BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Opinion / Editorial

“Absurditeti i duelit brenda PD, në kalandrat e gjykimit të arsyes”

“Absurditeti i duelit brenda PD, në kalandrat e gjykimit të

Me shpalljen e duelit absurd brenda saj, PD është futur në një situatë kolapsi, duke u ndierë e munguar dhe rënë në paradigmat e gjykimit të arsyes. Përpjekjet që po bëjnë të dy grupet në konkurrencë, për rikonstruksionin e partisë së shpartalluar, janë davaritur aq shumë saqë në vend të ideve për ndryshim, dëgjohen vetëm slogane qesharake deri në banalitete. Ky formacion politik që nuk po arrin të formatohet, ka mbetur peng i mentalitetit arkaik, të liderit të saj historik, që edhe pse kanë kaluar 30 vjet pluralizëm, nuk arriti të modernizojë partinë demokratike. E kthyer në pronë të tij për interesat familjare e klanore, sot ajo po vuan demonizmi dhe mungesën e bashkëpunimit të ndërsjelltë, me faktorët e tjerë politikë brenda dhe jashtë saj. Për të dalë nga ky kolaps i prodhuar nga të dy drejtuesit grupeve, asaj i duhet një Kuvend Kombëtar, për të gjetur gjuhën e komunikimit që ka munguar, si dhe ndërtimin e një programi me standarde të partive të djathta europiane. Duke ju referuar veçorive që dallojnë formacionet politike, për të gjitha rezultatet normative si në çdo fushë tjetër, është dhe mbetet deveplotemizmi. Kjo terminologji që përbën mendimin centrik, si një rrugë bashkëpunimi për të nxjerrë një rezultat pozitiv, nuk ka shkuar asnjëherë në rrugën e duhur. Lideri i demoduar që shumëkush e quan historik, po vazhdon të bëjë beriha të stilit populist, duke mos bërë llogaritë e doktrinës së tij, që nuk ka marrë asnjëherë vlerësim pozitiv. Kjo doktrinë e personalizuar dhe e përshkruar nga formalizmi, nuk mundi të vërë në themelet e saj, ideologjinë kombëtare të partive të djathta të viteve 20, si dhe eksperiencën e sotme të së djathtës moderne, por mbeti në paradigmat e modeleve të venitura pa asnjë vlerë. Rruga e saj ishte vetëm konfrontimi i ashpër me të majtën, duke mos ngritur asnjë ide për ndryshime rrënjësore, por vetëm truke populiste dhe retorika sllavo-komuniste. E njëjta gjë po ndodh edhe në këtë duel absurd midis palëve, ku po elaborojnë formulat e mbijetesës, në një kohë kur koha i ka nxjerrë jashtë loje. Kjo përplasje po tregon edhe njëherë zbrazëtirën e tyre ideologjike, të pamotivuar dhe veshur me parimet koherente të demokracisë liberale. Në vend të programeve për zhvillim, ata atashuan mentalitetin orientalist, që solli dështimet e njëpasnjëshme në ushtrimin e pushtetit dhe konsolidimin e demokracisë. Kjo e djathtë e parcelizuar sipas ideve të tyre, nuk ka demonstruar ndjenjat e përgjegjësisë për dështimet. Ajo i ka i kërkuar ato tek kundërshtarët, pa e matur kurrë veten me vlerat morale dhe arsyetimin logjik. Kështu, ajo ka preferuar diktatin dhe jo analizën e ngjarjeve, për të justifikuar ekzistencën formale, ashtu siç po ndodh edhe në këtë duel midis palëve. Arsyeja logjike si kriter kryesor vlerash, u ka treguar gjithnjë rrugën njerëzve, për të kaluar nga barbaria në qytetërim dhe nga gjendja natyrale në civilizim. Ajo të jep të drejtën për të drejtuar parti e shtet, atëherë kur e ke bindur sovranin me urtësi, drejtësi dhe vepra në shërbim të tyre. Shembulli më tipik është ai ish-presidentit amerikan Abraham Linkoln, i cili me thjeshtësinë e tij krijoi besimin tek njerëzit që shoqëruan platformën e tij, duke i motivuar ata se gjithçka do të bëhet realitet në interes të tyre. Po cilën bori duhet të dëgjojnë mbështetësit e të dy palëve, atë të Saliut që bën thirrje për revolucion, kur duhet t'i nënshtrohet gjykimit juridik, apo atë të Bashës që nuk është vlerësuar kurrë pozitivisht në krye të PD? Jo vetëm jashtë PD, por edhe brenda saj, ka shumë zëra që mendojnë se epoka e tyre e drejtimit të asaj partie ka mbaruar. Shpartallimi i partisë është vepër e të dyve, që nuk kanë dëgjuar asnjëherë bazën e saj si dhe të mungesave të mëdha në konvertimin e ideve universale, sipas shembullit të partive moderne të djathta europiane. Të dy palët nuk kanë zbritur të analizojnë mungesat në kushtet e realitetit që i rrethon, por i kërkojnë ato tek ofensiva ndaj kundërshtarëve politikë. Ky duel po flet shumë qartë se PD e ndarë më dysh, nuk është futur në shtratin e rrugës së reformimit dhe riformatimit, por vazhdon të humbë kohë duke dëgjuar psalme pa asnjë vlerë. Për të mos shkuar shumë larg po marrim shembullin gjerman, kur gjatë transformimit të madh, për dekada të tëra u drejtua nga e djathta, e cila arriti reputacionin ndërkombëtar me vlerat më të mira qeverisëse. Por edhe në dekadat e mëvonshme, kur shumë probleme negative u bënë shqetësim global, ku efektet e tyre po ndihen edhe në shtete më të zhvilluara, faktori politik gjerman vuri interesat kombëtare duke bashkëpunuar dhe qeverisur bashkërisht, për të përballuar me sukses pasojat e krizës financiare dhe pandemisë. Të njëjtën rrugë së fundmi provoi edhe Italia, e cila e ndjeu si domosdoshmëri bashkëqeverisjen, për të dalë nga kolapsi ekonomik. Bashkëpunimi majtas e djathtas nuk është herezi, por një kriter universal vlerash për të ndryshuar gjërat, në të mirë të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve. Një shembull tjetër është modeli suedez, e cila njihet për revolta të shumta për ndryshim ndaj mbretërve dhe aristokratëve, që nga shek. XIX-të. Modeli socialdemokrat i lindur nga këto lëvizje, konsolidoi shtetin suedez dhe thelloi politikat sociale, ku sot ajo ndihet e fuqishme dhe me standarde mahnitëse, ashtu si Danimarka, Norvegjia e Finlanda. Por vullneti i partive politike në Shqipëri, për të përshtatur modele në kushtet tona, ka munguar ngaqë nuk ka pasur dëshirë për bashkëpunim, por gjithçka është përqendruar tek lufta për pushtet. Kjo duket edhe tek lufta midis palëve në PD, ku të dy liderët po bëjnë ç’është e mundur të pushtojnë kreun pa iu referuar realitetit, që nuk flet në favor të asnjërit. Sepse edhe në këto përpjekje që po bëhen brenda kësaj të djathte, nuk ka balanca demokratike, ngaqë nuk sundon gjuha e bashkëpunimit, por ajo e forcës dhe hegjemonizmit. Duke mos u shkëputur dot nga praktikat e gabuara të së kaluarës nuk po mund të përshtatë një model të demokracive progresive të vendeve të zhvilluara. Për të dalë nga ky kolaps, ajo ka nevojë më shumë se çdo gjë tjetër, për reflektim dhe analiza përgjegjësie, për çdo gjë që nuk ka shkuar mirë. Rruga e foltorizmit dhe mbështetësit e tij është diskreditim i vlerave të PD, e cila duhet të largohet nga ky mentalitet arkaiko-demonian, për të gjetur vetveten dhe rrugën e ideve progresive. Kjo opozitë tashmë e hallakatur, që nuk ka nuk ka zgjidhur dimensionet e ndërtimit brenda saj, nuk mund të dëshmojë për t'i besuar drejtimin e shtetit. Riformatimi dhe ndërtimi i një doktrine sipas shembullit të demokracive të konsoliduara, do që ta bëjë të futet në vijat kuintinuale, me praktikat e së djathtës europiane, për të sintetizuar idetë dhe për të rritur besimin në vlerat e saj.