BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Administratë që i jep vota partisë, apo administratë që i shërben qytetarëve?

Administratë që i jep vota partisë, apo administratë që

Është një pyetje retorike që ka, natyrshëm, një përgjigje: Misioni i një administrate është mision shërbimi. Administrata është pasqyra e shtetit dhe në këtë kuptim ajo funksionon si pjesë e strukturës shtetërore, në shërbim të shtetasve. Por ky përcaktim teorik e ligjor shpesh nuk përputhet me realitetin. Ndodh që, në përditshmërinë e tyre, qytetarët ndeshen me një shurdhësi e mospërfillje të pafalshme, ndërkohë që njerëzit e administratës prodhojnë gjithnjë e më shumë zhgënjim, ndërsa ndihen të paprekshëm ngaqë atje, në ato karrige, janë si të besuar të partisë, si militantë të saj. Kjo nuk është një histori e sotme. Nuk është praktikë e një apo dy mandateve qeverisjeje. Administrata në këtë vend është keqpërdorur politikisht, është konceptuar si një front punësimi për luftëtarët partiakë të fushatave elektorale, dhe “detashment” militantësh, që më shumë se sa ligjit i binden, pas emërimit, partisë. E konceptoi dhe e ndërtoi të tillë administratën, në fillimet e pluralizmit, qeveria demokratike, dhe e shenjtëroi ndër vite politizimin e saj, Sali Berisha. Ndërkaq nuk mbetën pas as socialistët, të cilët, në përpjekje për ta depolitizuar, hartuan “rregulla” duke sofistikuar rekrutimet, dhe mbuluar me “gjethe fiku” ndikimin partiak në emërimin e drejtuesve në nivelet e ndryshme të administratës, ku rol parësor ka deputeti i radhës, që e kthen zyrën e tij në zyrë punësimi. Natyrisht që nuk mund të relativizohet gjithçka, sikundër nuk mund të mos shikohet ndryshimi pozitiv, krahasuar me vite të shkuara. Masat e kohëve të fundit, fal dhe përdorimit të teknologjive e aplikacioneve dixhitale, shumë shërbime qytetarët i marrin online dhe është minimizuar kontakti me punonjësit e administratës, njëherësh dhe shërbimi preferencial, sorollatjet, apo dhënia e ryshfetit për të marrë shërbimin e kërkuar, praktikë kjo e njohur, dhe një plagë e majisur ndër vite në trupin e shtetit. Megjithë ndryshimet për mirë, e keqja ende mbetet, e mbartur nga e shkuara si një mentalitet, që shpesh i kapërcen barrierat e ligjit apo të rregullave që synojnë praktika të mira, profesionalizëm dhe cilësi shërbimi, përzgjedhje sipas meritës të atyre që bëhen pjesë e administratës, etj. Për qytetarin e thjeshtë, pra për shumicën dërmuese të shtetasve, problemi është administrata e ulët, drejtuesit dhe të punësuarit në institucionet e vartësisë nga qendra, dhe administrata vendore, ndonëse administrata e lartë thuajse është e paarritshme për ta. Nuk mund të mos revoltohesh, psh, kur një punonjëse në qendrën e shërbimit të OSHE, psh, nuk preferon të të dëgjojë kur i paraqet një ankesë për mbifaturim energjie. Ti mund të këmbëngulësh, duke kërkuar arsyen “pse”, dhe ajo të thotë: “Shiko faturën”. Ti i thua se fatura nuk të vjen në shtëpi, dhe ajo të thotë: “Shko kërkoje në postë”. Ti i kërkon emrin e faturistit për ta sqaruar problemin me të, dhe ajo të thotë: “Ankohu në drejtori”. Pastaj ti largohesh i revoltuar dhe te porta, roja që ka ndjekur debatin të thotë: “Kot revoltohesh, ajo e ka lidhur gomarin”. E përkthyer në shqip këshilla e rojës do të thotë se ajo është në atë vend dhe nuk i bëhet vonë se ti mund të ankohesh lart, pasi ai lart, deputeti i pari, është “emërtesa” dhe mbrojtësi i saj. Episode të tilla i dëgjon gjithandej që ndodhin në administratën e ujësjellësit, tatimeve, apo në zyrat e kadastrës, ku marrëdhëniet e të punësuarve atje me qytetarët, janë përballë sprovës për të vërtetuar ndryshimin, çka vështirë se vjen kur korrupsioni me ryshfete, për të marrë a përshpejtuar praktikat e shërbimit, përdoret si lubrifikant. Jo çdo shërbim e gjithçka që u nevojiten, qytetarët mund t’i marrin online dhe atje ku kjo nuk është e mundur ata përballen me anën tjetër të medaljes. Teksa i nxitur për të shkruar mbi këtë temë nga ankesa e një qytetari, vendosa të bëja një sondazh në kontakte rastësore me qytetarë të ndryshëm në Sarandë, duke i pyetur se ç’mendonin ata për punën e administratës. Në shumicën e përgjigjeve vihej re zhgënjimi dhe shumica e të pyeturve thuajse kishin të njëjtën përgjigje: “Nuk mbaron punë pa darovitje”! Unë e di se shumë gjëra ekzagjerohen dhe politizohen në këtë vend. Shpesh një e keqe mbulon shumë të mira të tjera. Jam i prirur të besoj se kjo “njollë” korrupsioni, nuk e ndot apriori të gjithë administratën, ngaqë e veçanta nuk mund të përgjithësohet. Megjithatë ky është opinioni që na bën të gjithëve të ndalemi dhe të mendojmë si të ndryshohen gjërat, gjykimi dhe vlerësimi i njerëzve për administratën. Ndryshimi nuk mund të vijë pa i njohur dhe pranuar mangësitë. Pa i parë ato në sy. Ndryshimi nuk mund të vijë me masa gjysmake, me emërime e ç’emërime që bën partia e radhës që vjen në pushtet, as me masa administrative, paralajmërime dhe largime nga puna, kur “prishen relatat” me deputetin... Së pari ata që kanë në dorë ndryshimin duhet ta duan atë dhe jo statuskuonë. Ata duhet t’i japin përgjigje pyetjes: “Duan një administratë për vota, apo një administratë që t’i shërbejë qytetarëve”. Tani është koha të përgjigjen, jo me fjalë, por me një reformë të thellë, që të synojë dhe realizojë nevojën për t’ia hequr nga duart partive (qeverive të radhës) dhe deputetëve administratën. Shkurt për ta depolitizuar atë.