BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Absurditeti i të qenit politikan shqiptar…

Absurditeti i të qenit politikan shqiptar…

….Edhe ai që ka blerë një diplomë tek “Kristali”, edhe ai që ka një dëftesë me katër klasë me kandil, edhe ai që është marrë me trafik droge apo me vjedhje, etj., etj, mund të bëhen politikanë, siç janë bërë, por nuk mund të jetë kurrë një vizionarë... Shumë shumë, këta, mendojnë për një karrige duke u tjetërsuar disa herë, në disa faza, sa të futin këmbët dhe për të mos u larguar prej andej, derisa t’i bien dhëmbët! Një profesor me emër, të cilin e pyetëm për t’iu futur politikës, ai menjëherë u përgjigj: “Nuk dua të ‘ndyj’ veten, të merrem me politikë”! Pak a shumë kështu mendojnë njerëzit e ndershëm, të cilët të themi nuk e kanë në natyrën e tyre të bëhen politikanë megjithëse është një ndërmarrje e lehtë. Këta, nuk mund të tjetërsohen, të themi apo të dalin nga vetvetja, nga “guaska” e ndershmërisë, nga natyra e tyre dhe të futen në rrugën e dallavereve, të mashtrimit, të llogjeve të pafund, të të prezantuarit me shumë fytyra, etj., etj. Por ka edhe nga ata që çdo zanat e lënë për t’iu futur politikës. Natyrisht, nuk mund të themi që të gjithë politikanët janë të të njëjtës “prerje”, por edhe nuk bëjmë gabim të themi që janë jo pak të tillë që tjetërsohen, që ndërrojnë ngjyrën si kameleoni sipas situatave. Është krijuar një opinion i keq për politikanët dhe kjo jo pa të drejtë. Këta mund të jenë edhe pak, por dëmi që bëjnë është i madh, mbasi “infektojnë “ edhe të tjerët! Janë të shumta absurditetet që sjellin zhgënjim tek qytetarët siç janë fjala vjen deputetët e organit më të lartë legjislativ. Dhe meqë na dolën përpara, këta “specialistë” të politikës, po e vazhdojmë me këta personazhe sipas “ngjyrave” që marrin në situata të ndryshme. “Simboli i Unitetit” është presidenti siç shkruhet në Kushtetutë, por në fakt, ky president që kemi është “Simboli i përçarjes” dhe këtë e justifikon në çdo fjalë që nxjerr nga goja. Të jetë ky president është jo pak, por shumë e çuditshme. Nuk gjeti një orë kohë t’ua kushtonte viktimave në Bulevard, që i vrojtonte atë ditë nga dritarja bashkë me shefin e tij, por shkoi në Korçë për të dhënë dekoratat e mbetura stoqe të na bënte recitime duke na ngazëllyer” me aktrimin e tij ! Të flasë Basha “për zgjedhje të lira e të ndershme”, është ajo më e pabesueshmja! Të flasë kush? Flet Basha që edhe votat për zgjedhjen e tij kryetar i ka manipuluar siç na e thotë edhe vetë Paloka. A mund të besohen Bashat, Palokat, Bardhët, Nokat, apo Gjatat? E para është ajo e fushatës parazgjedhore. Do të lëvizi shumë gurë për të bërë të mundur që Kryetari ta regjistrojë në listën e kandidatëve për deputet. Kryesorja është të ketë një shumë të majme për “kompetentin”, ndryshe nuk mund të realizojë ëndrrën e tij. Duhet të kemi parasysh sepse nuk bëhet fjalë për një mandat, sepse këta, politikanë po futën këmbët, nuk mund të gjejnë kurrë “derën” e daljes edhe sikur topat e “Allamanit” të bien! Mbas këtij hapi, hidhet hapi i dytë, dhe për t’iu përshtatur fazës zgjedhore, ai tjetërsohet dhe bëhet masovik, qëndron “gju më gju” me zgjedhësit sipas thirrjes që i bën një zë i brendshëm: “Hidhu”, thirrje kjo që i vjen edhe nga eprorët e tij të cilët i thonë, “Tani hidhu dhe e keni vetë në dorë”! Këtë të vërtetë, këtu e ka vërtetuar koha këtu e shumë shekuj më parë. Duke qenë që kjo periudhë e shkurtër është nga më të rëndësishmet ata, bëjnë ç’është e mundur që të fitojnë mandatin ku krahas “aftësive” që shpalosin, do t’ju duhet të ngrenë në një shkallë shumë të lartë, gënjeshtrën, mashtrimin, premtimet pafund, dhe nuk do të mungojnë edhe disa “investime”, por në këtë rast, jo nga xhepi, por nga miqtë e nga shokët, nga bizneset që i shërbejnë dhe investojnë, sepse nesër politikani e shpërblen sipas parimit, njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja lajnë faqen! Biznesmenët, militantë te politikanët e dinë më mirë së kushdo që japin pesë sot dhe marrin pesë milionë nesër! Të paktën, kështu mendojnë ata që i vijnë në “ndihmë” kandidatit për deputet, sepse nesër ai e di vetë se me çfarë “korrektësie “ i shlyen ato dhe me çfarë fijesh të çelikta ai lidhet me miq e me shokë! Ditë e natë qëndron “gju më gju”, sidomos me hallexhinjtë pavarësisht që tek këta, nuk ka shumë besim, sepse këta, edhe të “tradhtojnë” sapo të marrin një thes me miell apo disa pako me ushqime, sepse nuk kanë ç’të humbasin në këtë “revolucion” përveç forcës së krahut, por është e mjaftueshme që për një apo dy muaj, t’i bëjë për vete sa të hedhin votën në kutinë e votimit! Këtyre “hallexhinjve” për t’i “bindur” sjellin disa makina me zhavorr për t’i bërë rrugën para fshatit apo një rrugicë, mban shënim për të ngritur problemin e pensioneve që janë të ulëta, etj., etj., duke u “shqetësuar” shumë për këto halle që i kanë lënë “pas dore paraardhësit e tij”! Besimin më të madh ai e ka tek disa të fortë, tek disa që bëjnë “ligjin” ata që kanë autoritet të padiskutueshëm mbi të tjerët dhe u premtojnë atyre vende pune të rehatshme, për veten e tyre dhe fare fisin, të cilëve këtyre ai u premton pjesën e “Luanit”. Këta janë ata që do t’i sigurojnë votat deputetit, se si dhe në ç’mënyrë, ata “e dinë vetë”! Të gjithë ne, e dimë se sa herë merrnin në telefon kandidatët për deputet, kur afronte dita e votimeve, mbasi kishin “të nxehtë”! Edhe vetë jam dëshmitar para fushatës zgjedhore të 25 prillit që të paktën gjashtë kandidatë për deputetë, interesoheshin, më pyesnin për hallet dhe e mbyllnin, “Tani nuk kam ç’t’ju them, ju e dini vetë tani dhe unë e di që pas zgjedhjeve, do të interesohem”! Ndoshta kjo, është në çdo vend të botës, por ndryshe nga vendet e tjera, përveç atyre të Afrikës, tek ne, bëhet fjalë për bukën e gojës, për gjërat më minimale të jetesës, për ujë të pijshëm, për një rrugicë që e kërkojnë çdo vit, etj., etj., por nuk gjejnë zgjidhje. Edhe vetë Zoti e di që këtu askush nuk të qan hallin as nga shteti qendror, as nga ai vendor e as nga drejtuesit e politikës, prandaj edhe i mbajnë sytë nga Zoti! Faza e Dytë, është ajo mbas marrjes së mandatit apo kurorëzimi me sukses i punës disa mujore. Tani, ai duhet të bëhet dikushi, duhet të justifikojë detyrën dhe mbi të gjitha duhet të nxjerri të gjitha shpenzimet brenda një kohe sa më të shkurtër dhe më pas… Duhet të shfletojë shumë, të përgatisi “Hartime” bombastike, me fabula, me citate nga filozofë apo njerëz të mëdhenj, dijetarë nga fusha të ndryshme për të bërë të mundur që “të lërë prapa shokët” që nuk dinë të lexojnë e aq më keq kur janë kundërshtarët politikë, për të bërë të mundur që të fitojë edhe pikë nga eprori i tij Kryetar. Edhe në mungesë të dijeve dhe cektësisë që ka, të cilat pasqyrohen në argumentet që sjell, ai përsëri del nga “sikleti” duke sharë me një fjalor ordinerësh e e rrugaçësh, apo arrin deri atje sa të përveshi edhe mëngët për “luftim” trup me trup! Kjo, tashmë është bërë e modës qysh nga Kreu i Partisë e deri tek anëtari apo deputeti më i fundit! Të gjitha këto, nuk ja ulin figurën përpara kolegëve,përkundrazi, ja ritin vlerën dhe bëhet i pëlqyeshëm për disa militantë në zonën e tij elektorale. Por edhe kjo, nuk është kryesorja. Kryesore, është që bëhet i pëlqyeshëm për partinë që përfaqëson, fiton besimin e krerëve të partisë dhe që nuk lejon e nuk bën asnjë kompromis që të dëmtojë kauzën e partisë e ca më pak të jetë i korruptuar. Ka rëndësi kjo shfaqje, të paktën në dukje. Është bërë tashmë një rregull i shkruar që këta përfaqësues të popullit, nuk mbajnë përgjegjësi për çfarë flasin pa bërë fjalë për etikën e tyre dhe të shembullit që japin tek të tjerët. Edhe kur shajnë, edhe kur ofendojnë kundërshtarin politik, kurrkush nuk i qet një llaf. Edhe në kafenë e parlamentit, nuk qëndrojnë bashkë me kundërshtarët politikë, sepse, nuk i shesin “parimet”! Kjo i bën edhe më të “besueshëm” për të bërë realitet atë që kur është puna për kompromise në dëm të interesave kombëtare, ata preferojnë të bëjnë gjithçka, por vetëm “parimet”, atë të bashkëpunimit me “armikun e klasës” nuk e bëjnë kurrën e kurrës. Por, të gjitha këto, nuk janë gjë tjetër përveçse tymnaja. Është një mentalitet i hershëm që vjen nga thellësitë e shekujve, ajo që “edhe bar do të hamë, por parimet, nuk i shesim, kauzën e partisë, nuk e tradhtojmë!” Jo vetëm në këtë periudhë të kësaj “demokrature”, por gjatë tërë historisë sa e sa herë janë tradhtuar interesat kombëtare, por kanë qëndruar të palëkundura interesat personale. Më mirë se kushdo, këtë e tregon edhe ajo që do ta quajmë faza e tretë. Kjo fazë, ndryshon nga dy të parat. “Egërsia” e politikanëve të të dy kampeve, në këtë fazë shndërrohet në dashuri për njëritjetrin, edhe me kundërshtarin politik. Është pasuria e përbashkët që kanë, është biznesi i përbashkët dhe e gjejnë sakaq gjuhën e përbashkët edhe kur është puna për investimet që duhen pavarësisht që investitor, është shteti. Ditën janë opozitarë bile të papajtueshëm, natën “vëllezër të të njëjtit “ideal”! Ndërsa në fazën e parë politikani hiqet një njeri i kohës, me të tëra cilësitë e një njeriu masovik, që mendon për qytetarët dhe “tërë jetën do të jetë në shërbim të tyre”, është edhe një kundërshtar jo vetëm për kundërshtarët politikë, por edhe brenda llojit të vet. Kjo ishte në zgjedhjet e fundit të 25 Prillit, ndoshta kështu ishte edhe sistemi zgjedhor që secili mendonte për veten e vet sipas parimit “O Mete për vete”, që edhe kolegun e të njëjtës bindje politike e shihte me smirë se mos grumbullonte më shumë pikë. Faza e tretë është ajo që u nxjerr “lakrat” në shesh. Është e vërtetë që zihen e shahen në Sallën e Parlamentit, por ama, kur është puna për interesat e veta, hiqet çdo kufi me kundërshtarin, bëjnë pazare me pasuri e katandi me biznese të përbashkëta, ku janë aksionerë me njëri-tjetrin dhe nuk është nevoja të marrin “vizë” tek kryetari! Lënë prapa gjithçka që kanë thënë për kundërshtarin politik sepse në fund të fundit, “Kur është puna për interesat madhore të Kombit, edhe do të shahemi, edhe do të grindemi, sepse jemi opozitarë, por mbi të gjitha, interesi jonë, që është mbi atë “të Kombit”, na bën “vëllezër”! Nuk janë të pakta bizneset e përbashkëta, pasuritë e përbashkëta, dallaveret e përbashkëta, apo të ashtuquajturat “Hareme” të politikanëve që sponsorizohen nga shteti, apo nga firma “fantazma”! Askush nga këta farë politikanësh që “përleshen” për “interesat” e Shqipërisë që po braktiset, për rininë që ka humbur besimin tek kjo politikë sepse ata “përleshen” dhe “akuzojnë” njëri-tjetrin sa për sy e faqe, për të mos e lënë fajin “jetim”! Këtu dhe vetëm këtu qëndron një nga shkaqet e zhgënjimit të madh të qytetarëve, sidomos në këta vite të tranzicionit.