BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

A nuk do të ishte më mirë, që Rama të bëhet kryetar i Ballit dhe vetë Urani të marrë në dorë Rilindjen?!

A nuk do të ishte më mirë, që Rama të bëhet

E hidhur, e trishtë, aq dhe fyese për kryeministrin e në vendi, i cili i bën jo vetëm luftës së madhe Nacionalçlirimtare, por edhe gjakut të 28 mijë dëshmorëve. Nëse si individ do ndërmerrte nisma personale për të nderuar ata që “ja hoqën vetes te porta e halesë” nuk do të ishte ndonjë hata e madhe, sepse mbas viteve ‘90-të edhe një këngëtar i polifonisë labe bashkë me grupin e tij shkoi t’u këndonte ballistëve duke ja marrë këngës “Janë të mirë o janë të mirë ballistët e Shqipërisë”, po ç’e do, se u doli për hundësh kur kthyesi nën efektet e alkoolit u tha të vërtetën duke iu përgjigjur po me këngë: “Pusho or biri i rruspisë, se me janë bërë si mishi i dhisë”. Kaq u desh dhe nderi e respekti që do t’i bëhej një ballisti klasik në zonën e Beratit, dikur aty nga vitet 92-93 u kthye në të kundërtën e vet. Dhe në kohën e “demokracisë”, orëziut k/ballist të asaj zone nuk iu nda “miza e kësulës” dhe deshi apo nuk deshi, grupi lab pa dashje apo me dashje, ishte kthyer në diskutues i historisë nëpërmjet polifonisë labe. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, sepse fundja dhe ballistët të mirë apo të këqij, në kushtet kur dhe “Balli” më së fundi doli nga ilegaliteti i rëndë gjysmë shekullor, fundja i takonte të nderonte e rikujtonte “martirët e vet”. Por e papritura e hidhur për shumicën e shqiptarëve qëndron te vlerësimet e shtetit që i bëjnë jo vetëm organizatave tradhëtare si “Balli Kombëtar” e “Legaliteti”, por njëkohësisht dhe disa prej krerëve të tyre, të cilët bashkëpunuan me nazi-fashizmin.

E gjithë bota përparimtare, këta bashkëpunëtorë nga ku disa prej tyre dhe pjesmarrës në qeveritë kuislinge, i ka dënuar ashpër. Këtë qëndrim gjatë lufte kanë mbajtur në atë kohë edhe aleatët tanë të mëdhenj. Dihet mirë se në të gjitha vendet që u pushtuan si nga fashistët italianë ashtu dhe nazistët gjermanë, shumë prej këtyre b/punëtorëve u vendosën në bankën e të akuzuarve edhe pse forma e qeverisjes së tyre, nuk ndryshoi. Le të kujtojmë këtu vendimin e Gjyktës së Lartë franceze e cila dënoi me vdekje (më vonë ia ktheu me burgim të përjetshëm) ish-K/komandantin kapitullues, gjeneralin Petein, i cili nënshkroi me nazistët paktin e kapitullimit. ( I kujtojmë këtu lexuesit se në Luftën e Parë Botërore Franca Peteinin e shpalli hero). Në vazhdën e ndryshimeve për të përmbysur në themel “të kaluarën komuniste” inkuizitorët dhe zjarrvënësit e Shqipërisë nuk patën të vështirë për të rehabilituar të gjithë llumin antikombëtar, nga ku vlerat u shkurorëzuan duke u zëvendësuar me anti vlerat, nga ku heronjtë e dëshmorët për ironi të fatit do të shikonin se përballë tyre fare pa pritur, po u shfaqeshin kriminelët dhe tradhtarët popullit që dikur në luftën çlirimtare ata ishin bërë palë me pushtuesin dhe për më keq akoma, atyre po u ngriheshin lapidarët. Në marrëzitë e kohës nuk ishte asgjë diskutimi i datës se kush ishte data çlirimtare 28 apo 29 Nëntori, paçka se dhe ajo kishte qëllimin e vet ogurzi! E frikshme, tronditëse e turpëruese deri në çnderim është fushata e rehabilitimit të këtyre organizatave tradhëtare. Paralel me largimin e Heronjve të Vigut nga piedestali në qendër të Shkodrës do tu thureshin himne e ditirambe Zogut, Mithatit, Halil Alisë, H. Lepenicës, M. Alemit, A. Kupit, M. Bajraktarit, Toptanajve, kryediversantëve si Hamit Matjani e deri te veprimi i fundit i Ramës, që në shenjë nderi e respekti, për Safet Butkën, thur një tiradë të tërë lëvdatash as sa dhe të ndjerit babai i tij skulptorit tonë të popullit Kristaq Rama, do ti dridhej bazamenti i varrit. Po ç’ti bësh djalit plangprishës të tij, që ballistin Safet, i cili lindi nga një derë e nderuar dhe që në pjesën e parë të jetës së tij (sa pa u rreshtuar ne Ballin) eci në rrugën e tyre dhe në të pastajmen u kthye në të kundërtën e vet?! Në kohën e sotme qëndrimi ndaj organizatave tradhtare që i shitën interesat e Atdheut te të huajt, është gur prove për çdo shqiptar të ndershëm. Do mendojë dikush... ore dhe këta ish-partizanët, apo bijtë e tyre, komunistë apo dhe njerëz të ndershëm i gjeti një punë: Balli – balli- balli! A nuk është koha për paqe sociale? Jo! Nuk ka dhe kurrë ska për të patur paqe me organizatat tradhëtare po qe se ata nuk i kërkojnë falje popullit për veprimtarinë e tyre. Nëse do të bëjnë këtë gjë, atëherë mund të vendoset dhe paqja sociale. Por jo këtë ata s’mund ta bëjnë dhe kurrë s’kanë për ta bërë. Ata këtë gjë nuk e bënë as kur gjatë lufte i kërkohej të hiqnin dorë nga veprimtaria e tyre e ndyrë e anti-kombëtare e jo më ta bëjnë tani kur de fakto “kryetar balli” i tyre është Edi Rama. Të nderosh Safet Butkën do të thotë të jesh në pozitat dashamirëse të vijës së dekalogut të Ballit dhe Edi Rama i tillë është. Të mos e dijë ky deformator i historisë se me këtë akt, sikurse dhe me të rehabilitimit të Mithat Frashërit, direkt hedh baltë mbi Luftën Nacionalçlirimtare dhe 28 mijë dëshmorët. Apo mos kërkon që Edi të barazojë shqiponjat e malit me pulat e fushës?! Këtë epope e ka mbyllur një herë e me nder historia jonë, e kanë vulosur me grykën e armëve partizanët tanë legjendarë komandantët e komisarët e formacioneve tona heroike partizane dhe kurrë nuk mund ta gjykojë një si Edi Rama, i cili nuk ka qëlluar dot as me llastiqe. Mos vallë Enver Hoxha dhe shokët e tij nuk e dinin se Sali Butka, (babai i Safetit) apo Ganiu si ish-atdhetarë të mëdhenj të cilët patën luftuar kundër andartëve grekë që kërkonin Korçën Leskovikun e më tej? Mos vallë Enveri dhe shokët e tij nuk e njihnin ish-kolegun Safet, i cili në vend të rreshtohej me partizanët u inkuadrua me ballistët?! Pyes pse nuk veproi Safeti ashtu sikurse bëri vëllai i tij Muharremi, që u rreshtua me formacionet partizane deri në çlirimin e vendit? A e di Edi Rama se pikërisht xhaxhai i Uranit, partizani Muharrem Butka ka shkruar “poemën e halesë” vëllait të tij Safetit?! Le ta kërkojë dhe i lutem ta botojë. Safeti nuk u vra në përpjekje me italianët ( sepse me 19 shtator 1943) ata kishin kapitulluar. Nuk u vra as në përpjekje me gjermanët sepse ballit nuk ja mbajti të luftonte italianin e jo më “gjerman again”. Nuk u vra as për inat të qarkores së Mit’hatit të tetorit 1943, i cili u thoshte plot gojën: Zuzarë mos ma luftoni gjermanin se e kemi mik pushtues! (Sepse jemi në shtator dhe tetori ende nuk pati ardhur.) Nuk u vra as në përpjekje me partizanët, ( sepse më 19 shtator 1943 nuk rezulton asnjë ndeshje midis partizanëve e ballistëve dhe sa për dijeni, ballistët kurrë nuk rrinin në formacione të vetmuar, pa patur në krah italianët apo gjermanët), por çuditërisht, në çaste kur në një teqe mbahej mbledhje e ballistëve. Safeti mbasi del jashtë ja heq vetes me kobure. Mos vallë e parandiente furtunën e më vonshme që do të binte mbi të dhe “Ballin” e tij?! Për këtë akt le ta gjykojnë vetë ballistët nëse i ndjeri Safet bëri mirë apo keq. Por që një K/ministër, të arrijë e të flasi me superlativa për krerët e Ballit, do të ishte më e ndershme që të ndërronin vendet në partitë e tyre sepse tashmë është bërë modë, pra që Urani të behet kryetar i Rilindjes (sepse po i rilind babain kolaboracionist) dhe vetë Rama të marrë në dorë drejtimin e Ballit Kombëtar. Do thoni ju se ska qeleshe që i bën kokës së Ramës ngaqë e ka jashtë standardit. S’ka gjë ja përgatisim me porosi, sepse ajo kokë atë qylaf kërkon! Në qylafin e tij me porosi, në vend të shkabës le të vendosi dy kokë pulash dhe në vend të bombave dy kofshët tyre! Apo nuk është dhe një kompozim i bukur artistik, që dhe ai vetë do ta shijonte me kënaqësi si dashamirës i artit dekorativ.