BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e pallate”, Braçe thumbon sërish Ramën për lopët

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e
x

Opinion / Editorial

Absolutisht që janë të zotë, por “zotërinj” profesionistë të korrupsionit!

Absolutisht që janë të zotë, por “zotërinj”

Kur erdhi në pushtet në 2013-tën Rama kishte lexuar se “nuk ka faj njeriu, por sistemi”! Sigurisht që dhe kjo e thënë tashmë batutë,  nuk është kaq shumë e drejtë dhe e provuar kudo por..?!  Por ai në 2022 në takimin për “korrupsionin” tha: një nga problemet tona më të mëdha nuk është korrupsioni, por pa aftësia! Rama tashmë ka kapërcyer ylberin e pushtetit dhe është përtej së të vërtetës së dukshme dhe në agoni të plotë të fshehjes tragjike të sëmundjes më të përhapur, më qelizore dhe me endemike tonën, që është pikërisht korrupsioni! Njeriu që luftoi me sistemin e Berishës që kishte faj (sistemi pra)  dhe jo njerzit, tashmë po lufton njerzit e pa zot të vetët! Të pa aftë ose jo profesionistë menjëfjalë! Po kush është ky sistem që ka sjellë në zyra dhe drejtori, ministri dhe kudo të pa aftët dhe pa zotët dhe jo profesionistët!? Kush pra kush?  Ja pra që është sistemi i tij, që quhet Edi Rama! Ai ka që nga viti 2013-të që ndërton sisteme në Shqipëri!  Ai sot po i ankohet vetes! Çdo zyrtar i lartë dhe i mesëm, i vogël dhe kudo në bashki apo shtet, ka marrë vëndin e punës nga partia e Ramës, nga Rilindja e Ramës dhe nga Rama vetë! Janë të pa zot, nuk janë profesionistë!? Po a dalin që nga 2014 nga portalet dhe nga konkurset? A e ndërtoi sistemin pra ky njeriu i sistemeve të mira!? Rama do të mbulojë artistikisht korrupsionin  gjigandesk, të përhapur si metastaza të një kanceri të frikshëm me pazotësinë e atyre që Rama vetë,  ka futur në punë,  duke pasur të gjitha pushtetet vetë! Kujt dreqin ja thotë? Njësoj si Berisha që shante PKSH dhe PPSH kur ishte futur anëtarë i tyre vetë! Ashtu si idiotët që besojnë Berishën duhet të ketë dhe gjysëm idiotë që besojnë Ramën kur thotë “pazotësi jo korrupsion”!  Në atë “konferencë” zonja Kim me fjalë të qarta tha se “duhet luftuar korrupsioni që të jeni realisht partnerët tanë” por në fakt Rama, nuk do të pranojë se shteti i tij në horizontale dhe vertikale është i korruptuar!  Ai kombëngul se nuk ka profesionistë dhe se tenderat do të na i hedhin dhe kontrollojnë të huajt! Kur Rama dhe konkubinat e tij në ministri të kulturës i falin trashëgiminë tonë kulturore të huajve, unë e kuptoj shumë mirë artisitin (Kryeministër)  që dhe tenderat tani do tju a largojë të pa zotëve të tij! Në fakt pyetja është: po pse janë të zot për korrupsion këta trima partie? Apo nuk dinë të trajtojnë tenderin! Po ka pyetje prap! Pse dinë ta vjedhin, ta shtrembërojnë?  Ta degradojnë dhe të grabisin, kur janë kaq të pa zot?! Pse po jua jep të huajve se nuk dinë tanët të hedhin tender, apo se e hedhin në korrupsion! Të mundohesh të fshehësh këtë gjë është një tragjikomendi dhe grotesk i Ramës që tanimë është i detyruar të besojë dhe marrëzinë më të madhe të tij, si diversiv që mohon të vërtetën. Rama çon në piedestal një të vërtetë të vogël ( pazotsinë, jo profesionizmin) përballë të vëretës së madhe – korrupsionit! Rama e di se zyrtarët e tij,  të shtetit në qëndër dhe në bashki,  janë profesionistë të korrupsionit! Janë “zotërinjtë” e korrupsionit!  Ata janë kudo! Në shëndetësi, në polici, në arsim, në bashki dhe qeveri! Ne i kemi mjeshtra dhe në parlament! Në komisione e në drejtësi dhe pse ka disa vite reformë në të. Rama e di qartë dhe mirë, por si një i llastuar pushteti dhe artisti që mbron veprën e tij ( shtetin e tij pra) sulmon dhe gjen arsye të tjera përveç asaj të vërtetës dhe të qartës, për pothuaj të gjithë. Rama erdhi të largonte butaforinë dhe korrupsionin e Berishës!  E sigurtë sot është, që ka ngritur butaforinë dhe korrupsionin e tij!  Me që kishte zakon të akuzonte sistemin edhe unë mund të them se Rama në vend të sistemit të Berishës ngriti të vetin! Po, por nuk hoqi korrupsionin! Pritëm që bënte ndryshe! Të jetonim pa na futur duart në fyt, ky ves i jashtzakonshëm dhe kriminal i politikës sunduese në Shqipëri. Por jo! Rama nuk e bëri dhe nuk do ta bëjë kurrë! Ai thjesht interpreton më mirë pjesën se Berisha! Luan më mirë (shtet komanduesin)  me të huajt dhe me pjesën më të madhe të shqiptarëve! Po po,  por mbetet sistemi i tij dhe ai vetë! Mbetet korrupsioni dhe profesionistët e tij në korrupsion dhe të korruptuar!  Ata janë kudo dhe gjenerohen përditë nga partia e tij dhe të tjerat më poshtë. Atyrd shpikjua sistemin më të mirë ata e kthejnë në korrupsion edhe atë! Janë mjeshtra!  Është vizion dhe është mentalitet! Kur këtë gjë (korupsionin dhe pazotësinë tonë) do ta zgjidhë me të huajt (Rama pra)  le tja japi me qera dhe shtetin të huajve se ndoshta....? Po.. jo jo, këtë të fundit që propozova, nuk e bën! Jo, këtë e do për vete dhe tarikatin e tij!