BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

A u regjistrua në KQZ partia e Presidencës?

A u regjistrua në KQZ partia e Presidencës?

Është i vetmi president që përfshihet hapur në fushatën zgjedhore! Nuk e dimë, s’ka punë ky njeri, apo ka lajthitur? Këndej nga ka rrënjët nuk ka patur ndonjë të shkrehur, po se nga e sajoi ky njeri këtë lajthitje, e di vetëm ai. Por, me ç’shikojmë ne, Presidenti duhet të ketë një hall të rëndë, që i është përveshur fushatës zgjedhore si të jetë në opozitë. Ai ka përmendur një herë, që të votojmë pro europianë. Po mirë, kush të jetë kundër Europës xhanëm, që lëshohet kjo thirrje? Populli ka votuar Edi Ramën dhe po punon me të. Po ky Presidenti me kë e për kë punon, se popull nuk ka. Ai e merr votën nëpërmjet Kuvendit, po fakti që ai nuk e njeh Kuvendin edhe pse dekretet i pranon, do të thotë, se nuk ka as popull, as parti. Kjo e ka detyruar presidentin që të ulet e të marrë erë në menderen e Bashës, i cili i shpie ndonjë bandë, ku ai zë e ulurin: “Rrini urtë, se këtu e kam popullin”. Garanti i unitetit të popullit, kërcënon popullin! Bravo, President! Ne kemi t’i drejtë të bëjmë edhe ndonjë pyetje këtij bravari, që ka dalë e kërkon vota nga populli. Kujt ja kërkon votat, kokëpalarëve, që nuk i nxinte bulevardi? Ata kokëpalarë e ngjitën deri në majën e pushtetit, të cilët e mbajtën në prehër, po ai i pshurri! Populli nuk është aq naiv sa mendon ai. Ai e kupton që nuk la njeri pa ngushëlluar, dekoruar e uruar për të marrë ndonjë votë, se po i shkrihet partia e tij, LSI-ja. Kjo është një propagandë e pastër, që presidenti i vetëm, në vend që t’i bashkojë të gjitha forcat politike e të përballojnë fatkeqësitë e natyrës, na kërkon rrëzimin e qeverisë! Pas tij ka një hereke, që quhet Luli, i cili hedh ndonjë shkëndijë në mbështetje të presidentit, po ai ka nevojë për vete për hereke. Presidenti na del nëpër konferenca e shëtitje vetëm për të kërkuar rrëzimin e qeverisë, sepse qenkemi në krizë të thellë. Mirë, more president, për një çast do ta pranojmë kërkesën tënde, po kur qenka kaq keq gjendja, si nuk ke mbledhur njëherë Komisionin e Sigurisë Kombëtare? Po kryeministrin, si nuk e ke thirrur një herë, po thërret vetëm Lulin, të cilit i kërkon të shfrytëzojë situatën e epidemisë, përmbytjeve e tërmetit për ta paraqitur vendin si skëterrë. Pa na thuaj, ku e ke atë popullin, që pretendon se e ke aty, përse nuk ngrihet? Po popullin nuk e ka lënë mendja, që të besojë një të shkrehur, të cilin e ushqen një i fshehur, me të cilin kanë të njëjtin hall. Kur ra tërmeti i dikurshëm në Baçallëk të Shkodrës, u bashkua e gjithë Shqipëria dhe brenda muajit i futi të gjithë banorët në shtëpi të reja. Si nuk ka vajtur njëherë ky presidenti me opozitën të shikojnë një herë këta njerëz, po çdo ditë hedhin nga një dorë miza. Shkodra nën ujë, asnjë nga Presidenca dhe opozita nuk begenis të shkojë atje. Kur u përmbyt Shkodra në qeverisjen e PD, socialistët mblodhën ndihma aq sa mundën dhe u ndodhën pranë tyre. Po këta vetëm për të dhënë mend janë? Po të kishin mend nuk do të dilnin kundër popullit të tyre. Presidenca na doli subjekt politik dhe është në kulmin e fushatës së zgjedhjeve, po kur ka ndërmend të regjistrohet në KQZ? Apo është në koalicion më opozitën e çakërdisur, që siguruan ndonjë vend në listën e PD si kryetarë partie dhe për të tjerët nuk pyesin. A mund t’i ketë mbetur ndonjë gram presidencial këtij farë presidenti, kur të gjitha dekretet, nuk ia kanë pranuar? Ai del e i jep këshilla çdo ditë qeverisë, po asnjëri nuk ia vërshëllen. Atëherë mbetet që ai të rrijë atje se nuk ka kush e merr rrogën e tij. Bëri dekretin dhe anulloi zgjedhjet e qershorit, po nuk e dëgjoi njeri, nxori një dekret tjetër për ato zgjedhje në 18 prill, nuk e vajti në votim asnjë parti! Ku ka ndodhur kjo në vend tjetër? Si mund të qëndrojë në detyrë një president, kur nuk i zbatojnë dekretet? Po të doni mendimin e popullit, shikoni portalet mediatike, se me sa urrejtje flasin kundër presidentit. Me qeverinë bëj çfarë të duash, po me popullin mos u ngatërro, se i ke vënë një etiketë të rëndë. Nga këta kokëpalarë i ke të gjitha atributet dhe tani e kërkon popullin ta ndërsesh kundër qeverisë, që po përballon tri fatkeqësi natyrore dhe dy opozita të çakërdisura. Detyra nuk mbahet me qeçka prandaj ose bashkohu me të gjitha subjektet e diluni zot këtyre fatkeqësive, ose futja gjumit si Luli dhe flini. Populli dhe vendi nuk ka nevojë për efendilerë! Të paktën hiqni dorë nga fushatat me të vdekurit!