BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

A na duhet studimi i filozofisë?

A na duhet studimi i filozofisë?

Nevoja e studimit të filozofisë sot është e ngjashme me atë të kërkimit të ujit në shkretëtirë në një botë që tkurret dhe thahet pa ide. Sot njeriu ndeshet me mjaft fenomene për të cilat pyet i tronditur: E keqe apo e mirë është kjo që ka ndodhur? E drejta dhe e vërteta janë shndërruar në “Hirushe” të vobekta të përrallave, të cilat nuk gjejnë mbështetje nga normat morale të shoqërisë së sotme. Fenomeni i korrupsionit, që është një grabitje e hapur e pasurisë së qytetarëve, nga një grusht njerëzish mbetet kanceri i shoqërisë së sotme. Njerëzit e pasuruar pa mund e djersë kanë ndërtuar një moral antihuman. Ata kanë shpallur pasurinë dhe paranë si perëndinë e epokës tonë moderne. Ai që zotëron pasurinë dhe paratë, nuk u futet studimeve dhe përvetësimit të njohurive shkencore, por kërkon t’i blejë diplomat universitare. Nëse vendosim lupën e analizës të pasojave, përballë këtyre fenomeneve, ballafaqohemi me faktin se, nesër, mjeku që ka blerë diplomën e doktorit në fushën e mjekësisë do të operojë pjesëtarin e familjes, inxhinieri që ka blerë diplomën do të ndërtojë pallatin ku banon, e kështu me radhë… Por sulmi i korrupsionit nuk ndalet këtu. Ai synon të blejë drejtësisë dhe vetë demokracinë nëpërmjet blerjes së votës. Kjo do shënonte dëmin më të madh që mund t’i shkaktohej të ardhmes së vetë shoqërisë. Kontributi i demokracisë lidhet ngushtë me edukimin e qytetarit me konceptet bashkëkohore. Në sistemin e arsimimit dhe të edukimit filozofia të orienton për përzgjedhjen e rrugës në jetë. Studimi i filozofisë zhvillon arsyetimin, mendimin e thelluar, përshtatjen, njohuritë dhe aftësinë për dialog. Në mjedisin bashkëkohor, që ndryshon me shpejtësi, këto janë aftësi me vlerë të mëdha praktike. Termi "filozofi" përfshin një diapazon të gjerë teoriko-praktik, që nga botëkuptimi i një personi, deri te mënyra se si e zhvillon ai një aktivitet të veçantë. Nisur nga etimologjia e termit, philo (mik) dhe sophia (urtësi, mençuri, dituri), kuptimi më i përafërt i filozofisë do të ishte “mik i diturisë”. Një nga filozofët e parë që përdori këtë emërtim ishte Pitagora, (shek. VI p.e.s). Deviza e filozofëve të lashtësisë mbi filozofinë “konturon përdorimin e arsyes tënde, pavarësinë nga tradita apo opinioni mbizotërues”. Filozofia është një proces dhe veprimtari, një mënyrë të menduari ndaj pyetjeve të ndryshme, ndaj dhe një karakteristikë e veçantë e filozofisë është përdorimi i argumenteve logjikë. Duke qenë se njeriu synon përfitimin e dijeve mbi botën dhe universin që na rrethon, filozofia lindi si një nevojë e të mësuarit për botën dhe shoqërinë bazuar në realitetin konkret dhe historinë. Ajo është arti i të menduarit të thelluar dhe refleksionit. Idetë e reja lindin përmes diskutimit, shqyrtimit, analizës dhe kritikës së ideve të teorive të ndryshme. Debatet dhe diskutimi filozofik e ka ridimensionuar mendimin drejt shtigjeve dhe ideve të reja. Një ndër filozofët e shquar që ka zhvilluar dialogun dhe debatin filozofik është Sokrati. Ai e lidhte filozofinë me kërkesën për të vënë në dyshim gjithçka të mëparshme duke ia nënshtruar idetë e pranuara kritikës, që synon të japë koncepte dhe ide bashkëkohore mbi botën. Ajo vë në diskutim çdo gjë, madje edhe dijet rreth të vërtetave përfundimtare. Duke thelluar një dukuri të tillë, një tjetër filozof i njohur, Dekarti, do të pyeste: "A ekzistoj unë? Mua me duket se po. Po sikur kjo të mos jetë e vërtetë? Sikur unë të jem në ëndërr? Filozofia synon shpjegimin e çështjeve më themelore të shoqërisë njerëzore, si për shembull: realitetin, diturinë, kuptimin mbi jetën, vlerën e saj, qenien dhe të vërtetën. Ajo është nëna e të gjitha dijeve dhe mbështetet te mendimi dhe arsyeja njerëzore. Në një kuptim të përgjithshëm filozofia është mënyra e konceptimit të botës ose një problemi të caktuar. Mendimi filozofik lind për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të parashtruara. Në filozofi duhet vlerësuar akti i të menduarit dhe aftësia për të depërtuar në thellësi të mendimit dhe të shpirtit njerëzor. Të filozofosh do të thotë të mendosh, të arsyetosh, të reflektosh dhe formulosh një koncept të ri mbi të sotmen dhe të ardhmen. Një nxitje e rëndësishme për studimin e filozofisë është trajtimi i pyetjeve esenciale mbi kuptimin e ekzistencës tonë dhe organizimin e jetës të shoqërisë njerëzore. Vetëm nëpërmjet filozofisë njeriu mund t’u japë përgjigje pyetjeve që e shqetësojnë gjatë jetës së tij, si: Pse jemi këtu? A ka ndonjë provë mbi ekzistencën e Zotit? Cili është qëllimi i jetës tonë? Çfarë janë e drejta dhe e gabuara? A mundet që jeta jonë të jetë vetëm një ëndërr? A është mendja e ndryshme prej trupit, apo ne jemi thjesht disa qenie fizike? Si zhvillohet shkenca? Çfarë është arti? E kështu me radhë… Pyetje të tilla janë themelore dhe kërkojnë njohuri e koncepte të thelluara që i përgjigjen problemeve të shtruara. Duke qenë se filozofia na ndihmon të formulojmë pyetjet themelore në çdo fushë kërkimi, ajo shndërrohet në një model dhe burim kërkimor për të gjitha fushat e tjera të dijeve. Metodologjia themelore e filozofit është e lidhur pazgjidhshmërisht me formulimin e argumenteve, si një metodë e mbrojtjes së një pohimi përmes pohimeve të tjera. Përdorimi i mjeteve të logjikës mundëson vlerësimin e argumenteve pro dhe kundër, të cilat përbëjnë edhe përgjigjet ndaj pyetjeve thelbësore për vete dhe botën tonë. Analizat e thelluara rreth dijeve shuajnë “urinë” tonë me njohuri të reja shkencore si dhe përcaktojnë nevojën e kërkesave tona për të ardhmen. Njohuritë filozofike në një farë kuptimi shërbejnë si një alfabet për njohjen e rrugëve të dijes drejt të panjohurës. Ajo konceptohet si një korrelacion bashkëpunues midis nevojës për tu ushqyer si një energji që të shtyn përpara dhe nevojës për të ushqyer shkencat e tjera me njohuritë bashkëkohore sipas spirales së zhvillimit dialektik të shoqërisë dhe botës që na rrethon. Në këtë bashkëjetesë filozofia luan rolin e partnerit lider dhe nuk mund të zëvendësohet nga zhvillimi i shkencave të tjera, të cilat përqendrohen në fusha dhe dije të veçanta të jetës. Me vizionin e saj të thellë si një refleksioni i diturisë dhe mençurisë njerëzore, filozofia mbetet shkenca avangardë që i paraprin dhe i hap horizonte të reja zhvillimit të shoqërisë. Nëpërmjet “humusit” të dijeve që përthith nga jeta, praktika dhe shkencat e tjera, Filozofia rrit staturën e saj dhe spektrin e njohurive mbi ligjet e zhvillimit të përgjithshëm mbi natyrën dhe shoqërinë. Aftësia e filozofisë për të ushqyer e orientuar drejt të ardhmes shkencat e tjera është e ngjashme me vetinë e gravitacionit të objekteve dhe trupave në univers, të cilët bashkëveprojnë dhe mbajnë ekuilibrin nëpërmjet forcës shtytëse dhe tërheqëse. Nisur nga shembujt e trashëguar vërejmë se idetë e reja dhe veprat e ndryshme në fushën e artit, që janë ushqyer me koncepte dhe ide filozofike, mbeten një ushqim i freskët, gjallërues e progresiv i tyre. Përse ndodh kështu? Përgjigja është e thjeshtë: Sepse filozofia është ushqyer dhe zotëron thesarin e dijeve të shoqërisë njerëzore të cilat ua përcjell brezave. Sepse ajo i edukon dhe nxit studiuesit dhe autorët që merren me përgatitjen e këtyre veprave të zbatojnë kriteret më progresive, në fushën e përmbajtjes, të formës estetike dhe origjinalitetit autentik. Filozofia njësoj si vaksinat që mbrojnë organizmin e shëndetshëm nga vdekja, i mbron dhe i ruan dijet shkencore nga vaniteti dhe “plakja”. Filozofia ka qenë dhe mbetet në thelbin e saj “arma” më e dobishme dhe efektive e njeriut për të përballuar problemet dhe sfidat e kohës. Duke qenë se njohuritë në fushën e filozofisë mbeten në shënjestër të kritikëve “mbi padobinë e saj”, lufta vazhdon edhe sot në kohën tonë midis kundërshtarëve dhe ithtarëve të saj.

Në vijim po sjellim disa prej argumenteve mbi dobinë dhe vlerat e studimit dhe përvetësimit të filozofisë.

•           Filozofia ka qenë dhe mbetet shkenca që i përgatit studiuesit me njohuri të thella shkencore jo vetëm në një fushë të veçantë, por në të gjitha fushat e dijes dhe shumëllojshmërinë e gjerë të karrierave.

•           Përvetësimi i filozofisë zhvillon aftësitë e mirëkuptimit, kompromisit dhe debatit shkencor.

•           Filozofia mbetet “nëna e mendimit dialektik” dhe si e tillë i edukon studiuesit për të menduar, për të shkruar dhe diskutuar gjerësisht mbi përvojën e vet, jo vetëm “si të”, por edhe “pse?” dhe “pse jo?”

•           Filozofia edukon njeriun për të qenë një qytetar jo indiferent dhe individualist, por aktiv në shoqëri.

•           Studiuesit e filozofisë bëhen qytetarë të cilët arsyetojnë dhe mendojnë përpara aksiomave që shtron komuniteti apo vendimmarrësit dhe rrethanat e jetës.

Studimi i filozofisë si një disiplinë gjithëpërfshirëse, veç avantazheve të lartpërmendura e pajis studiuesin me një intuitë inteligjence për thellimin e dijeve edhe në disiplinat e tjera; qofshin të fushës sociale ose të shkencave ekzakte. Është një fakt i pamohueshëm orientimi i shpejtë dhe rekreativ në tregun e punës, në sektorin shtetëror e privat, duke i ofruar stafit drejtues ide, mendime dhe projekte, i studiuesve që kanë marrë njohuri dhe dije në fushën e filozofisë, në krahasim me ata që kanë studiuar vetëm në një fushë të caktuar.