BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit prej 9 muajsh nga SPAK në bashkëpunim me Policinë

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit
x

Opinion / Editorial

Agonia e vaksinës, mundësia e fundit e “fashion politik kinezërisë” botërore!

Agonia e vaksinës, mundësia e fundit e “fashion politik

I vetmi shtet me rritje ekonomike gjatë pandemisë botërore ishte Kina. E një nga lajmet apo “scoob-et” e fillim vitit 2021 ishte se Kina do të dilte e para në botë, për fuqi ekonomike jo mbas 2033, por që në vitin 2028-të. Ajo në pandemi u rrit mbi 2.5%. Ndërkohë që “nuk ankohet më për koronavirusin”, ndërkohë që Italia, Gjermania, Franca dhe vende europiane, por dhe USA e ndonjë vend tjetër i madh në botë pothuaj kanë ndaluar me ligje dhe rregulla jetën normale të shoqërive të tyre. Po pra të thonë - mos dil, mos lëviz, merr leje kur të dalësh, mbyllu në shtëpi, mos puno, mos shko në teatër dhe në stadium, mos u mblidh me familjen e madhe dhe mos bëj takime politike me shumë njerëz. Akoma më keq, mos shko në shkollë dhe universitete diku diku, mos vizito muzeume dhe mos guxo të dalësh pa maskë. Për çfarë? Për një epidemi që erdhi nga Kina e cila e përballi me metodat e saja si shtet jo i lirë politikisht, por i lirë mjaftueshëm kapitalist, që mbylli njerëzit në thyerje të lirisë së tyre në mënyrë të fortë dhe kërcënuese. Italia dhe vendet europiane e kanë imituar vendin që “lëshoi” Koronën dhe e përballi atë me regjim diktature. Kush e imituan? Vendet perëndimore shumica demokraci të konsoliduara. Çfarë bënë? Urdhëruan modele që kanë brenda “mos” dhe jashtë kushtetutave dhe jashtë ligjeve. U kthyen ngaqë nuk ishin të zot të mbronin jetët e njerëzve në “demokraci të modelit mos” dhe që sigurisht është model autokratik pothuaj fashist. Po pra modeli i Kinës, që ka parti komuniste, por sillet me urdhëra, duke mos ndalur pronën dhe kapitalizmin por dhe konkurrencën e pasurimit jo të barabartë si shtet fashist e aspak komunist ku të gjithë ishin “barabar të varfër” dikur. Demokracitë europiane vepruan në deformim të lirisë dhe demokracisë, duke shpallur armiq të sëmurët apo ata që mendonin ndryshe, duke mos qenë të zot të kuronin dhe duke mos pasur mjetet e protokollet e duhura, vendosën gjoba dhe ndaluan ekonomi, iniciativë të lirë dhe lirinë bazike të njerëzve. E kanë bërë dhe viti 2020-të është më i turpshmi që nga lufta e ftohtë në vendet e lindjes. Modeli po ruajmë jetën e njerëzve dhe po ju marrim lirinë e tyre e deformuar demokracinë, ka zënë vend në kancelaritë perendimore dhe është një turp i madh, i cili sigurisht nuk është kritikuar nga unë dhe shumë si unë, por nga shumë e shumë mendje të revoltuara në botën demokratike. Po dhe masat e shumta në shoqëri. Por akoma dhe sot e kësaj dite nuk po ndalen drejt realizimit të një marrëzie filozofike dhe politike, e cila është imitimi i Kinës në pandemi që në fakt është imitacion i Kinës dhe si – demokraci. Absurde... Po pra, të një vendi që nuk ka fare demokraci, por ka vetëm ekonomi, teknologji dhe ushtri. Po t’i shtosh “pandeminë korruptive” të Perëndimit, aferat dhe mundësitë për korrupsion fantastik, atëherë kupton se po shfrytëzohet dhe vaksina për të zgjatur agoninë për të realizuar imitimin e Kinës pothuaj fashistoide si regjim autokratik. Mirë se Kina i ka konkurruar ekonomikisht dhe ushtarakisht duke ua kaluar shumicës së vendeve europiane, por tani po i detyron ta imitojnë për të bërë të mundur dhe rrëzimin e mrekullisë së vetme domen i Perëndimit që është – demokracia. E ja që vaksina mbas koronavirus-it, por bëhet pjesë e kësaj loje të shëmtuar. Në sajë të burokracive dhe aferave financiare ekonomike, Perëndimi vonon dhe shton korrupsionin e vaksinës. Imagjinoni që duhet të besojmë se Pfizer-i me gjermanen Biontech duhet të jenë në avantazh se sa Astrazeneka e Oksfordit dhe bie fjala Modernas. Aprovimi në kohë më gjatë se sa shpikja, prodhimi dhe kontrolli? E akoma më bukur përballja me tregun që nuk lejohet, sepse ka vaksinë dhe Kina (dy copë) dhe Rusia. E padyshim lind konkurrenca, sepse Perëndimi pretendon mirë luftën financiare të vetën, por dhe tregun me Kinën e Rusinë, të cilat e fillojnë për popullin e tyre vaksinimin dhe ju japin dhe të tjerëve kur perëndimorët mirë që vonohen nga burokracia dhe korrupsioni, por vonojnë me qëllim vaksinën për të realizuar pastaj modelin “perëndimor të shteteve - mos”. Akoma më shumë rrenat e Brukselit për ne shqiptarët apo vendet e Ballkanit. Imagjinoni i kanë çuar nervat dhe Ramës, i cili nuk e kishte problem të nxirrte blindat popullit të tij për të shembur teatrin në “lockdown-in” e marsit deri në qershor. Po t’iu thuash se po e marr te rusët të thonë je me rusët si armiq të Perëndimit dhe kundra nesh, po t’ia marrësh kinezëve të thonë je me kinezët kundra nesh, vetë mirë që nuk lejojnë prodhimin e përdorimin nga tre katër prodhues, por dhe nuk kanë aftësi të mbajnë fjalën, sepse në fakt nuk duan. E kjo padyshim ka si qëllim lodhjen dhe pranimin e një tiranie “vaksine”, e cila pastaj kthen në regjim urdhrash dhe ndalesash. Vazhdon kjo: ndalohet kjo, nuk lejohet ajo, mos kjo dhe mjaft ajo. Imitim i çmendur i Kinës nga disa vende që demokracinë e kanë themel të tyre jete dhe shoqërie. E kjo është një diçka tragjike. Të imitosh Kinën, të zgjidhësh pandeminë me mënyrat dhe mjetet e një diktature, kjo është marrëzi e madhe e elitokracive tashmë të kalbura në Europë. Sepse, për ne nuk kemi pse themi asgjë nga që ne – nuk jemi demokraci. Ne për lojë fjalësh na thonë – demokraci hibride. Ku hibride kemi vetëm sipërfaqen dhe ligjet medemek, kurse brendinë thjesht tirani. Edhe Kina nuk ka opozitë dhe ne nuk kemi opozitë (kanë ikur me dashje që vendi të mos ketë opozitë) dhe Kina nxori blinda dhe ne e disa vende nxorën blinda në pandemi. Por Kina ka metodat e saj të shtetit autokratik presionues (padyshim që shteti i doli për zot qytetarit në Kinë) sepse nuk është demokraci, kurse ne në fakt, shpallim dhe themi se jemi në demokraci dhe pse realisht nuk jemi në këtë lloj regjimi. Vonesa me vaksinat, përdorimi i saj me vonesë, me influencë e mashtrime që nga Brukseli dhe poshtë tij, zgjat penalizmin e demokracisë dhe lirisë në shoqërinë tonë dhe asaj europiane. Deri sa do ta arrijnë imitimin e Kinës, kjo do të shikohet, por dhe me vaksinën po tentohet një marrëzi tjetër korruptive dhe idiote jo kaq shumë nga ne se nga ata jashtë.