BREAKING NEWS

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del me mesazhin frymëzues dhe shpresëdhënës (Videoja që po bën xhiron e rrjetit)

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del
x

Sport

Abazaj bashkohet me Rrocën edhe në Turqi, firmosin për Instanbulsporin.

Abazaj bashkohet me Rrocën edhe në Turqi, firmosin për

Lojtarët e Kombëtares i janë përkushtuar misionit të tyre me skuadrat respektive në kampionatet përkatëse europiane, duke dashur të shënojnë një sezon pozitiv në rang ekipor dhe një pjesë e kanë nisur mjaft mirë, sikurse është rasti i Myrto Uzunit me Ferencvaroshin në Hungari, apo dhe Hysajt që luajti titullar në ndeshjen dhe fitoren e fundit të Napolit në kampionatin italian. Ka futbollistë që kanë tentuar të ndryshojnë skuadër në këtë merkato të shtyrë vere, me shpresën se do të bëjnë një hap cilësor në karrierën e tyre dhe nga këta futbollistë një pjesë kanë dalë nga kampionati shqiptar. Dy prej tyre ishin pjesë e Kukësit sezonin e shkuar e madje luajtën me verilindorët edhe në ndeshjet që Kukësi zhvilloi në Ligën e Europës. Kështu, mesfushori Eduard Rroca dhe sulmuesi Kristal Abazaj i ndanë rrugët me Kukësin e tani janë lojtarë të lirë. Ata do të luajnë sezonin e ri në një kampionat më cilësor jashtë Shqipërisë dhe në këtë rast, për të dy futbollistët bëhet fjalë për kampionatin elitar turk. Kuptohet, këto janë lëvizje që mund t’u hapin atyre dritën jeshile për një kampionat më të fortë, pasi vitet e fundit Turqia (bashkë me të Kroacia) ka shërbyer si trampolinë për lojtarët tanë që duan të luajnë në kampionate më cilësore.

Bashkimi tek Instanbvulspori

Në të vërtetë ishin lëvizje që priteshin, pasi prej ditësh lojtarët e kishin shprehur dëhsirën dhe faktin e kalimit në një kampionat të huaj. Dhe nuk ka më dyshime e marrin fund dilemat për të ardhmen e Kristal Abazajt, i cili përfundimisht do të transferohet te klubi turk i Istanbulsporit, i njëjti ku pak ditë më parë u transferua edhe fantazisti nga Lushnja, Eduart Rroca. Burime për konfirmojnë se Abazaj ka arritur marrëveshjen dhe madje ka firmosur kontratën me klubin turk që militon në kategorinë e parë të futbollit vendas, ndërsa tani pritet vetëm prezantimi zyrtar. Pak ditë më parë Abazaj ishte shumë pranë firmës me Ankaraspor, me të cilën arriti marrëveshjen dhe madje kreu edhe testet mjekësore, por klubi turk nuk arriti të marrë dritën jeshile për hapjen e merkatos nga FIFA (aktualisht e ka merkaton e bllokuar) dhe gjithçka dështoi. Ndërkohë mediat e kishin lidhur edhe me një kalim te Yeni Malatiaspor, por një lajm i tillë rezultoi tërësisht i pavërtetë. Kështu pas shpërthimit te Luftëtari dhe një sezoni të kaluar sërish së bashku te skuadra e Kukësit, Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca do të jenë sërish bashkë, këtë herë te Istambulspor, të cilën do të provojnë ta kthejnë në elitën e futbollit turk. Kujtojmë që Rroca u prezantua vetëm në fund të javës së kaluar në klubin turk dhe nënshkroi një kontratë 4-vjeçare, ndërsa Kristal Abazaj ka nënshkruar për dy sezone me Instanbulspor.

E ardhmja dhe Kombëtarja

Lojtarët nuk kanë mundur të marrin ftesë në Kombëtare dhe duket se do të jenë përkohësisht jashtë planeve të trajnerit Edi Reja. Megjithatë, në një të ardhme të afërt, nëse ata luajnë rregullisht dhe bëjnë performancë të mirë me skuadrat e tyre, nuk përjashtohet mundësia të ftohen nga trajneri veteran italian në ekipin kuqezi. Gjithçka është e mundur, por më parë ata duhet të tregojnë në fushë se janë të zotë, dinë të bëjnë diferencën dhe mund t’i shërbejnë Kombëtares. Nga ana tjetër, si Rroca, ashtu dhe Abazaj, kanë si qëllim të rriten për momentin tek Instanbulspori e më pas ta përdorin këtë skuadër si trampolinë drejt një ekipi më të mirë në një kampionat më cilësor sesa ai turk. Gjithçka do të varet nga performanca e tyre. Ndërkohë, Kukësi po përpiqet të mbulojë defektet e tij nga largimet e shumta, pasi përveç dyshes së mësipërme është larguar nga skuadra edhe kapiteni Besar Musolli, i cili ishte pikë e fortë e skuadrës verilindore gjatë sezonit të shkuar. Kukësi ka afruar një lojtar brazilian e tani po mendon të bëjë të tjera goditje, pasi skuadra e presidentit Safet Gjici ka ambicie për të fituar titullin kampion sezonin e ri.