BREAKING NEWS

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e Britanisë”, Sekretarja e Brendshme nuk ndalet: Ky është vetëm fillimi, ja masat që do të merren

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e
x
BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x

Opinion / Editorial

A nuk jemi bashkaksionerë të gjithë në menaxhimin e qytetit tonë?

A nuk jemi bashkaksionerë të gjithë në menaxhimin e qytetit

Qyteti është i qytetarëve. Në hapsirën urbane të tij, jetojmë të gjithë ne, banorët që i japim jetë zhvillimt, zgjerimit, mirqënies, kulturës, arkitekturës,gjelbërimit, pastërisë, bashkjetesës në komunitet dhe mirqeverisjes. Ose bëhemi promotorë të zhvillimit, zbukurimit, gjallërimit të jetës ose pengesë për jetësimin e projekteve për sot, nesër,vitet që vijnë për brezat e rinjë. Aksionerë të menaxhimit të qytetit janë së pari qytetarët. Ata i japin jetë dhe energji, fuqizim, zhvillimit kulturore dhe gjithëçkaje tjetër që lidhet me ecurinë dhe modernizimin e qytetit, ku jetojmë e punojmë. Kështu ka qënë që nga dita kur u hodhën themelet dhe u ndërtuan grehinat e para dhe morën formë, rrugët e rrugicat, u projektuan ndëretesat shumëkatshe, godinat e shërbimit për qytetarët,u ndërtuan, fabrikat e kantjeret. Pa qytetarët nuk ka qytet të zhvilluar dhe kulturë të avancuar. Janë interesat jetike që në shërbim të tyre ndërtohen godina dhe instalohen institucionet që duhet të japin zgjidhje racionale dhe shërbime të nevojshme për çdo qytetarë. Po pse themi që aksionerë për menazhimin e qytetit duhet të jemi të gjithë? Sepse sa do i fuqishëm të jetë kryetari i bashkisë, i zgjedhur me votë apo, këshilli i bashkisë që rëndom vlerësohet si parlamenti i qytetarëve, e kanë të pamundur menaxhimin tërsor të qytetit me gjithë elementet aq të nevojshme për jetën e tyre? Po sa jemi bashkaksionerë ne si qytetraë në administrimin dhe politikbërjet  e qyteteve tona? A vërtetë jemi ne, qytetarët të llogaritur nga pushtetarët vendor bashkmenaxhues të qytetit ku jetojmë? A llogaritemi   si bashkmenaxhues, kuptohet të papaguar, po që në fund të fundit i shërbejmë vetvetes dhe qytetit. Kuptohet trajtesa që  bëjmë si bashkaksionerë të qytetit, ku jetojmë, është pozicioni ynë për të përcaktuar rendin e projekteve. Cili prej tyre është prioritari? Kush është më urgjent? Si duhet vepruar për  administrimin e territorit dhe si duhet këmbngulur që  qyteti të mos bëhet pre e  etjes për të ndërtuar në çdo pëllmb të tij për të kthyer  qytetin në  xhungël betoni? Kalojmë përditë, atje ku lartësohet një pallat. Për ndërtimin e tij priten pa mëshirë tridhjetë e më shumë pisha për të liruar truallin e ndërtimit. Pisha që kanë pesëdhjetë vite  dhe janë mbjellë e rritur me shumë mund. Janë kurora e qytetit që po humbet nga prerjet masive. Në vend të tyre mbinë pallatet shumkatshe dhe askush nuk i detyron ndërtuesit t`i zvendësojnë. Kush pret një pishë duhet të mbjelli dhjetë të tilla dhe të mbajë përgjegjëi deri në rritjen e tyre të plotë. Kalojnë qytetarët e mi, saranditët para pallateve hijerënda, ndërtuar me shpejtësi skëterre, shumë herë ngjitur me pallatet në krah,në trotuaret njëzetë centimetër, në lagje pa lënë asnjë hapsirë e koridor ajror.  Rudhim buzët, tundim kokën  dhe largohemi të pezmatuar. Pse të flasim? Kush na dëgjon? Në realitet këtë nuk duhet t`ia lypim askujt. Po ta kërkojmë pasi jemi pjesë e këtij qyteti. Dhe kemi gjithë të drejtën të kërkojmë zbatim të ligjit dhe rregullave urbanistike. Po të ngrenim zërin ne, banorët nuk do ishte pushtuar vija e bregut të detit. Nuk do ishin zaptuar lulishtet me vila e hotele. Nuk do ishishte shkatrruar plazhi i veçantë  mrekulli e natyrore, ai i pllakave në lagjen Kodër i cili ishte monument i krijuar nga natyra në mijravjet. A duhet pritur që të na ftojnë të jemi pjesë e vendimarrjes dhe dëgjues të llogaridhënies nga organet e pushtetit vendor  dhe atij qëndror apo duhet ta kërkojmë me këmbëngulje të luajm rolin tonë aktiv, duke kërkuar atë që është më racionale dhe më urgjente për qytetin. Sigurisht që po! Kur do ndërtohej shëtitorja e qytetit të Sarandës, buzë detit, u bën disa konsulta. U dëgjua zëri i qytetarërve dhe vet banorët ishin pjesë e zgjidhjes racionale. Kështu, plazhi tradicionale, ai i centralit mbeti atje ku ishte dhe u bë edhe më i bukur rethuar me shkallare të larta, ku ulen pushuesit gjatë ditës dhe në mbrëmje. Shembuj të ndikimit të qytetarëve ka jo pak. Po është e pamjaftueshme. Indeferanca jonë shumë herë na kthehet mbrapsht  dhe e vuajmë  ne dhe familjet tona. Në se bëhet një dëgjesë për ujin e pijshëm edhe pse situata ka ndryshuar, banorët e Sarandës do kërkonin me këmbëngulje të zgjidhej furnizmimi njëzetë e katër orë ujë në ditë. Këtë e kërkon emergjenca si qyteti tursitik që tani në verë katërfishohet numri i banorëve dhe konsumi i ujit shtohet shumëfish. Po kjo masë e nevojshme do  lejonte heqjen e depozitave nga taracat që janë ndoshta pamje më e shëmtuar që e shikojmë përditë për vite me radhë. Bashkaksionerë në menaxhimin e qytetit nuk je vetëm kur kërkon të dëgjohesh apo këmbngul që të bëhen politika të studiuara në zhvillimin e planifikimin e shtrirjes së qytetit në dhjet apo tridhjet vitet që vijnë. Janë me mijra problamatikat me të cilat përplasemi përditë. Dhe këto kërkojnë angazhimin serioz të opinionit qytetarë të cilët nuk mund të lejojnë t`i trajtojnë si të ishim të huaj dhe pa të detyrime në vendimarrje për ecurinë e qytetit dhe zhvillimin e gjthanshëm të tij, jo vetëm në ndërtim rrugësh e rrjetin e elektrik apo ujsjëllsit, po edhe atë kulturor e arkeologjik, turistik e arsimor  për shtrirjen e gjelbërimit dhe satacionimin e mjeteve të shërbimit uraban. Në se do dëgjoheshin qytetarët, asnjë stacion autobuzash nuk do lejohej të mbetej brenda qytetit. Të gjithë do ishin në periferi. Në se do dëgjohen bashkaksionerët, banorët e qytetit, asnjë lulishte nuk do ishte dhënë si trull ndërtimi. Asnjë pemë dekorative nuk do pritej dhe asnjë centimetër rrugë nuk do çahej për të shtrirë kush të doj dhe si të doj tubacionet e ujit për furnizmin  e pallateve  apo vilës së sapondërtuar. Në se do pyeteshin aksionerët e manxhimit të qytetit ,bashkëqeveristët e politkbërisit, qytetarë, atherë nuk do lejohej zhveshja e qytetit nga zyrat e bujësisë, apo që spitali i Saranës të ishte me status bashkiaik.  Në cilin qytet të botës, ku synojmë të shkojmë prishet një godinë symbol i arkitekturës së vjetër që mbart histori pa u debatuar dhe pyetur ata që janë zemra e qytetit,, banorët e tij? Për një mur të vjetër në Arbon, qyteti i Zvicrës, ku gjendesha para disa javësh, mësova se ka katër vjet që bashkia nuk ndërhyn për ta shembur dhe në vend të tij të ndërtoj një godinë socialkulturore pasi qyetarët nuk janë dakord. Janë ata që vendosin. Dhe bashkia pret deri sa të gjendet zgjidhja më racionale. Deri edhe për një shpend të veçantë nuk pritet një pemë dekorative se në majë të saj është foleja e këtij shpendi!? Po të jeshë bashkaksionerë dhe të luash rolin e menaxherit publik, si banorë të bashkisë nuk do të thotë se nuk ke detyrime. Kështu në qytetin e Sarandës ende nuk është bërë kulturë administrimi i mbetjeve. Kush ndërton një shtëpi apo bën rikonstruksion të gjitha mbeturinat i hedh buzë rrugës. U vendosën reth dyqint kosha të vegjël në tërë qytetin e Sarandës. Ata shërbejnë për të hedhur  mbeteje të vogla, një paket apo një letër. Po çpo ndodh. Qytetarët i mbushin kapic me qeska që duhen hedhur në koshat e mëdhenjë.Kështu ndodh edhe me restorantet të cilët i flakin mbeturinat para koshave në shëtitiore. Jemi pa kulturë, duhet të ndërgjegjsohemi, thonë qyetarët. Po cilët janë të kulturuar pa zbatim të rrept të ligjit dhe detyrimit për të zbatuar kërkesa e tij? Bashkaksionerë në menaxhimin e qytetit janë të gjitha institucionet që zhvillojnë aktivitet  në qytet. Kështu, OSHEE, a nuk e ka detyrim ligjor të mos lejoj puseta të shqyera prej viteshh, siç gjenden edhe sot në rrugët e qytetit? Po ujësjellësi a nuk e ka detyrim të mbaj në kontroll, rjedhjet e pusetave të ujit të pijshëm apo ujarave të zeza? Po tatim taksat, a nuk e kanë detyrim të  kërkojnë zbatim të ligjit nga bizneset edhe në trajtimin e mbetjeve, veç kuponave? Po, Kujdesi për Shëndetin a nuk e ka detyrim zhdukjen e qenve endacak bashkë me bashkine? Pa a e ndjejnë veten bashkaksionerë të menaxhimit të qyteti, policia bashkiake dhe ajo e qarkullimit të mos lejojnë parkimin mizerabël të mjeteve në çdo rrugë, brenda në qytet? Po hotelet a nuk e kanë detyrim zbatimin e rregullave, para hoteleve dhe në plazhet që administrojnë për higjenizimin, dizinfektimin, pastërtinë? Qyteti ka mijëra problamatika që kërkojën  kontributin e të gjithëve për t`i zgjidhur. Dhe për këtë kërkohet të bëjmë secili qytetar e institucion, çdo hallk e zinxhirit bashkveprues, pjesën e vet të menaxhimit të qytetit. Ndryshe, qyteti do mbetet atje ku është dhe qytetarët do vuajnë, jo vetëm indiferëncën e inistitucioneve, po edhe mungesën e angazhimit të tyre, si aksionerë aktiv për një qytet model dhe shembull i harmoniszimit të përpjekeve dhe bashkërendimit të interesave të secilit në pozicionin  e vet.