BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Agjentë specialë nga SHBA, edhe!?

Agjentë specialë nga SHBA, edhe!?

Kreu i shtetit Edi Rama bëri të ditur se së shpejti në Shqipëri do të vijnë për të zbatuar ligjin e vetingut agjentë specialë nga SHBA. Kemi kohë që kemi dëgjuar se një grup specialistësh në fushën e drejtësisë nga Amerika do hetojnë apo do arrestojnë peshqit e mëdhenj në Shqipëri. Që do vijnë në vendin tonë këta agjentë nuk ka asgjë të keqe. Janë të mirëpritur dhe sapo të ulen në Rinas të fillojnë nga puna për të realizuar një nga detyrat më të rëndësishme që ka drejtësia shqiptare: të luftojnë krimin dhe korrupsionin, i cili ia ka marrë frymën këtij populli. Agjentët specialë të dërguar nga SHBA, me siguri do bëjnë punën e tyre, në zbatim të Kushtetutës së vendit dhe ligjit shqiptar për të dërguar prapa hekurave ata që kanë grabitur njerëzit në emër të drejtësisë, në emër të ligjit.

Bashkëpunimi në fushën e drejtësisë midis dy vendeve mike tregon se lufta kundër informalitetit, kundër korrupsionit, është çështje që kërkon përparësi. Por është më shumë se kaq. Na është thënë shpesh se në ndihmë të drejtësisë shqiptare, parlamentit, strukturave të shtetit do vijnë forca të specializuara, të përqendruara në tematika dhe probleme specifike. Do zbarkojnë agjentë amerikanë me shumicë në Shqipëri, na thonë publikisht. Mirësevijnë! Janë të mirëpritur. Ky informacion vjen me një nëntekst të caktuar për të cilin lindin pyetje.

Agjentët nga një vend mik si Amerika vijnë që të tregojnë sa të zot janë në fushën e reformave, qoftë kjo dhe në sistemin e drejtësisë? Amerika është e tillë dhe dihet se ka drejtësi profesionale dhe kjo nuk do koment. Agjentët do priten në Shqipëri si bashkëpunëtor të grupeve hetimore, të miratuar në Parlament, apo do kenë një status për t`u treguar grosistëve, që janë duke përgjuar, se nuk jeni më të fortë se ne, se Amerika. E vërteta është se këtij vendi, në këto vite të tranzicionit të mjergulluar, i ka munguar një dorë e fortë për t`i bërë zap ata që ndihet të pathyeshëm. Ardhja e VIP-ave që e kanë në majë të dorës zbatimin e ligjit, me siguri do u`a prish terezinë elefantëve, që përgjojnë më shumë se kurrë.

Së dyti, agjentët specialë vijnë në Shqipëri për të kurajuar nga ana profesionale ligjëzbatuesit në këtë vend? Në rast se është kështu, kjo tregon se strukturat e drejtësisë nuk duhet ta marrin për dobësi, por të mësojnë nga specialët, si bëhet shteti, si ndëshkohet korrupsioni, si luftohet krimi i organizuar. Kemi 26 vjet që thuhet se nuk ka shtet dhe kur thuhet kështu, nënkuptohet mungesa e zbatimit të ligjeve për të dhënë drejtësi e barazi. Ata që duhet të bëjnë drejtësi, që kanë në dorë firmën dhe vulën, të mos stimulojnë më zhvatësit, grabitësit me heshtjen apo mosheshtjen e tyre. Pra marrin vendime për t`u pasuruar në mënyrë abuzive. Prandaj bëjnë mirë që vijnë agjentët specialë përtej oqeanit. Bëjnë mirë ti zbulojnë ku janë futur dhe ti ndëshkojnë për dëmin e shkaktuar hallexhinjve.

Ka edhe një pyetje të tretë, për të cilën nuk ka nevojë për përgjigje. Që informohemi nga shefi i shtetit se shumë shpejt në Rinas do presim agjentë të krimit të të gjithë ngjyrave, kjo tregon se është e nevojshme transparenca. Është jetike. Të gjithë e inkurajojmë të ndodh kështu, në çdo rast. Por kjo transparencë mund të merret edhe si dobësi e shtetit, si dobësi e strukturave të vetingut, të cilat kanë mbaruar procedurat dhe janë gati të fillojë nga arrestimi i peshqve. Ndoshta ky informacion mund t`i shërbejë më shumë peshkaqenëve si një sinjal i fortë, i cili i lajmëron, i përgatit ata të marrin masa për fshehje nga frika e arrestimeve. Edhe kështu mund të vlerësohet kjo transparencë, e cila, sido të jetë kërkohet dhe është e domosdoshme. Njerëzit që nuk kanë shumë akses për t`u informuar për çfarë ndodh në sistemin e drejtësisë, e vlerësojnë ardhjen e agjentëve si mundësi për të goditur Maliqin, i cili ka në dorë armë të sofistikuara, siç janë rrugët e korrupsionit, lidhjet me politikën, por edhe spiunët, të cilët shohin, vëzhgojnë dhe nuk duan asnjë reklamë.

Në të gjithë këtë berihajë, që deri tani është në kontekstin e fjalëve, miqtë nga SHBA çmohen shumë, jo vetëm për profesionalizmin që kanë, por e dinë mirë fuqinë e ligjit, fuqinë e shtetit demokratikë. Kjo është e provuar, ndaj dhe vijnë tek ne për të na thënë se shteti nuk ndërtohet me propagandë, ku ligji të flasë i pari. Këtë gjë nuk e kemi kuptuar ne shqiptarët, ndaj në vend të flas drejtësia, të drejtën e fjalës ia heq politika e molitur, e brejtur nga lagështia dhe këneta e informalitetit për t`u pasuruar ai që ka fuqi më shumë. Janë afër nesh agjentët specialë nga të cilët presim shumë. Ndoshta këtë herë nuk do zhgënjehemi. Peshqit e mëdhenj duan parangall të kapen, një grep i zakonshëm me ca fildispanjë, nuk bën punë.

Nga Sokrat NDREÇKA