuditshmërisë, agresivitet të rremë dhe pëshpëritje. Si të gjithë mazokistët psikikë, ata janë të nënshtruar kur përballen me një person më të fortë, të pamëshirshëm kur janë në pushtet, të paskrupullt për të shkelur një person më të dobët”. Si Teori immaturiteti  Homoseksualiteti  në meshkuj apo femra, janë teori psikanalitike që i konsiderojnë shprehjet e ndjenjave ose sjelljes homoseksuale në një moshë të re si një hap normal drejt zhvillimit të heteroseksualitetit të të rriturve. Në mënyrë ideale, homoseksualiteti duhet të jetë vetëm një fazë kalimtare që njeriu e tejkalon. Megjithatë, si një "arrest zhvillimor", homoseksualiteti i të rriturve barazohet me ngecjen e rritjes. Ata që mbajnë këto teori priren ta konsiderojnë papjekurinë si relativisht të mirë, ose të paktën jo si "të keqe" në krahasim me ata që teorizojnë se homoseksualiteti është një formë psikopatologjie. Si teori e Variacioneve normale Kjo teori e trajtojnë homoseksualitetin si një fenomen që ndodh natyrshëm Teori të tilla zakonisht i konsiderojnë individët homoseksualë si të lindur të ndryshëm, por është një ndryshim i natyrshëm që prek një pakicë njerëzish, si mëngjarashët. Besimi kulturor bashkëkohor se njerëzit janë "të lindur homoseksualë" është një teori normale e variacionit. Duke qenë se këto teori barazojnë normalen me të natyrshmen, ato e përcaktojnë homoseksualitetin si të mirë (ose, në bazë, neutral). Teori të tilla nuk shohin vend për homoseksualitetin në një manual diagnostik psikiatrik. Sidoqoftë largimi nga norma i këtyre individëve mesa duket ka patur edhe aspekte të tjera si ajo se kush e bën prekjen e parë seksuale tek individi apo individja fëmijë sipas kësaj prekje të parë edhe individi apo individja priren të devijojnë nga heteroseksualiteti që është diçka normale tek shumica e njerzve. Është e qartë se duke qënë individë të veçantë apo grup njerëzish në minoritet në krahasim me popullatën Demokracia perëndimore pas vitit 1973 dhe më vonë i ka trajtuar si njerëz që kërkojnë mbrojtje sepse janë njerëz, dhe mbrojtja bazohet tek `ligji i të Drejtave dhe Lirive të njeriut`. Dihet opinion i Religjioneve të Krishtera dhe Islame për këtë problem të cilat bazohen tek morali Kristian apo dhe islam në të cilin Familja përbëhet nga një çift mashkull dhe Femër të cilët lindin pas-ardhës.  Ruajtja e Familjes ka rëndësi të madhe edhe në kohët e sotme sepse prishja e saj do të shkaktojë prishjen e shoqërisë njerëzore. Përfshirja e LGBTI (QA) në përbërje si të një familje normale, duke insistuar që dhe një çift mashkull+mashkull apo Femër+Femër mund të jenë familje duke i quajtur edhe në formë ligjore prindi NJË dhe Prindi DY të cilët mund të mbajnë dhe të rrisin edhe fëmijë.  Në një takim me përfaqësuesit e BE nje klerik i lartë kishtar i cili kritikoi BE për mungesën e kontributit të Kishës në realizimin e Kushtetutës, së BE deklaroi: ``Nëse do të injorojmë rregullat morale, ne injorojmë në fund të fundit edhe vetë lirinë; Nëse rregullat morale kapërcehen dhe deklarohen relative – do të minohej themeli i vetë këndvështrimit europian të botës” Pra ne nuk jemi kundër ruajtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut përsa i përket LGBTQ (IU) por nxitja dhe promovimi se jeta e këtij komuniteti është një jetë për tu admiruar, dhe se ky komunitet mund të formojë familje normale, dhe se nga ky komunitet duhet marrë shëmbuj, kjo është e papranueshme. Në Shqipëri, që nga individi Torja në kohën e diktaturës, e deri më sot, shqiptarët kanë qënë të distancuar ng ky lloj komuniteti sepse traditat popullore dhe ato religjioze nuki pranonin individë të tillë, por edhe ne nuk i kemi diskriminuar, por edhe nuk i kemi përkrahur këtë kategori si një kategori normale. Këta individë apo komunitet minor në shoqërinë tonë nuk diskriminohen por as duhet që nëpërmjet festive të tilla tip `ylberi` të nxitet shoqëria jonë dhe të mashtrohet se këta indivdë  të mund të krijojnë familje normale, dhe se shoqëria jonë mund të krenohet me këtë grup individësh të cilët kanë prioritet perversitetin seksual. Shoqëriashqiptare respekton te drejtat dhe liritë e individit por nuk ka prioritet as homofobinë dhe as deviacionet seksuale.