BREAKING NEWS

Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në tragjedi, 24-vjeçari vrau nënën 4 ditë pasi u rikthyen në Shqipëri

Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në
x
BREAKING NEWS

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes
x
BREAKING NEWS

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen e konfliktit dhe i kërkojnë Vuçiçit të ulë tensionet

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen
x
BREAKING NEWS

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë, çfarë misteri fsheh vizita e tij?

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë,
x
BREAKING NEWS

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e
x
BREAKING NEWS

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit, kinezët provokojnë amerikanët

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit,
x
BREAKING NEWS

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
x

Opinion / Editorial

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën

Këlliçi dorëzoi mandatin e deputetit për tu bërë kryebashkiak i Kryeqytetit, dhe në fjalën që mbajti në Parlament nuk e zuri fare me gojë emrin e Berishës, përkundrazi bëri ca kritika për gjendjen në të cilën ndodhet PD. Edhe në takimin që ai bëri me pak të rinjtë kryeqytetas, ku ishte i pranishëm dhe Berisha, nuk u tregua ai ngazëllim dhe entuziazëm, nga të cilët Berisha “ merr zjarr” edhe kur janë të stisura. Po ashtu e kemi parë Berishën të bredhë nga Shkodra, Mati e Kukësi deri në Vlorë e Sarandë, duke ngritur në qiell vlerat e kandidatëve të primareve, të cilët sipas tij, do të sjellin ndryshimin e madh e do t’i japin jetë pluralizmit, kurse për kandidatin e Tiranës, nuk e kemi parë atë aq të angazhuar. Duke parë këtë realitet, lind pyetja: nuk e pranon Belindi Berishën, apo Berisha nuk e do më Belindin? Të dyja arsyet janë të lidhura me njëra- tjetrën. Berisha e ka ndjerë, se nuk e do më askush në Tiranë dhe mendon të mos i prishë punë Belindit, duke larguar nga vetja kështu edhe përgjegjësinë e humbjes së radhës. Por mund të jetë si arsye edhe fakti, se Berisha si njeri i punëve të pista pas kulisave, realisht ndoshta nuk e do më Këlliçin! Në fushatën e zgjedhjeve vendore të 18 shkurtit 2007, PD kishte si kandidat për kryebashkiak të Tiranës, të ndjerin Sokol Olldashi. Olldashi ishte shumë aktiv dhe bënte takime intensive në çdo lagje të Kryeqytetit. Në një takim që organizoi në Sauk, një i persekutuar politik, pasi dëgjoi programin e tij, i tha pa iu dridhur qerpiku: “Të dëgjuam me kujdes, edhe programi që paraqite na pëlqeu, por ama jam i sigurtë se ti nuk fiton. Ti mund të jesh njeri i mirë, se nuk të njoh në thellësi, por nuk fiton, se ke pas një parti të keqe, që ka në krye një komunist të pandreqshëm, si Sali Berisha. Ne thamë shyqyr që e rrëzuam Enverin, kur ja na u shfaq një Enver i ri”. Jolldashi nuk foli, por vetëm buzëqeshi lehtë, buzëqeshje që donte të thoshte gjithçka. Dhe në fakt Olldashi humbi në ato zgjedhje. Por mund të jetë edhe arsyeja tjetër. Belind Këlliçi, ndoshta e ka ndjerë se Berisha i prish punë në fushatë, ndaj mundohet t’i rrijë sa më larg gjatë fushatës. Nëse Berisha është shkaktari i përçarjes dhe humbjes së PD, atëhere edhe ata ithtarë të Berishës që janë mbyllur në vathën e stanit të tij, duhet të bëhen të guximshëm dhe të shpëtojnë PD që po jep shpirt. Disa deputetë “deledash” të PD që i bënë presion Bashës të tërhiqej, pas aktit të tij, jo vetëm që nuk ia kërkuan këtë edhe Berishës, por paturpësisht u ulën në prehrin e tij të bërë pis. Ata deputetë apo politikanë të PD zyrtare që mundohen të lëpijnë në dy sahanë me teorira të tilla se “ne jemi pro amerikanë, por për hir të bashkimit të pranojmë primaret e Berishës” apo ndonjë profesori që tani na qenka zgjuar dhe i bën thirrje Alibeajt “ta çojë vulën tek Berisha” nuk bëjnë gjë tjetër veçse i fusin thika të reja pas shpine PD. Dy rrugë ka : ose me SHBA dhe PD zyrtare t’i futet me guxim e besim fushatës për zgjedhjet e 14 majit, ose ta lësh PD të zvarritet pas Berishës së izoluar totalisht e pa asnjë të ardhme. Sado engjëll të jetë Belind Këlliçi, si bir politik i Berishës, e ka të sigurtë humbjen në 14 maj. Kandidati i PD zyrtare, Bejko, është një personalitet serioz dhe mund të bëjë fushatë të pjekur, e do t’i fitojë denjësisht votat e mbështetësve të tij, pavarësisht fitores. Askush nuk mund të marrë fitore pa u provuar dhe u përplasur në fushata politike. Politikanët e mençur dhe analistët mendjeftohtë duhet e kanë të qartë humbësin e këtyre zgjedhjeve. Ish ministri i Berishës, Oketa, para ca ditësh tha se “nëse të dyja PD do të dalin me kandidatët e tyre, me listat e tyre për këshillin bashkiak, me keqardhje e them që logo e PD-së do të renditet e 3-ta, ose e 4-ta në këto zgjedhje dhe që më pas sigurisht do të shënonte një rezultat tepër negativ për PD-në si subjekt. Dhe gjykoj se mund të shënonte edhe fundin politik të saj.” Dhe më tej këtë shqetësim e shprehu deputetja Flutura Açka kur deklaroi: “Unë do të trishtohesha t’i shihja të theren demokratët, me të cilët kam punuar dhe që i ndau Berisha. Kandidatët e Rithemelimit janë zemra dhe dinjiteti i PD, por nuk dalin dot nga rrethi vicioz ku kanë hyrë, pasi fati dhe bindja, fetishi a kushedi ç’arsye nuk i lë të dalin nga rreshtorja për të mbrojtur partinë e tyre.” Nuk kuptohet ku e mbështet Berisha fushatën e tij, dhe nga kush mbështeten kandidatët e tij, nga të majtët e Metës apo të djathtët e Ndokës e Dules. Një koalicion “mish-mash” i vërtetë, që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Partia që pretendon se ka sjellë demokracinë e pluralizmin,nuk mund të katandiset në një kufomë ku kafshojnë në të, sa të majtët e sa të djathtët. Ende ka kohë që të shpëtohet PD. Në të ka plot potenciale të fuqishme intelektuale, midis tyre edhe Lulzim Basha, që mund ta nxjerrin PD nga bataku ku e ka futur Berisha dhe ta kthejnë atë me këmbë në tokë e me fytyrë nga Perëndimi. Dhe këtë më mirë duhet ta bëjnë ata, që e dinë që kanë rënë viktimë e egos diktatoriale, e etheve karrieristë të Sali Berishës.