BREAKING NEWS

Rama tërhoqi vendimin për rritjen e çmimit të energjisë, ERE del me njoftimin e papritur

Rama tërhoqi vendimin për rritjen e çmimit të
x
BREAKING NEWS

Partia Demokratike jep njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Partia Demokratike jep njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje të reja nga biznesi i Vis Martinajt: Kishte lidhje me elementë të botës së krimit në të gjithë Shqipërinë, fitimet rriteshin për shkak të...

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi në “luftë” me Iranin ndërsa qeveria...

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i publikon fotot e Vis Martinajt

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i
x
BREAKING NEWS

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia
x
BREAKING NEWS

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat janë kriteret për tu bërë efektiv policie

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shoqërohet edhe një grua nga Berati, zbardhen dyshimet e policisë

Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shoqërohet edhe një
x

Opinion / Editorial

A mundet që ndryshimin në Shqipëri ta bëjnë korrupsioni dhe të korruptuarit dhe hajnija me hajnat?!

A mundet që ndryshimin në Shqipëri ta bëjnë korrupsioni

Nuk mundet që ndryshimin në Shqipëri ta bëjnë ata të djeshmit, as  ata të cilët  janë të  njëjtët si kryeministri Rama i sotshëm. Nuk mundet ta bëjnë ndryshimin  ata që  duan që të riciklohen në pushtet; nuk munden ta bëjnë ndryshimin ata politikanë të cilët populli dhe demokracia i ndëshkoi ashpër në vitin 2013 për korrupsion, hajni  dhe për papërgjegjshmëri e padrejtësi e që janë grumbulluar nëpër foltoret e nëpër ato që ata i quajnë parti apo shtëpi të lirisë. Për çfarë lirie flasin e premtojnë ata: për lirinë e korrupsionit, vjedhjeve institucionale dhe për lirinë e padrejtësive politiko-juridike që ata kanë bërë kur kanë qeverisur?! A mund ta  bëjnë ndryshimin  ata të shpallurit “non grata” nga SHBA e Britania për korrupsion madhor  apo hajnat e ish-spiunët e diktaturës së komunizmit?!Nuk mundet që ta bëjnë ndryshimin të damkosurit dhe as dështakët e tranzicionit të cilët shkaktojnë edhe vjellje shpirtërore dhe neveritje publike kur flasin e mashtrojnë nëpër foltore, edhe pse kanë si mbështetje mediat mercenare dhe shumë intelektualë servilë e të shitur.Këta nuk e bëjnë ndryshimin, por vetëm se janë oksigjeni jetik për regjimin e Edi Ramës.Ndryshimi vjen dhe mund ta bëjë vetëm alternativa që është kundër kësaj politike të vjetër që e ka falimentuar dhe që kanë privatizuar shtetin , drejtësinë dhe shoqërinë; e bën vetëm alternative që ka mbështetjen e SHBA-ve. Dhe ky sot është Lulzim Basha. Sepse:Basha nuk ka humbur asnjë betejë politike, por Basha ka 9 vite që udhëheq një betejë shumë të vështirë kundër korrupsionit, krimit, hajnisë, tradhtive   dhe padrejtësive që ua ka bërë shqiptarëve e gjithë politika e vjetër shqiptare keqbërëse dhe zullumqare, anti-publike, korruptive  dhe anti-humane e këtij tranzicioni.Shqipërisë i duhet Basha sepse Shqipërisë i duhet  një politikë  politikan i guximshëm në përballje me korrupsionin; i kompletuar dhe kompetent intelektualisht, profesionalisht e juridikisht;  i përgjegjshëm kombëtarisht edhe si  kryeministër, dhe te i cili ka besim anëtarësia e PD-së, publiku opozitar dhe që është partner i besueshëm te SHBA-të.