BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Abuzimi Publik me Kronikën e Zezë

Abuzimi Publik me Kronikën e Zezë

Duke dëgjuar në media gazetarë apo avokatë që debatojnë dhe analizojnë ditët e fundit për ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin, të bie në sy përdorimi i dendur dhe me kompetencë të ekzagjeruar i termave " vrasës profesionist" " ekspert të qitjes me armë" " atentat i mirëorganizuar" etj. Duke mos dashur ti shikojë me dashakeqësi këto terma si formë indirekte e glorifikimit të krimit në vendin tonë dhe aftësive të tij goditëse, mbetem shumë skeptik për mënyrën sesi përtypet nga publiku një informacion i tillë. Secili ka të drejtën të debatojë dhe analizojë në këndvështrimin e tij çdo ngjarje kriminale në vend, por pa marrë përsipër të japë receta të gatshme pseudo-eksperti për një fushë që ska as arsimin dhe as kualifikimet përkatëse. Tek syri i shumë studiuesve, pedagogëve, ekspertëve kriminalistë dhe kriminologë, analiza të tilla kalojnë me një heshtje që krijon një vakum të madh për të mos deformuar të vërtetën apo për të mos manipuluar me imagjinatë filmash mbi situata mjaft të rrezikshme për rendin dhe sigurinë publike. Nëse do ti referohesha ngjarjes së Vlorës të fiksuar nga kamera afër vendngjarjes, dakordësohem plotësisht me një trupë të shëndoshë, por të heshtur publikisht ekspertësh dhe pedagogësh që me fakte dhe analizë të mirëfilltë profesionale kanë arritur në përfundimin se vrasësit në atë ngjarje nuk ishin profesionistë apo të mirëpërgatitur për të kryer atë atentat për disa arsye: Pozicionimi i gabuar i makinës për tu larguar sa më parë nga vengjarja Qitja me një vijë zjarri jo të studiuar që rrezikonte një masakër tek kalimtarë të rastit apo tek pasagjerët e makinave të tjera që qarkullonin përbri objektivit. Niveli i lartë emocional dhe kaotik në veprimet e njërit prej atentatorëve, i cili pasi shkreh armën e hedh atë në tokë dhe më pas e merr sërish. Kjo tregon se nuk ka patur një instruktazh apo taktikë të saktë dhe të mirëmenduar veprimi ose ka qenë nën efekte lëndësh narkotike. Zgjedhja e orës, vendit, makinës, armëve nuk tregon për nivel të lartë veprimi profesionistësh, por për një ngutje për hakmarrje në rrethana urgjente. Ndoshta mund të ketë edhe elementë të tjerë për tu analizuar, por deduksionet e mësipërme janë vetëm nga ajo çfarë kanë fiksuar pjesshëm kamerat në vendngjarje. Në fund të këtij shkrimi që nxit një debat të mirëfilltë profesional (pros & cons) këshilla ime është që mediat dhe shoqëria të besojnë më shumë tek ekspertët, akademikët dhe profesionistët sesa tek adhuruesit e orpve të vona të serialeve kriminale të netflix që të nxisin të kesh një eufori dhe fodullëk imagjinar përtej arsyes.

* Profesor në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë dhe ekspert i çështjeve të reformës në drejtësi