Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Agresioni grek nga fillimi deri tek bulizmi i shtetit të sotëm

Postuar: 14/04/2019 - 07:37

Ajo që të revolton sot është memecllëku i institucioneve dhe përfaqësuesve tanë, përpara ulërimave arrogante raciste antishqiptare të çakejve të politikës së lartë të shtetit fqinj. Politikanët tanë kanë gjetur për të justifikuar heshtjen e tyre, mburojën e Europës dhe miqësisë. Që të humbasësh diçka, më parë duhet ta kesh patur. Sa për me Europën miqësinë ne nuk e kemi patur kurrë, dhe asnjëherë në anën tonë, përkundrazi, ajo na ka përdorur ne për nevojat e pazarllëqet e saj në kurriz tonë.

Sa për fqinjët, jo miqësi që s'humbasim, se nuk e kemi pasur kurrë, përkundrazi, duke qenë sa më dinjitoze, vigjilentë e realistë, e pakta do të mbrohemi nga armiqësia e tyre.

Pse duhet të mos e përsërisim sa herë është e domosdoshme realitetin konstant të historisë së agresionit Greko -Serb, pa asnjë rast të shkaktuar nga shqiptarët!? Sepse ne kemi qenë e mbetemi gjithmonë viktima. Edhe kur miqtë dhe armiqtë, aleatët e aleancat, idetë dhe hallet i kemi patur të përbashkëta, agresiviteti, armiqësia dhe urrejtja patologjike e tyre, në kohë të qeta e të trazuara, në luftë e në paqe, nuk kanë reshtur kurrë. Jo për të na mundur, nënshtruar e shfrytëzuar, por për të na zhdukur fare. Ashtu si qyqja, që i bën vezët në folenë e zogjve të tjerë, grekët e serbët i shtuan gjeneratat e tyre në trojet tona etnike. Asnjëherë nuk u mjaftuan me to e nuk u ndalën me krimet e tyre makabre. Ky gencid i pashembullt do të ishte më e pakta që të skalitej në të gjitha rastet kur duhet të bëjmë marrëveshje me ta. Jo për nacionalizëm të sëmurë, sepse të tillë e të kancerosur fare e kanë grekët e serbët, por për realizëm, për të vërtetën historike, për detyrim kushtetues e të funksionit të përfaqësisë. 

Le të analizojmë me fakte agresionin Grek duke u nisur nga ai historik. Po shkëputim gjashtë personazhe të lidhur në kopje midis tyre. 1. Henrik Shilman (henrich schielman) dhe Sofia Engastromeno (sophia engastromenou) 2. Princi Otto i Bavarisë (ottone vittesbach) dhe alessandro mavrokordatO. 3. Ali Pasha dhe Jani Koleti. Këto tre çifte, dy gjermane, dy grekë, një vllah dhe një shqiptar i lidh së bashku periudha historike me tre ngjarje të rëndësishme për historinë e Ballkanit: Revolucioni grek, zbulimi Trojës, krijimi mbretërisë e shtetit grek dhe teoria e Megali Idesë. Takim fatlum për Greqinë, por edhe fillimi i tragjedisë për jugun e Shqipërisë. Henrik Shilman, një ëndërrimtar amator, i cili ka meritën e zbulimit të Trojës, nuk ishte as arkeolog, as profesionist, as shkencëtar, as i shkolluar e as i ndershëm. (Vodhi thesaret e zbulimeve dhe i dërgoi në Gjermani. Më pas këto i vodhën rusët pas kapitullimit të Gjermanisë naziste dhe ndodhen edhe sot në Moskë). Është cilësuar si një elefant që hyn në një dyqan qelqurinash.

Arkeologjia është shkencë dhe shkencën nuk e bëjnë as amatorët e as diletantët. Por ai ishte i dashuruar e martuar gjatë zbulimeve me një personalitet shkencor e profesional të quajtur Sofia Engastromenou. Ajo ishte një greke fanarite, që përfitoi nga zbulimet për t'i paraqitur opinionit botëror, pak të informuar, historinë e Trojës të shtrembëruar e të greqizuar, jo pellazgen, por atë helenen. Ky interpretim i dha kredo ndërkombëtare shtetit të sapoformuar, edhe për faktin se veprat e Homerit ishin përkthyer "alla grekçe"

Princi Otto i Bavarisë, i shpallur mbreti i parë i Greqisë, ishte thuajse një adoleshent. Nuk njihte akoma veten e Bavarinë, pa le Greqinë e as punët e një shteti, aq më tepër punët e një shteti të krijuar në laboratorët e kancelarive të Evropës. Por... ai pati si kryeministër Aleksandro Mavrokordato, pinjoll i njërës prej familjeve më radikale të ortodoksisë ekstremiste të kishës fanarite të Kostandinopojës, antishqiptare.

Vllahu Jani Koleti ishte mjeku i familjes së Ali Pashës, njohës i shkëlqyer i të gjitha dobësive të shqiptarëve. Mik, bashkëpunëtor e mesir i miqësisë midis Ali Pashës dhe Kozma Kolkondasit, prift antishqiptar fanatik, paraprirës i teorisë vorio epiriote të Megali Idesë. Jani Koleti vuri në themel të shtetit të ri ketë teori reaksionare, mbi bazën e të cilës veprojnë të gjitha qeveritë greke të të gjitha kohërave e ngjyrave.

Pra Greqia moderne ishte një klonim i politikanëve. Shkencëtarët klonuan delen Dolli, kurse politikanët klonuan një shtet të egër, që kërkon të ushqehet edhe sot me Shqipërinë e fqinjët. Me momentin historik të Turqisë së lënguar, mbështetjen e Europës dhe mungesën e shtetit shqiptar, u krijua tharma e duhur e fillimit të agresionit etniko-territorial.

Detyra e parë e shtetit të sapoformuar ishte krijimi i popullit grek. Sipas të gjithë historianëve grekë e të huaj, si: M. Efthimiou, N. Zhangu, J. Sharras, J. Margaritis, Fallmerayer, L. Freundlih, Ami Bue e deri tek Aristidh Kola, K. Frashëri, P. Xhufi e Elena Kocaqi, në Greqi nuk kishte më asnjë pikë gjaku të pastër helen. Ky shtet i klonuar duhet të krijonte grekun, padyshim me ata që jetonin në territorin grek, pra një lloj kloni, që edhe pse nuk ishte helen nga gjaku e rraca, duhet të ishte i tillë nga mendësia. Me rrugë të ligjshme e të paligjshme dhe me kontributin e kishës, u arrit greqizimi i arvanitasve. Përkatësia e krishterë ortodokse, shpirti i përbashkët i militantizmit për çlirimin nga Turqia, si armik i përbashkët dhe lufta vëllavrasëse e Ali Pashës hodhën në krahët e Greqisë edhe popullsinë shqiptare të besimit ortodoks të krahinave të tjera. Kushdo që ju kundërvu kësaj "vepre" të tjetërsimit, u shpall armik, i padëshiruar dhe asgjësohej me të gjitha format. Haraçin më të madh e paguan shqiptarët e besimit mysliman të Çamërisë, si dhe jugut të Shqipërisë, brenda dhe jashtë kufijve të 1913-ës.

Agjentura greke e kishtare në këtë hark kohor e deri sot ka punuar me rendiment të lartë, duke rekrutuar jo vetëm minoritarë por edhe shume shqiptarë. Një pjesë e mirë e atyre që u vendosën në Shqipëri, siç thotë Faik Konica nuk ishin as bujq, as blegtorë, as zejtarë, as tregtarë, por thjeshtë agjentë e ushtarakë pa uniformë.

Gjatë viteve të diktaturës agresioni grek nuk u ndërpre. Metodat tradicionale hynë në gjumë letargjik, sepse kush zbulohej e paguante me kokë e familje. Përparësi mori militantizmi partiak dhe lëpirja e sistemit e udhëheqjes. Rezultati ishte i shkëlqyer. Aq komunistë e kuadro me poste të larta në përqindje me numrin e pjesëtarëve, deri në rang ministrash e anëtarë byroje, nuk i kishte asnjë krahinë tjetër. Pas rënies së komunizmit ku i gjejmë, për kë punojnë, për kë propagandojnë, ku militojnë? Të gjithë në shërbim të Greqisë.

Të gjithë kujtojmë me hidhërim kolektivizimin e bagëtive, që rrënoi e varfëroi ekonominë e vendit. Shumë pak e dinë që kjo "dhuratë" u projektua në Athinë dhe ju prezantua udhëheqjes nga një kooperativë e minoritetit. Kryetari grek i kësaj kooperative u bë për shumë vjet, "de facto" numri një i Ministrisë Bujqësisë. Ku militoi më pas?!

Me rënien e diktaturës, ra edhe frika e ndëshkimit. Për agresionin grek u hap jo një rrugë, por një autostradë pa kontroll në hyrje e dalje. U riaktivizuan të gjithë pasardhësit e familjeve të agjentëve të para çlirimit si kërpudhat pas shiut dhe jo të maskuara, por i gjejmë kudo edhe në bulevard.

Agresioni mediatik, kjo armë e domosdoshme dhe efikase e çdo agresioni e sistemi, shënoi një hov cilësor e sasior. Kemi kaluar nga zjarri i materies në atë të mendjes. Mediat pro e në shërbim të Greqisë na e paraqesin fqinjin e jugut më të rëndësishëm edhe se buka që hamë, të larë nga krimet e synimet, të parfumuar e bekuar nga kisha e ministra shqiptarë. Nuk gjen asnjë material të shkruar nga shoqatat, kisha, përfaqësues të tjerë zyrtarë e jo që qarkullon në Shqipëri ku të thuhet se revolucioni dhe çlirimi i Greqisë është vepër kryesisht e shqiptarëve të krishterë të Sulit të Çamërisë, arvanitasve e shqiptarëve të viseve të tjera të Greqisë. Ky nuk është thjeshtë shtrembërim i historisë, por agresion i aneksimit e përvetësimit të saj.

Nuk është rastësi që virusi i korrupsionit, degradimit e degjenerimit në arsimin e lartë, filloi pikërisht në universitetet private të financuara e drejtuara nga Greqia dhe kisha e Janullatosit. A nuk kemi të drejtë ta quajmë këtë thjesht agresion kundër sistemit tonë arsimor, që deri para tyre ishte i shëndetshëm e i ndershëm. Presioni që i bëhet shtetit shqiptar me emigrantët që punojnë në Greqi, sa herë që ne nuk pranojmë diktatin dhe pretendimet e tyre, është më i poshtri, më i pafytyri e më antinjerëzori, i ushtruar nga një shtet, anëtar i Komunitetit Europian. Ky është agresion dhe bulizëm puro. Të ndalosh e të dënosh një individ sepse bën simbolin e flamurit të përkatësisë së tij etnike, është demonstrim i urrejtjes dhe agresion ndaj Shqipërisë. Emigrantët, jo vetëm në Greqi, por kudo që punojnë, pasurojnë e begatojnë në radhë të parë shtetin pritës, pastaj nivelin e tyre të jetesës dhe shërbejnë si urë lidhëse. Vetëm Greqia i përdor si mjet presioni ndaj nesh e deri në tentativën për të influencuar votimet.

Dhënia e shtetësisë greke pothuajse në bllok për minoritetin dhe ata të "emërtuar" si të tillë (p. sh. banorët e Himarës kur dihet shumë mirë që Himarjotët janë racë e pastër shqiptare) është një shkelje e rëndë e normave ndërkombëtare. Në këtë varfëri ekonomike, shpirtërore e institucionale, ky është jo agresion, por merr ngjyrat e një përpjekje për rekrutim masiv. 

A na ka shkuar ndonjëherë në mendje se sa gisht ka Greqia në ngjarjet e vitit 1997? Vallë është koincidencë e rastit fjala që i tha Janullatosi Berishës në prag të ngjarjeve se jemi të gjithë të përkohshëm me faktin se ata që rrëmbyen armët e krijuan banda "u arratisën" në grup nga burgjet e sigurisë së lartë të Greqisë. Si shpjegohet që nuk u kërkua më as formalisht ekstradimi i tyre, kur kjo nuk ndodh as me një të dënuar për drogë?!! 

Bulizmi dhe agresioni i turpshëm grek, arrin një nga majat më të helmatisura kur i kërkohet Shqipërisë të fshijë emrin e Çamërisë. Nesër do kërkojë të ndryshojë atë të Shqipërisë për ta quajtur, siç është në programet e kulisave ndrikullane Eladha e veriut.

Me këtë akt tentojnë të zhdukin gjurmët e gjenocidit të tyre shtetëror me duart e shtetit shqiptar. Ky është një shantazh i tipik skuadrist, që rëndohet edhe më tepër kur bëhet nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian.

Shqetësimi dhe e keqja më e madhe nuk është ajo që bëjnë qeveritaret, politikanët e klerikët e Greqisë. Kjo është sofra greke: pabesi, shpifje, djallëzi, spiunazh, agresion, vrasje e së fundmi bulizëm. Nuk më duket se këto terma hyjnë në termin miqësi. E keqja më e madhe është ajo që nuk bëjmë ne për veten tonë kundrejt këtyre pretendimeve, shantazheve e shpifjeve antishqiptare. Në Kuvendin dhe Qeverinë e Shqipërisë nuk ka asnjë anëtar pa gojë, veshë e mend. Shqetësimi është se nuk po i përdorin kundër këtij agresioni të pandalshëm maratonomak. Dhe të mos harrojmë mësimin e madh të historisë: atdheu mbrohet nga populli thjeshtë në kufi dhe dhurohet e shitet në kryeqytet.

Nga Ahmet BRAHIMI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/10/2019 - 07:45

Ne shqiptarëve nuk na ligështon dhe demoralizon qëndrimi persistent i shpirtngushtësisë franceze, që mbylli portat e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Postuar: 20/10/2019 - 07:44

Ende e mbaj mend kur këtu e një dekadë më parë, në rrjetet sociale, shtrohej pyetja dhe hidhej në

Postuar: 20/10/2019 - 07:43

“Gabim historik” u cilësua nga vetë ekzekutivi i BE dhe shumica e vendeve të BE, qënd

Postuar: 20/10/2019 - 07:41

Tani po fillojnë të bëjnë "racizëm" diplomatik, politik, krejtësisht jo normal dhe pady

Postuar: 20/10/2019 - 07:40

....Emmanueli francez, nuk ka shumë kohë që ka dalë në skenë për t'i thënë "Jo" hap

Postuar: 20/10/2019 - 07:39

Pasi derdhëm marazin e zhgënjimit nga “jo”-ja franceze për të na çelur bisedimet e an

Postuar: 19/10/2019 - 14:40

Është për t`u habitur kur në kulmin e diskutimeve për çeljen e negociatave të Shqipërisë në Këshi