BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Absolutisht asgjë nuk ndodh, pa krijimin e opozitës alternative!

Absolutisht asgjë nuk ndodh, pa krijimin e opozitës alternative!

Shqipëria është nga të paktat "demokraci hibride" që të keqen e madhe të saj, e ka në mungesën konkrete, tragjike dhe morale të alternativës politike! Deri më sot, me organizimet e protestave, denoncimet, përballjet, fjalët e mëdha TV për TV dhe rrjet më rrjet, kjo opozitë, lideri i saj kryesor ose Basha, nuk bëhen dot dhe nuk do të bëhen kurrë shumicë shqiptare! Faji i madh është riciklimi dhe jo analiza e rinovimi i madh e i sinqertë i lidershipit, por dhe propozimit të madh djathtas në Shqipëri! Po sigurisht, që duhet të bëhej mbas vitit 2013-të! Për hatër të një marrëzie folklorike si ajo e SB-së përgjatë fjalëve të tija të çmendura në Kuvendin e Shqipërisë, mandatin e parë të Ramës, tolerimit të tij me qëllimin e keq nga Meta, dhe dyzimit, fjalës së dredhur dhe me frikë të Bashës - alternativa politike ishte një teatër kukullash në favor të Edi Ramës dhe kryesisht Rilindjes, ose pjesës jo të majtë të PS-së në politikën shqiptare! Duke mos u bërë opozitë dhe e djathtë e vërtetë parimore, humane dhe mike e madhe e të djathtës evropiane, partia e Berishës e demek komanduar nga Basha, i liroi vendin Edi Ramës dhe Rilindjes, për të bërë pozitën e quajtur majtas, por që ka katandisur vendin në një shtet moral prishur djathtas, pa rregulla ligjore ose ligj PPP-sh, me korrupsion tipik anarko-lumpenist arrogant, në sajë të një opozite sa idiote dhe mediokër aspak djathtas! Partia Demokratike, nuk ka bërë gjënë kryesore që ishte demokracia e brendshme në ndryshim nga koha Berisha! Ajo me Bashën, nuk ka bërë një herë të vetme një palë zgjedhje të lira realisht me oponencë dhe diskutim real pluralist dhe fjalë të lirë brenda saj! Kjo parti pastaj kërkon zgjedhje të lira nga Rama dhe të tjerët, por jashtë saj! Nën sundimin Basha dhe me delirin Berisha, PD-ja u soll dhe sillet si anti BE dhe anti USA? Dikush është më trim dhe flet haptas, kurse shumica janë "skutha" dhe flasin tavolinave të ngushta! Nën administrimin Basha, shërbimi ndaj pozitës shkoi deri aty sa PD, të etiketohet jo perëndimore! Duke filluar që me "armët kimike" dhe përfunduar me "reformën në drejtësi" e sharjet e fyerjet ndaj përfaqësuesve perëndimorë në Shqipëri! Nën administrimin Basha, në shërbim të pikërisht Ramës dhe Rilindjes, protestat vijuan nga dhuna te frika nga ndërkombëtarët, duke i bërë jo militantët, por shqiptarët të mos besojnë në asnjë lloj kauze qoftë dhe e drejtë - e opozitës! Në administrimin dhe sundimin Basha edhe kauzat e drejta si "Studentët" dhe pjesërisht "Teatri" u sabotuan, sepse ua morën qytetarëve dhe u personalizuan si të PD-së, duke bërë që të largohen njerëzit dhe të përfitojë Rilindja! Në sundimin dhe keq përdorimin e Bashës, u humb "çadra" e sajuar keq dhe për më tepër, u mashtruan demokratët me marrëzinë "Republika e Re!? Në tradhtinë politike dhe administrative Basha, u bë një marrëveshje aspak e lirë dhe burrash të vërtetë, me transparencë, mes tij dhe Ramës, duke bërë dhe humbjen e zhgënjimin e mijëra demokratëve! Në administrimin Basha, u formua brezi i dytë i politikanëve më servilë, gojështhurur, imoralë dhe injorantë të demokracisë që PD-ja ka pasur ndonjëherë! Nën administrimin opozitar Basha, e vetmja gjë në mungesë të plotë politike ishte dhe është - alternativa! Lulzim Basha e di të gjithë popullin demokrat servil, demente, mediokër, pa vesh muzike dhe zë, si veten! Ai i di për budallenj të gjithë dhe kujton se me akuzat e tij kundër Ramës dhe Rilindjes apo dhe socialistëve, do të mund të bëjë "kallaballëk" opozitar për të fituar zgjedhjet! Basha kujton se vetëm duke akuzuar, do të mund të fitojë, e të eliminojë nga pushteti Ramën dhe të tijtë?! Pastaj kur e di se humb - akuzon Ramën se vjedh votat mbasi i ka dhënë "dorën e burrit"! Basha kujton se njerëzit nuk kuptojnë dallimin mes opozitës alternative dhe luftës për pushtet! Nuk kuptojnë se lufta për pushtet e ka emrin Lulzim Basha dhe të tjerët mbas tij, kurse alternativa opozitare dhe lidershipi politik i saj nuk mund ta kenë më emrin Lulzim Basha! Pse nuk mund ta kenë dhe nuk mund të përfaqësohen me këtë emër? Nuk po i përsëris ato që thashë më lart, por për kryeopozitarin Basha, ka dosje të cilat nuk janë aspak më të vogla se sa ato të pozitës sot, në mos janë shumë më të rënda dhe vetë ky, nuk ju ka dhënë asnjëherë përgjigje ligjore dhe personale! E pikërisht për këtë gjë si Ramës dhe Rilindjes, ju shërben një njeri i tillë që do të vijë dita të dalë përpara drejtësisë ose së paku do të riakuzohet nga ajo, për disa elementë tepër tragjikë të ndodhur në këtë vend! Basha duhet sërish të përgjigjet pa marrë raport mjekësor për "Rrugën e Kombit" për megagrabitjen e saj! E ka mbrojtur Rama, por nuk do të mund ta mbrojë përjetë nga drejtësia e atyre që Basha ju ka thënë "Drejtësia e Ramës", e cila dikur do të thërrasë dhe Ramën vetë! Basha e ka kollaj të akuzojë Ramën se ka marrë kriminelë dhe trafikantë, por ai kujton se ne nuk e dimë se të gjithë ata që Rama ka përdorur dhe pastaj mund ti ketë hedhur, kanë qenë të PD-së së Bashës! Një për një me emra dhe mbiemra, përjashto Gjushin "puro" socialist! Basha nuk mund të jetë kurrë alternativë kur është ministri i Brendshëm i 21 janarit! Ky popull ndoshta e bën këtë gabim (nuk e besoj), por ai nuk mund të zëvendësojë Ramën pa dhënë përgjigje pse u vranë katër persona të pafajshëm atë ditë - Lulzim Basha! Po pra dhe pse si ky dhe Nishani kanë toleruar dhe kanë përdorur Lazaratin si Banka Financiare e PD-së! Sigurisht pastaj mund të kalohet në akuzat kundër Ramës si "kanabis mbjellës"! Mbase ka mundësi që drejtësia një ditë të rihapë vdekjen "aksidentale" të Sokol Olldashit dhe shumë kush beson, se "ndihma e tij në dijeni" do ta ndihmonte këtë çështje brenda PD-së - demokratike! Nuk po them pse ju fal deti Bakojanisit bukuroshe? Por Basha përpara se të jetë alternativë, duhet të sqarojë përpara publikut dhe sidomos përpara demokratëve këto pikëpyetje! E me këtë pikëpyetje Basha nuk mund të jetë kurrë alternativë dhe nuk ndërton dot asnjë filozofi fituese dhe bashkimi demokratik djathtas! Sepse ai vetë nuk është djathtas, nuk ka të bëjë fare me të djathtën dhe "mësimet" që ka marrë në Holandë janë majtas, për të mos thënë - ekstrem i të majtës që po e lanë, vjen nëpërmjet dhunës në pushtet! Po sigurisht që dalë jashtë nga institucionet në demokraci dhe që nuk merr pjesë në zgjedhje! Duke qenës kryeshërbëtori i Ramës ai sot nuk ju jep përgjigje këtyre pyetjeve, sepse është Rama që e mbron, e shpreson që ai (Rama pra) t’ia lirojë vendin vetë kur të mërzitet! Por alternativë nuk është! Nuk ka program ekonomik, financiar dhe filozofik e kjo duket që nga marrëzitë me 300 lek menjëherë më pak karburantin dhe 250 euro menjëherë pensionin më të vogël! Me fjalët e Bashës njerëzit nuk besojnë të shkojnë më as te "dera e halesë"! Prandaj prosperon Rilindja! Shqipëria nuk ka opozitë alternative, sepse ajo është e punësuara e Rilindjes! Po ju paguajnë mes të tjerave dhe rrogë deputeti kur nuk janë deputetë! Shqipëria nuk ka shpresë te njerëzit e rinj dhe idetë e reja djathtas, sepse ato nuk i lejon dhe i saboton për llogari të Rilindjes, njeriu i saj i rëndësishëm ose Lulzim Basha! Kaq është, jo më shumë dhe ai që mendon se ka më tepër se sa kaq - sigurisht ose kërkon të komplikojë gjërat, ose nuk shikon qartë!

Nga Besi Bekteshi