BREAKING NEWS

KQZ nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme: Ja çfarë do jetë kategorikisht e ndaluar gjatë fushatës zgjedhore

KQZ nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme: Ja
x

Opinion / Editorial

Adhurojnë në thonjëza Qemalin, imitojnë pa thonjëza Enverin!

Adhurojnë në thonjëza Qemalin, imitojnë pa thonjëza

Dje kryeministri jonë për t’i bërë qejfin familjeve komuniste, por dhe diversion sikundër bën zakonisht,nxjerr një thënie të Schillerit si hartim i Qemal Stafës. Ky hartim i një 15-vjeçari sigurisht të talentuar në Gjimnazin e Shkodrës, ka pasur si temë thënien e Scillerit te “Wilhelm Teli” - E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash. Deri në vitet 90-të një shumicë njerëzish, e dinin se këtë thënie e ka nxjerrë Qemal Stafa. Në fakt, ishte tema që prof Luarasi iu dha nxënësve të klasës dhe ku Qemali shkëlqeu, por mori dhe vërejtje sepse kishte guxuar të futet si idealist dhe i ri me pikëpamje revolucionare dhe komuniste që në atë moshë. Ai ka përmendur Hugoin, Galileun, Linderbergun dhe Revolucionin rus, antiklerikalizmin e tij. Babai im ka qenë moshatar, jo në një klasë, por paralele dhe bashkë me Qemal Stafën themelues i Grupit Komunist të Shkodrës me Zef Malën. Ai gjimnaz ishte dhe djepi i komunistëve të shkolluar shkodranë. Por Qemali vazhdoi te jezuitët më vonë. Zogu i arrestoi një dorë komunistësh idealistë dhe mes tyre sigurisht shkëlqente Qemali, por bashkë me ta ishte dhe babi im. Megjithatë Monarkia i liroi si të vegjël në moshë dhe fëmijë hahaha të llastuar me “ide të mbrapshta në krye”. Tani po kthehem te cinizmi dhe provokacioni i Ramës. Qemal Stafa ishte një idealist i majtë. Një i ri, që duhet të kishte në atë kohë një ideal. Por ai nuk ishte folklorik dhe pervers vrasës, si ata që e shitën te fashizmi. Në kujtimet e tij babai tregon se “Qemali kur i thamë se ka marrë vendim qarkori për të vjedhur biçikleta” si aksion dhe se ne jemi qytetarë të Shkodrës dhe nuk mund të vjedhim se është “marre” (turp) na tha: Shokë ne jemi komunistë dhe jo hajdutë. Aksionet i kemi kundër armikut dhe jo kundra popullit apo dhe individëve në pronën e tyre. Qarkori ka marrë një vendim të turpshëm. E ky ishte dallimi esencial i një idealisti si Qemal Stafa me rodonkopër dhe folklorikët që nuk kishin lexuar dy radhë nga literatura komuniste dhe shpalleshin si komunistë të kulluar. Klika e Enver Hoxhës e vrau Qemalin. E spiunoi dhe shfrytëzoi figurën e tij të re idealiste, si fytyrën e rinisë shqiptare e cila pastaj u indoktrinua me luftën e klasave dhe sidomos me luftën ndaj njëri-tjetrit, për hesap të sundimit të Enverit. Klika e folklorikëve absolutisht jo idealistë që kishte në krye Enver Hoxhën ka vrarë dhe persekutuar komunistë idealistë që nga grupet komuniste dhe deri në fund, përfshi dhe ditët tona. Qemal Stafa iu duhej disa maskarenjve të terrorit oriental, mbështjellë me ideologjinë e Stalinit dhe marrëzinë e Leninit, për të asgjësuar idealistët që nuk pajtohen me vrasjen, terrorin dhe sundimin e të tillë kriminelëve. Në qoftë se Enveri nuk do ta kishte shitur te fashistët Qemalin, sigurisht do ta kishte vrarë gjatë luftës ose pushkatuar mbas 1945-ës. Kush shpëtoi pa u vrarë, pushkatuar apo burgosur dhe internuar nga Grupi Komunist i Shkodrës??? Kush? Po nga grupi i Zjarrit dhe të Rinjve? Shumicën e shkokëve të Grupit Komunist të Korçës Enveri i eliminoi përgjatë gjithë kohës. E shumica ishte intelektualë. Po dhe ishin idealistë dhe nacionalistë. Nuk ka nevojë për emra, sepse shfarosja ishte komplete. Enveri vrau dhe burgosi intelektualët idealistë dhe po ashtu ushtarakët idealistë komunistë apo patriotë gjatë gjithë kohës dhe i dha fund në vitin 1975-së. Për të bërë partinë pastaj me idiotë injorantë dhe bukëshkalë idealesh që nuk kishin dy rreshta të lexuar. Goditi pa mëshirë të gjithë kontribuesit dhe familje me emër si djathtas dhe majtas. I eliminoi pa mëshirë si kundërshtarë realë të tij filozofikisht dhe idealisht. Kulmi në fillimet e tij ishte Qemali. Pastaj historitë rozë të thëna dhe dala për lidhjen Qemal – Nexhmije, janë justifikimi (underground) për të fshehur të vërtetën e madhe mbi një pervers degradues të idealit si Enveri. Enveri ishte një Stalinist me një popull të vogël dhe të mjerë. Ai nuk jetoi një ditë të vetme si idealist dhe komunist. Rama i di këto. Por ai është pothuaj i tillë (Enveri) në pushtetin e tij. Fondacionin “Qemal Stafa” e ka si Enveri “5 Majin”. Si ndërtonte me mashtrim rininë idiote Enveri dhe Rama ndërton Spiropallizmin dhe lali Fikizmin me demek fondacionin. Rama nuk ka kurrfarë ideali. Nothing. Këta janë (Rilindja) të “vjedhjes së biçikletave” dhe jo idealit të demokracisë. Por “biçikleta e tyre” është buxheti shtetit dhe taksat tona. Tjetër ideal nuk kanë dhe nuk do të kenë kurrë. Rama dhe Rilindja e tij janë – adhurues në thonjëza të Qemalit dhe imitues pa thonjëza të Enverit. Janë prodhimi më i keq dhe pervers i fundit të diktaturës. Nuk kanë besim në asgjë dhe asnjë lloj ideali të sotëm të shprehur që është demokracia. Janë armiq të saj. Këta nuk ka as miq dhe as shokë kanë vetëm “atentatorë biçikletash të vjedhura” dhe asgjë tjetër. Shokët janë tipat Ahmetaj dhe Gjiknuri. Këta nuk duan as vendin e tyre dhe as popullin e tyre, po njësoj si Nexhmia e Enverit. Këta tipa sot nuk vrasin dot, por të lënë pa bukë, pa punë, pa të ardhme dhe të japin vetëm një alternativë – ikjen nga Shqipëria. Por po kështu ishte dhe “anëtari leverdisë” i PPSH-së Sali Berisha dhe kështu janë treçereku i lidershipeve të vjetra dhe të reja në politikën shqiptare dalë nga po e njëjta mitër folklorike perverse e Enverit dhe partisë së tij gjakatare. Ata “hanë” dhe sabotojnë apo dhe largojnë çdo ditë idealistë dhe njerëz të drejtë e qytetarë në Shqipëri. E nuk do ndalen deri në fundin e tyre biologjik.