
Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen e konfliktit dhe i kërkojnë Vuçiçit të ulë tensionet

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë, çfarë misteri fsheh vizita e tij?

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit, kinezët provokojnë amerikanët

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

A po zhduket profesioni i mësuesit?

Shkruar nga Dr. Elton Demollari 30 Mars 2023

Qarkullon midis njerëzve një barcaletë apo është ngjarje e vërtetë, gjithsesi kjo nuk ka rëndësi. Por le ta marrim të mirëqenë. E rëndësishme është thelbi i kësaj ngjarjeje, morali i kësaj anekdote. Ishin ankuar gjykatësit, ekonomistët, mjekët, inxhinierët, e të tjerë profesionistë në Gjermani, se pse ata paguhen më pak se një mësues, që jep mësim nëpër në shkolla apo se një pedagog, që jep mësim nëpër universitete. Të gjithë vendosën të ankoheshin tek Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe t`ia paraqesin ankesën me shkrim. Vendosën të takoheshin me kancelaren, por për shkak të angazhimeve të saj politike ajo erdhi me vonesë në takim. Në një moment të gjithë intelektualët dhe profesionistët u ngritën secili dhe u ankuan para saj. Merkel po i dëgjonte me vëmendje dhe si zakonisht ajo po mbante shënime për çdo ankesë. Pasi i shënoi të gjitha ankesat e tyre, ajo u ngrit dhe u tha atyre: A mund t`ju bëj një pyetje të vetme dhe kërkoj një përgjigje nga ju? Të gjithë aprovuan njëzëri. Pyetja e saj qe: Si dhe kush ju bëri profesionistë me shkollë të lartë?- Të gjithë thanë njëzëri: MËSUESI. Në ato momente kancelarja ngrihet në këmbë dhe me kortezi ju përgjigj: Kjo është përgjigjja e ankesës suaj. Dhe ajo u largua me qetësi, sepse iu dha përgjigjen e duhur në momentin e duhur të gjithë ankuesve. Çfarë sinjalesh na tregon neve kjo gjë? Situata, që po jetojmë dhe po përjetojmë, është jo fort e përshtatshme dhe me shumë pikëpyetje. Po dëgjojmë nëpër lajme dhe emisione të ndryshme, që është ngritur rroga minimale, e cila ka arritur në 40 000 lekë në muaj (diçka vërtet për t`u vlerësuar). Do të rriten rrogat e infermierëve (kaq e kaq Euro), e mjekëve, e mjekëve specialistë (do të rriten në 500 dollarë), që të pengohet tendenca e tyre për të shkuar në Gjermani dhe në Evropë. Po MËSUESIT? Si u bënë këta profesionistë të vërtetë? Si arritën të bëheshin me një profesion? Si arritën të përfundonin shkollën e lartë dhe universitetin? – Përgjigja është vetëm një: MËSUESI. Sepse vetëm mësuesi është personi, që të hap derën, në të cilën secili prej nesh duhet të hyjë vetë dhe të eci përpara. Por përditë dëgjon të rinjtë dhe të rejat sot, që deklarojnë me të madhe, që nuk duan të bëhen mësues, nuk duan të ndjekin degët e mësuesisë, e matematikës, e fizikës, e biologjisë, e kimisë, të cilat kanë rrezik të mbyllen, sepse nuk kanë asnjë regjistrim nga ana e maturantëve. Sepse për ta ky është një profesion pa të ardhme dhe nuk është fare i mirëpaguar. Çfarë paradoksi! Paradoksi tjetër është fakti, që ministria e Arsimit po kërkon të punësojë persona të tjerë nga të tjera fusha për të mbuluar dhe për të mbushur boshllëqet dhe vendet bosh në lëndë të caktuara, sepse nuk ka mësues të këtyre lëndëve??? Mësuesi ka patur dhe ka gjithmonë një specifikë tepër të rëndësishme në shoqërinë shqiptare, sepse fëmijët dhe të rinjtë i marrin si shembullin më të mirë pas prindërve të tyre dhe sepse ata luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tyre. Një diçka duhet kuptuar shumë drejt nga politikbërësit tanë: Mësimdhënia nuk është vetëm një profesion, por ajo i shërben njerëzve dhe shoqërisë sonë për t`u bërë më të mirë, për të patur mendime dhe idera pozitive për të ardhmen dhe kjo do të thotë më shumë përgjegjësi sesa thjesht mësimdhënie. Mësuesit kanë ndikim të madh tek njerëzit për të ndryshuar jetët e tyre dhe për të formësuar si duhet personalitetin dhe karakterin e tyre. Mësuesit bëjnë gjithmonë ndryshimin dhe diferencën në shoqërinë njerëzore. Profesioni i mësuesit është i vetmi profesion, që u mëson fëmijëve dhe të gjithë rinjve që në hapat e para të shkollës, se çfarë është vetëbesimi, përse duhen të jenë kreativë në jetën e tyre. Ata u mësojnë atyre, sesa të përkushtuar duhet të jenë dhe të kenë aftësi të nevojshme komunikatave dhe sesi të përballen me të papriturat në jetën e tyre. Nisur nga kjo politika jonë, para se të vlerësojë shkronjat e tjera, duhet të vlerësojë pikësëpari maksimalisht shkronjën A, dmth. profesionin e mësuesit. Prandaj dua ta mbyll këtë opinion sensibilizues me një fjali, që nuk e mbaj mend, se ku e kam lexuar diku, por që është shumë aktual dhe me këtë ju drejtohem të gjithë maturantëve tanë: Nëse ju pëlqen puna me fëmijët dhe të rinjtë dhe ju besoni se edukimi ka fuqinë për të ndryshuar jetën, atëherë karriera si mësues mund të jetë e duhura për ju.
Më të lexuarat


Serbia një “vullkan” i nacionalizmit neurotik në Ballkan

Ja çfarë kam paralajmëruar në librin tim “triumfi i kombit” dhe që është aktual sot në Kosovë

Shkodra në 32 vite, dhe 'fasadat e pa suvatuara negative'!?

Zijadin Qira, heroi i heshtur i çështjes kombëtare në Maqedoni dhe Kosovë

Çfarë po ndodh me perëndimin demokratik!?

Masakra e Peshkëpisë dhe fantazma e Fredi Bejlerit, flet ish-shef i Gatishmërisë së Gardës së Republikës, Sefer Pasha

E keqja e së keqes...

Kosova në sfidën e shtetformimit dhe lupës së diplomacisë

Fundi i vërtetë në vendin më antikomunist, të komunistit të fundit

Politikanët e Kosovës të dëgjojnë rekomandimet e SHBA
